Tre punëtorët e larguar para dy viteve kërkojnë kthimin e tyre në Agjencisë Kosovare për Produkte Medicionale. Ata akuzojnë kryeshefin e AKPM-së dhe paralajmërojnë grevë para ndërtesës së QeverisëNaser Hyseni, Ardian Rugova dhe Arian Ahmeti paralajmërojnë grevë urie para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, nëse atyre nuk iu mundësohet kthimi në vendet e tyre të punës.
Tash e dy vjet, ata janë larguar nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicionale. Ish punëtorët e AKPM-së kanë thënë se kryeshefi aktual i këtij institucioni nuk është duke e ekzekutuar vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës me të cilin urdhërohet për kthimin e tyre në vendet e punës.
Ish-drejtori i departamentit të financave dhe buxhetit në AKPM, Naser Hyseni, veprimet e deritashme të shefit të AKPM-së, Zehadin Gashit i ka cilësuar si kundërligjore dhe shkelje e të drejtave të njeriut për të punuar.
“Përkundër kërkesave me shkrim dhe pas deklaratës publike të ministrit së Ministrisë së Shëndetësisë, Alush Gashit drejtuar kryeshefit ekzekutiv të Agjencionit të Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM), Zehadin Gashit, për kthimin tonë në vendin e punës dhe zbatimin e vendimeve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, një gjë e tillë nuk na është lejuar në mënyrë arbitrare nga kryeshefi, Zehadin Gashi”, ka shtuar ai.
Duke shprehur pakënaqësinë me veprimet e Zehadin Gashit, ish punëtori i AKPM-së, Naser Hyseni ka paralajmëruar se në rast të moskthimit të tyre në punë deri më 13 janar të këtij muaji edhe do të fillojnë grevën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ndërkaq, kryeshefi i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicionale (AKPM), Zehadin Gashi ka thënë se përderisa nuk merr përgjigje nga institucionet përkatëse të ligjit edhe nuk do të ekzekutoj ndonjë vendim për kthimin e ish punëtorëve në punë.
“Duke pasur parasysh të drejtën ligjore për mbrojtjen e këtij institucioni, vendimin e tillë e kam dërguar në Gjykatën Supreme për vërtetimin e ligjshmërisë së marrjes së këtij vendimi dhe përderisa nuk marrë përgjigje nga Gjykata Supreme dhe nga Agjencioni Anti-korrupsion dhe policia për krime, unë nuk do të marrë hapa të mëtutjeshëm për kthimin e tyre në punë”, ka thënë Gashi, duke treguar se përgjigje lidhur me situatën e ish punëtorëve u ka dhënë shumë institucioneve.
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës (KPMK) ka lëshuar vendimin për kthim në punë të Naser Hysenit dhe Ardian Rugovës.