Kompania Nokia gjatë tre muajve ka shitur hiq më pak se dy
milionë njësi të telefonit të saj të mençur me ekran të ndjeshëm në
prekje.
Nokia ka njoftuar se deri më tani janë shitur gjithsej dy milionë
njësi të celularit të adhuruar N97. Koha që i është dashur prodhuesit
finlandez për ta arritur këtë ka qenë tre muaj. Sipas pohimeve nga
Nokia, shitja i ka tejkaluar edhe pritjet, madje N97 po shitet më mirë
sesa i popullarizuari N95 është shitur gjatë kohës së lansimit.
Gjatë dhjetë muajve, Nokia në përgjithësi ka shitur dhjetë milionë
celularë me ekrane të ndjeshme në prekje, prej të cilëve një milion
janë të modelit 5800 XpressMusic.
Edhe pse rezultatet e përgjithshme të telefonave të mençur nga Nokia
nuk janë publikuar, shefi ekzekutiv i kompanisë ka thënë se Nokia ende
mbetet “lideri i pakontestueshëm” në tregun e telefonave të mençur.