Edhe pse është hapur vetëm para tre muajsh, Google ka njoftuar se në sistemin e tyre për shpërndarje të aplikacioneve (Android Market) për sistemin operativ Android janë në dispozicion rreth 800 prej tyre.
Ky numër paraqet vetëm 5 për qind të numrit të përgjithshëm të aplikacioneve të cilat janë në dispozicion në dyqanin online App Store të kompanisë Apple, i cili aktualisht numëron mbi 15.000 tituj.
App Store është lansuar një vit para atij Android Market, derisa në vete tërheq një numër të madh të programuesve, në radhë të parë për shkak të shitjes së shkëlqyeshme të pajisjes iPhone e cila deri më tani në mbarë botën është shitur në mbi 15 milionë njësi.
Deri tek eksplodimi i aplikacioneve për sistemin operativ Android nga Google ende nuk ka ardhur. Ajo me të cilën lavdërohet Google është mundësia e hapur e qasjes në Market-in e tyre.
Programuesit do të mund të vendosin aplikacionet e tyre në sistem në mënyrë të thjeshtë siç është vendosja e filmave në YouTube, pohojnë nga Google. Përkundër kësaj, eksplodimi i vërtetë i aplikacioneve në Android Market pritet të ndodhë në momentin që do të paraqiten më shumë celularë me sistemin operativ - Android.
Sistemi i paralajmëruar i pagesës së aplikacioneve i cili së shpejti do të duhet të fillojë të funksionojë gjithashtu do të tërheqë edhe programues tjerë për Android. Për çdo aplikacion të shitur krijuesit të tij do t’i shkoj 70% e përfitimit, derisa 30% e mbetur Google nuk do t’i merr si provizion por ato pare do t’u shkojnë kompanive telefonike.
Programuesit në App Store gjithashtu marrin 70% për krijimet e tyre, derisa pjesën tjetër e merr kompania Apple si shpërblim për marketing dhe shpërndarje të aplikacioneve.