Prodhuesi i automjeteve Toyota është duke përgatitur modelin Yaris me shtatë ulëse.
Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me këtë, inxhinieri i Toyotas, Hiroki Nakajima, ka thënë se ata dëshirojnë të përgatisin një Yaris i cili do të ketë vend të mjaftueshëm për udhëtarë në pjesën e prapme. Ai ka shtuar se Yarisi i tillë do të ketë formën e limuzinës.
Amerikanët megjithatë vënë në pikëpyetje pohimet e tilla dhe me ironi thonë se nuk e kanë të qartë se çfarë nënkupton Nakajima me formën e limuzinës. Ata, gjithashtu pohojnë se në Yaris-in standard me pesë ulëse nuk ka edhe aq shumë hapësirë “limuzine” përpara, e lerë më nga pjesa e prapme.
Mirëpo, është e njohur që japonezët mund të befasojnë këndshëm, prandaj duhet të presim edhe Yarisin po aq të madh sa thonë.