Nokia mund të lavdërohet me shitjen mjaft të mirë të celularit të saj multimedial Nokia 5800 XpressMusic. Nga fillimi i shitjes në muajin tetor të vitit të kaluar deri më tani janë shitur një milion pajisje të këtij lloji në tregje të ndryshme.
Nokia 5800 XpressMusic është celulari i parë i kompanisë në tregun masiv me ekran të ndjeshëm në prekje të diagonales prej 3.2 inçësh.
Siç dihet, pajisja posedon edhe 8 GB të memories së integruar, zmadhues stereo dhe konektor prej 3.5 milimetrash për dëgjuese dhe fotoaparat 3.2 megapikselësh me optikë të Carl Zeiss.
Performansa e tij është e përshtatur për qasjen e shpejtë në muzikë, shfletim të internetit dhe shkëmbim të fotografive apo videove në shërbimet e popullarizuara online si Flickr, Facebook dhe Ovi.
Shitja ka filluar suksesshëm në Britani të Madhe, derisa në tregjet tjera pritet të arrijë gjatë këtij viti.