Google Translate sigurisht nuk është motori i parë përkthyes i bazuar
në kompjuterë, që ju lejon të përktheni tekst apo ueb faqe të tëra prej
një gjuhe në një gjuhë tjetër.
Por sigurisht nuk është më dominuesi. Dhe sipas të gjitha gjasave
kjo gjë do të ndryshojë, për shkak se Google sapo ka shpalosur një
vegël të cilën mund ta përdorin publicistët e ueb faqeve për të
përkthyer faqe në çfarëdo gjuhe përmes klikimit të një butoni.
Për shembull, nëse vendosni në internet një ueb faqe në gjuhën
shqipe por kuptoni se një pjesë e madhe e trafikut në ueb faqen tuaj
arrin prej shteteve si Gjermania, Japonia, Anglia apo kudo tjetër, ju
thjeshtë mund të shtoni një kuti në çfarëdo pjese të ueb faqes suaj, e
cila i lejon përdoruesit të zgjedhin gjuhën e tyre nga një meny rënëse.
Google do t’i përvishet punës për të përkthyer faqen dhe një shirit i
vogël i veglave to të paraqitet në maje të ueb faqes duke i lajmëruar
lexuesit se ueb faqja është përkthyer. Gjithashtu ekziston edhe një
buton për të kthyer prapa ueb faqen në gjuhën origjinale.
Përfitimi më i dukshëm këtu është se lexuesit mund të përkthejnë ueb
faqen tuaj pa pasur nevojë të kopjojnë dhe të vendosin tekstin në
Google Translate. Por ekzistojnë edhe disa përparësi tjera. Për
shembull, vegla shton disa shkronja në pjesën e fundit të URL-së suaj,
por nuk vendos para “translate.google.com” në fillim të linkun, gjë që
nënkupton se nuk do të vidhet trafiku juaj.
Nën dy, nëse ueb faqja juaj është në gjuhë angleze dhe të dhënat e
shfletuesit të vizitorit janë të vendosura shembull në gjuhën shqipe,
atëherë vegla do të paraqitet në mënyrë automatike duke i paralajmëruar
mundësinë për përkthim. Kjo do ta bënte ueb faqen tuaj jashtëzakonisht
më shumë atraktive ndaj trafikut internacional.
Natyrisht rezultatet janë të ngjashme me përkthimin normal to Google
Translate, pra nuk bëhet fjalë për përkthim profesional por thjeshtë
kuptimi i domethënies së tekstit do të jetë shumë i thjeshtë.