Operatori mobil virtual “D3 mobile” ka lëshuar në dispozicion 20 mijë numra të ri me kodin 043, që do të kushtojnë pesë euro dhe do të kenë po aq para në dispozicion.
“Dukagjini Telekomunikations”, me brendin “D3 mobile”, është ndërmarrja më e re e “Dukagjini Group”, e cila ka filluar punën zyrtarisht të hënë dhe shfrytëzon rrjetin e operatorit "Ipko", për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile.
Drejtorit menaxhues i “Dukagjini Telekomunikations”, Kujtim Gacaferri, në një konferencë për media, ka deklaruar se “D3 mobile” do të ofrojë shërbime virtuale të operatorit mobil “Ipko” që nënkupton blerjen e impulseve për komunikim nga "Ipko" për t’i ripaketuar dhe shitur më pastaj me emrin e ri.
Ndryshe thirrjet brenda rrjetit “D3” do të kushtojnë dhjetë centë për minutë. Një gjë e tillë do të vlejë edhe për thirrjet në operatorin mobil “Ipko”, ndërsa 15 centë me operatorin tjetër “Vala”.
“D3” do të bartë kodin 043 dhe do të funksionojë nën frekuencat e operatorit mobil “Ipko”. /Telegrafi/