Derisa prodhues të caktuar shtyjnë paraqitjen e modeleve të reja, në BMW po përgatiten për vitin e ardhshëm me të gjitha forcat.
Nëse mund t’i besohet ekipit të blogut të BMW-së, bavarezët kanë një varg premierash të mëdha të gatshme për vitin e ardhshëm.
BMW fillimisht në panairin e automjeteve në Detroit i cili mbahet në mes të muajit janar do të na paraqes modelin Z4. Më pas në muajin mars në panairin e automjeteve të Gjenevës do të vjen paraqitja e formës konceptuale të BMW Progressive Activity Vehicle (i ndamë në dysh, gjysma seria 5 e gjysma tjetër X6), Concept eDrive (seri elektrike 1 apo 3) dhe Z4 Individual e Rols Royce 102EX.
Në muajin prill në Shangai do të presim modelin 760 Li, derisa panairi i automjeteve në Frankfurt do të jetë i rezervuar për formën serike të konceptit serik nga Gjeneva Progressive Activity Vehicle dhe Mini Crossover. Ylli më i madh do të duhej të jetë koncepti i automjetit sportiv elektrik të ardhmes – Vision-Z.
Gjatë vitit të ardhshëm BMW do të na paraqes edhe serinë hibride 7 e serinë 7 xDrive, X5 M, X6 M si dhe X6 Active Hybrid.