Facebook para disa ditësh ka filluar testimin e versionit më të lehtë të tij të dedikuar për përdoruesit të cilët kanë lidhje më të ngadalshme në internet. Versioni më i lehtë i Facebook, e emëruar Facebook Lite, aktualisht është duke u testuar në Indi.
Facebook Lite paraqet versionin e Facebookut nga i cili janë larguar detaje të shumta grafike e si rezultat i kësaj shumë aplikacione lexohen shumë më shpejt sesa në atë standard.
"Facebook Lite është version më i thjeshtë dhe më shpejt i lexueshëm i cili u mundëson përdoruesve të lënë komente, të pranojnë kërkesa për miqësi, të shkruajnë nëpër muret e tjerëve dhe të shohin fotografitë, statuset dhe vërejtjet", është njoftuar nga Facebook.
"Aktualisht jemi duke e testuar Facebook Lite në vendet në të cilat një numër i madh i përdoruesve vijnë për herë të parë dhe kërkojnë përvojë më të lehtë me këtë", theksohet në deklaratën e këtij rrjeti të popullarizuar online.