Sipas hulumtimeve të para miniero-gjeologjike, në afërsi të fshatit Ilovicë, komuna Bosilovë, Strumicë, janë zbuluar rreth 300 milionë tonë rezerva të xehes bakër me përqindje të kënaqshme të arit në të.
Me tempin e eksploatimit që momentalisht e zbaton miniera jonë e vetme për bakër "Buçim" nga Radovishi këto rezerva do të jenë të kënaqshme për 70 vitet e ardhshme. Vetëm për krahasim rezervat aktuale me të cilat disponon "Buçimi" vlerësohen në shtatë deri 10 vjet.
"Nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të Firmës amerikano-maqedonase FELPS "Doxh - Vardar" hetimet pesëvjeçare i janë besuar ekipit eksport të përbërë nga inxhinierë të minierave të Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Sipas opinioneve të disa ekspertëve vendorë, ky burim i xehes akoma deri në fund nuk është hulumtuar dhe në të ardhmen do të duhet të bëhen orvatje plotësuese për përcaktim më preciz të sasive rezerve të përgjithshme të minierave dhe të cilësisë së xehes, e në moment të caktuar, gjegjësisht kur çmimi i bakrit në bursat botërore do të arrijë vlera optimale, mund të fillohet me përgatithet për hapjen e minierës për eksploatimin e bakrit dhe arit nga ky burim", deklaroi për MIA-n George Manushev, kryetar i komunës Bosilovë.
Ekzistojnë ide që miniera Ilovica me lentë speciale lëvizëse, siç është rasti me "Fenin" afër Kavadarit, të transportohet deri te miniera "Buçim" ku ekzistojnë kapacitete për flotacion. Krahas shpenzimeve, njëkohësisht me të do të evitoheshin pasojat nga ndotja me metale të rënda e zarzavateve dhe e prodhimit tjetër bujqësor në rajonin agrar të Strumicës. Siç vlerësohet, investimet e përgjithshme fillestare për aktivizimin e burimeve të minierave tek fshati Ilovicë do të arrijnë nga pesë deri gjashtë milionë euro.