Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka grumbulluar gati edhe dy million euro të tjera nga vala e 32-të, megjithse mund të quhet valë gjysëm e dështuar për shkak se tokat bujqësore në Pejë dhe Mitrovicë, nuk janë shitur.
“Për dy ndërmarrje nuk ka pasur oferta ndërsa për një ndërmarrje ishte vetëm një ofertë. Në Mitrovicë nuk ka pasur oferta, pasi AKP-ja këtë javë i ka themeluar zyrat e veta.Ndërsa për ndërmarrje të tjera ka pasur oferta të mjaftushme”, ka thënë zëdhënsi i AKP, Ekrem Tahiri.
Në këtë valë të privatizimit janë tenderuar 6 ndërmarrje ndërsa cmimin më të mirë e kanë marrë, toka bujqësore në Varosh- regjioni i Gjilanit, me çmim prej 1 milion e 104 mijë euro .
Po ashtu edhe toka bujqësore Komogllavë në regjionin e Gjilanit është shitur me çmim 701.000 euro , ndërsa për tokën bujqësore në Malishgan në regjionin e Pejës çmimin më të lartë dhe ka ofruar shifra P 15, 101.999 euro.
Për dy ndërmarrje tjera si ajo “Vërmica” dhe “23 Nëntori” në regjionin e Pejës, nuk ka pasur asnjë ofertë./Telegrafi/