Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Senati zbut klauzolën "proteksioniste"

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Senati zbut klauzolën "proteksioniste" Empty Senati zbut klauzolën "proteksioniste"

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 3:07 pm

    Senati i Shteteve të Bashkuara ka zbutur klauzolën "blej mallra amerikane" nga paketa stimuluese ekonomike 800 miliardë dollarëshe.

    Zoti Obama ka paralajmëruar se duke mbajtur elementin proteksionist në këtë legjislacion vetëm që do të nxiste një luftë tregatre me vende të tjera dhe senatorët miratuan me shumicë të madhe vendimin që paketa të ishte konform obligimeve amerikane në marrëdhënjet tregtare ndërkombëtare.

    Kjo tërheqje nga senati amerikan ndodhi pas paralajmerimeve nga Bahskimi Evropian dhe Kanadaja se klauzola nga paketa stimuluese ekonomike blej mallara amerikane do te mund te nxiste nje lufte tregtare.

    Presidenti Obama gjithashtu ka ndërhyrë duke thënë se nuk dëshironte që çfarëdo pjese e këtij legjislacioni të shkaktonte probleme në marrëdhënjet tregtare.

    Teksti origjinal i këtij legjislacioni do të lejonte vetem hekur, çelik dhe mallra të prodhuar në Amerikë që të përdoreshin në projektet publike që do të financoheshin përmes kësaj pakete - si për shembull rindërtimi i rrugëve, urave apo shkollave.

    Ndryshimi i njoftuar në legjislacion që ka marrë mbështetjen e plotë të Senatit kërkon që çfarëdo blerje e mallrave amerikan do të duhej të aplikohej sipas rregullave konform obligimeve amerikane ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare.

    Shtëpia e Bardhë megjithatë thotë se do preferonte mallra të brendshëm për projektet e financuara nga qeveria por se këtë do t'a bëjë duke mos i shkelur marrëveshjet ekzistuese tregtare./bbc

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 7:08 am