Stresi në punë i dëmton të gjithë
Stresi që është si pasojë e vendit të punës, është njëri nga problemet më të mëdha shëndetësore që ndërlidhet me profesionin, në Evropë. Mposhtja e stresit iu ndihmon edhe punëtorëve edhe kompanive që të krijojnë një ambient më të mirë punues dhe të sjellin rezultate më të mira në punë.
Stresi është forma më e shpeshtë e problemeve shëndetësore profesionale në Bashkimin Evropian, i cili godet 22% të të gjithë punëtoreve (në bazë të statistikave të vitit 2005).
Kushtet stresuese në punë janë faktori kryesor i 50% deri 60% të mungesave në punë, që i shkakton dëme të mëdha kompanisë punëdhënëse.
Në vitin 2004 është nënshkruar një marrëveshje e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes te punëdhënësit, punëmarrësit dhe përfaqësuesit e tyre në lidhje me këtë problem. Në këtë mënyrë, të lartpërmendurit kanë për detyrë ta zbulojnë, ta pengojnë zhvillimin e stresit dhe të krijojnë aftësi për kontrollimin e tij.