Prodhimi industrial në Turqi shënoi rënie për herë të parë në shtatë vitet e kaluara, njoftoi Instituti statistikor turk. Në kushte të krizës botërore financiare, prodhimtaria industriale në Turqi në dhjetor të vitit të kaluar u zvogëlua për 17,6 për qind, në nivel vjetor është evidentuar rënie prej 0,9 për qind.
Rënie më e fuqishme është shënuar në prodhimin e radiove dhe televizorëve, për 57,3 për qind, ndërsa më pas pason prodhimi i rimorkiove dhe gjysmërimorkiove, ku është shënuar zvogëlim prej 53,2 për qind. Për 23,7 për qind është zvogëluar prodhimi i tekstilit.