Microsofti do të duhej që nga muaji shkurt të lëshoj versionin e fundit testues të Service Pack 2 për Windows Vista, e nga marsi të ofrojë edhe SP2-në të kompletuar.
Faqja malajziane TechARP.com e cila shumë me saktësi ia ka qëlluar kohës së daljes së Service Pack 1 për Windows Vista dhe Service Pack 3 për Windows XP ka publikuar edhe terminët për daljen e Service Pack-ut të dytë për Windows Vista.
Deri në muajin shkurt do të duhej që paketa e shtojcave dhe rifreskimeve të kryhet dhe të publikohet në formën e versionit Release Candidate, e pas largimit të problemeve të mundshme do të duhej që në versionin komplet të paraqitet në mars.