Bota sa vjen e po bëhet më e uritur. Numri i personave që vuajnë nga uria sipas të dhënave të publikuara së fundi është 963 milionë, ose 40 milionë më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Kriza aktuale financiare mund ta përkeqësoje më tej situatën. Alarmin e ka dhënë raporti i fundit i FAO (Organizata e Bujqësisë dhe Ushqimit).
Si shkak për rritjen e varfërisë shihet rritja e çmimit të lëndëve të para, që ka ndikuar edhe në cilësinë e ushqimit. Çmimet e drithërave janë rritur në masën 50 përqind krahasuar me fillimin e vitit.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të FAO, Jaques Diouf, trazirat e ndodhura në disa vende në zhvillim, janë shenja të dëshpërimit të njerëzve për rritjen e çmimeve të ushqimeve.
Situata më e vështirë paraqitet në Afriken subsahariane, ku 236 milionë banorë vuajnë rregullisht nga uria.