Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë përshtatur për paraqitje nëpër ekranet e vogla të pajisjeve mobile, andaj nuk na habit aspak lajmi se është përshtatur edhe versioni i Google Earth i cili prej tani mund të përdoret edhe në iPhone.
Google Earth mundëson pamje 3D në sipërfaqen e Tokës, derisa është e përbërë nga fotografitë e shumta ajrore e satelitore. Versioni i ri i dedikuar për iPhone vepron tërësisht njëjtë dhe pronarëve të pajisjeve u mundëson pamjet e përmendura në Tokë.
Në Google pohojnë se komponenti touchscreen i Iphone përshtatet në mënyrë të përsosur me aplikacionin Google Earth, i cili në këtë mënyrë është shumë më thjesht të përdoret sesa në kompjuterë.
Të gjithë shfrytëzuesit të cilët dëshirojnë Google Earth për iPhone mund ta shkarkojnë, natyrisht, pa pagesë me anë të shërbimit të Applet, App Store.
www.apple.com/iphone/appstore