Të punësuarve në të gjitha ministritë dhe shërbimet e tjera qeveritare në Mal të Zi u është ndaluar që gjatë orarit të punës të përdorin rrjetin e popullarizuar shoqëror Facebook, sepse shërbyesit shtetëror orarin e punës dhe resurset shtetërore të internetit i kanë përdorë për shkëmbim të e-mailave, fotografive, porosive dhe për bisedim.
Siç shkruan e përditshmja malazeze “Vijesti”, nëse të punësuarit prej orës 9 deri në ora 16 tentojnë të hapin këtë apo faqe të ngjashme të internetit, siç janë YouTube, në ekran do tu paraqitet lajmërimi e administratorit se qasja u është pamundësuar.
Zyra e teknikës që ka nën vëzhgim rrjetin e internetit në institucionet qeveritare deklaroi se në disa raste ata ishin përpjekur të shmangnin defektet në rrjet për shkak të përdorimit jokorrekt të tij.
"Për këtë arsye, gjatë orëve të punës, përdorimi i disa faqeve ku hyjnë shumë përdorues në të njëjtën kohë është ndërprerë", thuhet në deklaratën e zyrës së teknikës.
Në Malin e Zi numërohen 14.100 përdorues të shërbimit Facebook. E njëjta situatë është edhe me përdoruesit e shërbimit të video materialeve YouTube.