Kompania Google së shpejti do të jetë në gjendje të lansojë edhe shërbimin e ri Google Mortgage.
Duke u mbështetur në historinë e gjykimit mes dy kompanive që merren
me të dhëna mbi hipotekat gazeta amerikane, ”New York Times” arriti në
përfundimin që kompania Google mund të bashkëngjit së shpejti edhe
shërbimin Mortgage në shërbimet e tanishme. Kompania LendingTree, një
shërbim në internet për informacion në lidhje me hipotekat e ka akuzuar
kompaninë tjetër Mortech, një kompani që ofron teknologjinë e nevojshme
për fillimin e faqes së njëjtë ka dashur të shesë kompaninë tek Google.
LendingTree është e vetëdijshme se në qoftë se një gjigant si Google
fillon të ofrojë të njëjtat shërbime si të biznesit të tyre, atëherë
ata do të jenë të asgjësuar.