Qeveria e Malit të Zi do të japë një hua shpëtuese prej 40 milionë euro për një bankë vendase të kontrolluar nga familja e Kryeministrit Milo Djukanovic. Vendimi për të injektuar paranë dhe për ta mbajtur bankën me seli në Podgorice, Prva Bank, likuide pritet të merret së shpejti.
Huaja po përgatitet në bazë të rregullave të vendosura pas shqetësimeve të krizës globale financiare. Autoritetet do të kenë kontroll direkt në aktivitetin e bankës dhe aksionarët duhet të lënë si kolateral ndaj shtetit kapitalin e tyre.
Sipas ligjit, huaja nuk mund të zgjasë më shumë se një vit dhe duhet të miratohet me interesa të njëjta me ato të Bankës Qendrore Evropiane.
Vëllai i Djukanovic, Aco, është aksionari më i madh i bankës me 46.4% të aksioneve. Kryeministri ka gjithashtu interesa ne bankë, duke zotëruar 2.8% te kapitalit.