Kompania pak e njohur për ne, General Mobile, ka për synim që në panairin e tretë GSM në Barcelonë të paraqes vizionin e vet të telefonit të mençur të bazuar në sistemin operativ Android nga Google.
Emërtimi zyrtar i pajisjes është DSTL1, e pasi që kompania General Mobile kryesisht prodhon celularë me nga dy kartela SIM, ashtu edhe ky celular do ta ketë këtë mundësi.
Në të gjendet edhe ekrani i ndjeshëm në prekje me diagonale prej tre inçësh dhe rezolucion 400x240 piksela si dhe kamera me rezolucion prej pesë megapikselash dhe blicin LED.
Nga mundësitë tjera vlen të veçohen 4 GB hapësirë për ruajtje të dhënave, lidhja WiFi si dhe procesori Marvell i cili punon në taktin 624 MHz.