Pas thashethemeve disamuajshe, Palm ka vendosur që edhe
zyrtarisht të paraqes telefonin e radhës të mençur të bazuar në
platformën e tyre webOS, nën emrin Palm Pixi.
Sikur edhe tek paraardhësi i tij Pre, Palm as tek kjo pajisje nuk ka
hequr dorë nga tastiera e plotë fizike QWERTY. Trupi i pajisjes ka
formë pllake, derisa brenda tij do të gjenden 8 GB hapësirë për
ruajtjen e të dhënave, fotoaparat me rezolucion prej dy 2
megapikselash, ekran me diagonale prej 2.63 inçësh me rezolucion 320 x
400 piksela, mirëpo fatkeqësisht nuk ka mbështetje edhe për WiFi.
Mu sikur edhe tek modeli Pre, edhe Pixi do të ketë sistemin operativ
webOS i cili në prezantimin e parë na ka lënë përshtypje të mëdha për
mundësitë që ofron, mirëpo përgjigjja e programuesve zhvillimor dhe
numri i vogël i aplikacioneve për pajisjen bukur shumë e kanë ulur
entuziazmin tonë krahasuar me platformat tjera siç janë Android e
iPhone.
Çmimi i pajisjes sigurisht do të jetë më i ulët krahasuar me modelin Pre, i cili kohë më parë është liruar në 150 dollarë.