Në Britani të Madhe për herë të parë në histori të dhënat për
reklamimin në internet kanë tejkaluar shpenzimet për reklamim në
televizion.
Në Britani të Madhe shpenzohet më shumë për reklamim në internet
sesa në reklama televizive. Në pjesën e parë të këtij vitin për
reklamim në internet janë shpenzuar 1.75 miliardë funte që paraqet
23.5% të mjeteve të ndara për reklamim. Për dallim, në televizion kanë
shkuar 21.9% të mjeteve të përgjithshme të reklamimit.
Përfaqësuesja e bordit për reklamim televiziv, Lindsey Clay, ka
deklaruar se matjet nuk janë të sakta dhe të ndershme. Është qesharake,
por edhe e pakuptimtë, të numërohen paratë e shpenzuara në secilin
aspekt të reklamimit në internet, ka shtuar ajo. Sipas saj, reklamimi
në internet përbëhet nga më shumë faqe, derisa secilën prej tyre do të
duhej konsideruar si të veçantë.
Në anën tjetër, nga zyra për reklamim në internet porosisin ka
hapësirë për përmirësimin edhe në fushën e tyre, dhe se në këtë formë
reklamimi së shpejti do të mund të shpenzohen deri në 30% të mjeteve të
përgjithshme të dedikuara për qëllime marketingu.