Një tjetër premierë interesante në Frankfurt do të jetë prezantimi i modelit të ri të KIA cee’d.
Modeli për vitin 2010 vjen pas vetëm tre vitesh pranie në treg, kështu që fillimisht do të ofrohet me dy eksterierë- kombi limuzinë me pesë dyer dhe si karavan.
Forma e pjesës së përparme të automjetit- maska, është e re. Megjithatë, përveç dukjes së jashtme janë ndryshuar edhe disa elemente në motor, me ç’rast shpenzimi dhe emetimi i dëmshëm i gazrave janë për 5% më të ulët.
Kjo është arritur me anë të vendosjes së sistemit Start-Stop, ISG (Idle Stop & Go), i cili për motorët benzinë 1.4 dhe 1.6 litërsh, si edhe për motorin me naftë 1.6 litërsh, janë në dispozicion me pagesë shtesë.