Në Berlin pikërisht këto ditë po mbahet panairi ndërkombëtar
i elektronikës shpenzuese IFA Berlin (Internationale Funkausstellung
Berlin). Në vargun e shumë risive, në këtë panair është paraqitur edhe
pajisja e parë nga tabori i LG-së e cila do të përdorë sistemin
operativ Android të kompanisë Google.
Ekipi i revistës gjermane Chip.de ka arritur të fus në duart e veta
celularin LG Etna, pajisjes së parë të kësaj kompanie e cila përdorë
Androidin.
Të dhënat e plota teknike të LG Etnas tani për tani mbeten të
panjohura, mirëpo prej atyre që janë bërë publike merret vesh se
celulari është rrëshqitës dhe me tastierë të plotë, se ka ekran prej
tre inçësh, fotoaparat pesë megapiksela, Bluetooth e USB, dhe
natyrisht, përdorë Androidin.
Për pajisjen dihet edhe se në tregun gjerman do të paraqitet në
dhjetor të këtij viti, derisa plasimi i saj në tregjet tjera të botës
nuk dihet.
www.lgmobile.com