Parë nga statistikat secila cigare e tretë në botë pihet në Kinë. Vendi ka më shumë se 350 milion duhanpirës.
Ndërsa tani ata ballafaqohen me parashikime të zymta nga ana e institucioneve të shëndetësisë. Respektivisht, pritet me dhjetëra milion prej tyre të vdesin në dy dekadat e ardhshme si pasojë e sëmundjeve e organeve të frymëmarrjes ose nga kanceri në mushkëritë e bardha, në rast se nuk e reduktojnë ose heqin dorë nga duhani. Në kinë sëmundjet e frymëmarrjes tani më janë ndër 10 shkaqet që shkaktojnë vdekje.