Në dhjetë ditët e para të këtij viti në Austri kanë falimentuar 84 firma, publikoi kompania "Kredirefrom".
Kjo paraqet vazhdimin e trendit të filluar nga mesi i vitit të kaluar, që u përshpejtua gjatë tremujorshit të fundit, kur u ndalën së punuari 1.614 firma, derisa në periudhën e njëjtë gjatë vitit 2007, nga tregu u larguan 1.495 ndërmarrje.
Në dhjetor pushuan së vepruari 551 firma, 71 më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vititi të kaluar. Njëkohësisht janë filluar edhe 876 procedura falimentimi, 156 më shumë sesa në muajin e fundit në vitin 2007.
Sipas vlerësimeve të shërbimeve kompetente, numri i ndërmarrjeve të cilat do të falimentojnë këtë vit do të rritet prej 10 deri 12 për qind në nivel vjetor. Kjo do të thotë se numri i tyre do ta tejkalojë kufirin prej 7.000 firmave. Vitin e kaluar në Austri u shkatërruan 6.300 firma, që është niveli i njëjtë nga viti 2007.
Probleme kanë, para se gjithash firmat të cilat nuk kanë reaguar me kohë në rënien e tregjeve.