Banorët e veriut të Kosovës kërkojnë nënstacione policore, të cilat do t’u ofronin më shumë siguri banorëve shqiptarë. Këto kërkesa i mbështet edhe Komuna e Mitrovicës. Ende nuk ka ndonjë përgjigje nga Policia e Kosovës.
Pas dhjetë vjetëve është rikthyer jeta në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës. Mbi rrënojat e dikurshme të luftës, janë ndërtuar shtëpi banimi, duke kthyer pak normalitet në lagjen më problematike në Kosovë.
Tani kur jeta në këtë lagje është bërë e mundshme, banorët kërkojnë më shumë siguri nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Banorët e rikthyer në trojet e tyre nuk i besojnë situatës deri diku të qetë në Veri. Ata kërkojnë një nënstacion policor në këtë lagje, e cila do të garantonte siguri për të gjitha komunitetet. Ata po ashtu kërkojnë që zëvendëskomandanti i Policisë në Veri të jetë shqiptar. Një kërkesë të tilla e kanë bërë edhe përfaqësues të lagjeve të tjera në Veri. Kërkesa tashmë ka arritur edhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.
Rasin Veseli, drejtor i Drejtorisë për Shërbime dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës, thotë për Express se kërkesa e banorëve të Kroit të Vitakut është përkrahur edhe nga Komuna. “Kërkesa e banorëve na është prezantuar edhe neve. Ne e kemi mbështetur plotësisht. Bile edhe të themelohet një nënstacion policor në Kroin e Vitakut, për shkak të ndjeshmërisë së situatës atje”, vlerëson Veseli.
Ai dhe banorët e Veriut kërkojnë nga Policia e Kosovës, por edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme që sa më shpejt të marrë një vendim lidhur me këto kërkesa. “Vendimet i merr Ministria e Punëve të Brendshme ose Policia e Kosovës, ne nuk kemi ndikim në vendimmarrje”, shton ai.
Ndërkaq, Besim Hoti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës, konfirmon se një kërkesë e tilla ka ardhur në Polici. Ai tregon se ato tashmë janë dërguar në Prishtinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, e cila do të vendosë në fund lidhur me këtë çështje. Hoti thotë se kërkesa të tilla kanë ardhur edhe nga lagje të tjera të banuara me shqiptarë në Veri të Kosovës.
Ndërsa edhe banorët shqiptarë të lagjes Kodra e Minatorëve në veri të Mitrovicës, kërkojnë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që t’iu ofrojnë më shumë siguri, pasi që, sipas tyre, ata po jetojnë në ankth të frikës për shkak të provokimeve nga ana e serbëve.
Ata thonë se pavarësisht se nuk kanë siguri dhe jetojnë në kushte të rënda ekonomike, thonë se nuk do t’i braktisin vatrat e tyre. Miftar Ferati, i cili jeton me shtatë anëtarët e familjes në këtë lagje, ka thënë për Kosovapress se gjëja kryesore që u mungon, është liria e lëvizjes.
“Para disa ditësh, në oborrin e shtëpisë është hedhur një mjet eksploziv, nga shpërthimi i të cilit fatmirësisht nuk është lënduar askush, por ky rast e ka shqetësuar tej mase familjen”, ka thënë Ferati. Sipas tij, sa herë që ndodh diçka, ata e ftojnë policinë dhe në vend të ngjarjes dalin policët e stacionit verior, të cilët nuk bëjnë asgjë, ndërsa shumë rrallë në lagje duken duke patrulluar pjesëtarët e EULEX-it dhe të KFOR-it.
Faruk Kelmendi, banor tjetër i kësaj lagjeje, thotë se nëse nuk ndërmerret diçka në përmirësimin e kësaj gjendjeje, të cilën e quajnë të padurueshme, do të drejtohen edhe tek institucionet qendrore. Ai thekson se gjendja do të përmirësohej nëse do të patrullonin dhe policët shqiptarë, ndërsa shprehet i habitur se si ka mundësi që në të gjitha pjesët ku jetojnë serbët në Kosovë, u ofrohet siguri shtesë, ndërsa një gjë e tillë nuk ndodh për shqiptarët në Veri.
Edhe përkundër situatës të ndjeshme të sigurisë në veri të Kosovës, Rasim Veseli, drejtor i Drejtorisë për Shërbime dhe Infrastrukturë, thotë se edhe në vitin 2010 do të ketë investime në këtë pjesë.
“Këtë vit e kemi ndarë një buxhet më të madh për pjesën veriore edhe kemi premtime prej kryeministrit që do të rriten investimet. Presim që këtë vit të shtohet vlugu u investimeve në pjesën veriore”, paralajmëron Veseli. Ai thotë se me gjithë këtë situatë të ndjeshme, banorët po rikthehen për çdo ditë në këtë pjesë.