Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Shqiptarët, 100 milion USD kumar

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Shqiptarët, 100 milion USD kumar Empty Shqiptarët, 100 milion USD kumar

    Post by MBerisha Wed Feb 18, 2009 12:31 pm

    Kur të gjithë sektorët e ekonomisë kanë filluar të shfaqin shenja të qarta kontraktimi si pasojë e situatës së zymtë ekonomike, industria e lojërave të fatit sfidon krizën duke regjistruar gjatë vitit 2008 një rritje mjaft të fortë.

    Top Channel duke u thirrë në të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Shqipëri,raporton se gjatë vitit 2008 shqiptarët shpenzuan më shumë se 10 miliardë lekë ose me kursin aktual mbi 100 milionë dollarë në lojërat e fatit përfshirë këtu dhe bastet sportive.

    Në vitin 2007 shifra ishte vetëm 6 miliardë leke ose afro 60 milionë dollarë, çka do të thotë se krahasuar me vitin e kaluar tregu i lojërave të fatit në Shqipëri është rritur me mbi 65 për qind, duke u shndërruar kështu ndoshta në tregun me rritjen me të fortë.

    Shifrat e publikuara janë nxjerrë nga deklaratat e TVSH-së, që subjektet e ligjshme të lojërave të fatit kanë bërë në drejtorinë e Tatimeve. Por vetë autoritetet pranojnë se një pjesë e mirë e këtij tregu vazhdon të jetë informale, dhe e pakontrolluar.

    Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, nga kontrollet e ushtruara ditët e fundit, del se në të gjithë vendin ekzistojnë rreth 1500 adresa, të cilat dyshohet se janë qendra të lojërave të fatit dhe basteve të tjera.

    Ministria pohon se në rreth 400 prej tyre ushtrohet aktivitet i paligjshëm bixhozi nga kompani apo pika të palicencuara. Ndaj besohet se industria e lojërave të fatit në Shqipëri është më e madhe nga ajo që paraqesin shifrat zyrtare, duke u shndërruar kështu në një nga tregjet më të mëdha në vend së bashku me telekomunikacionet dhe energjinë.

    Këtu pikëpyetja e madhe është. Shqiptarët kanë filluar vërtetë të shpenzojnë me shumë për t’u argëtuar apo varfëria i shtyn ata të kërkojnë deri në dëshpërim fatin e tyre në kumar?

      Current date/time is Mon Nov 25, 2024 2:07 pm