Sipas një raporti të formuar nga Cisco kualiteti brezgjerë në SHBA është më i ulët se ai në Lituani, Bullgari dhe Letoni.
I kryer nga Said Business School dhe Universiteti i Ovideo, anketa
shpalosi që Suedia ka kualitetit më të lartë të lidhjeve. Në terme të
udhëheqjes brezëgjerë, një rezultat i krijuar nga peshimi i faktorëve
të kualitetit dhe penetrimit, udhëheqë Korea e Jugut, e përcjellë nga
Japonia, Hong Kongu, Suedia dhe Zvicra. SHBA-ja renditet në vendin e
15-të.
Në përgjithësi, kualiteti mesatar i rrjetit brezëgjerë përgjatë
globit gjatë vitit të kaluar, së bashku me shkarkimin mesatar ka
përjetuar një ngritje prej 49%, në 4.75 Mbps. Ngarkimi mesatar është
rritur për 69% në 1.3 Mbps. Mesatarja globale e latency ka rënë për 21%
në 170 ms.
Nëntë shtete, duke përfshirë Koren e Jugut, Suedinë, Lituaninë,
Bullgarinë, Letoninë, Holandën, Danimarkën dhe Rumunin, ishin gjetur si
shtete me kualitet brezëgjerë të kërkuar për të ardhmen e aplikacioneve
të uebit, siç është shikimi i internet TV në definicion të lartë dhe
komunikimi me video të kualitetit të lartë
Por në shumë shtete, ekziston një dallim i madh mes kualitetit të përjetuar në qytete dhe atij të gjetur në regjionet rurale.
“Sfida për shtetet e reja tani është formimi i urave lidhëse në mes
të kësaj ndarjeje të kualitetit” tha profesor Maria Rosalia Vicente nga
Universiteti i Oviedo. “Kjo ndarje e kualitetit mund të jap sinjale
sesi e ardhmja e pasurisë së ndarë mund të marrë forma, pasi që rrjeti
brezëgjerë në mënyrë të vazhdueshme po përcakton aftësitë e individëve,
firmave dhe shteteve për të krijuar prosperitet në të ardhmen”.