Duket se pas debatit dyvjeçar më në fund po realizohet plani i organeve përgjegjëse që shfrytëzuesve në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës tu ofrohet qasje pa tela falas në internet. Nëse shkon çdo sipas planit, me lidhjen falas me shirit të gjerë (broadband) SHBA-ja do të jetë e mbuluar për një vit.
Që të mos mendoni ndryshe, disponueshmëria e lidhjeve broadband në SHBA nuk është edhe aq të mira. Nëpër periferi të qyteteve lidhje të shpejtë në internet kanë rreth 38 për qind e ekonomive shtëpiake, derisa në zonat urbane kjo përqindje është në mes 57 e 60 për qind.
Pikërisht për këtë arsye Komisioni amerikan për komunikime (Federal Communications Commission, FCC) ka nisur në vitin 2006 çështjen e mundësisë së instalimit të lidhjes pa tela në mbarë SHBA-në.
Për këtë internet falas pa tela do të përdoret spektri i emëruar AWS-3, i cili aktualisht nuk është në përdorim. Nëse FCC miraton shfrytëzimin e tij në takimin e caktuar për 18 dhjetor, kompania e cila vendosë që spektrin AWS-3 ta fus në përdorim duhet të sigurojë që 25 për qind e tij do të jetë pa pagesë për njerëzit në SHBA, derisa pjesa tjetër e rrjetit do të mund të ofrohet në formë komerciale.
Qasja falas pa tela do të ketë edhe kufizimet e caktuara, kështu që përdoruesit të cilët lidhen me të nuk do të kanë mundësi t’u qasen materialeve pornografike si dhe tjera të ngjashme me to.
www.fcc.gov