Sipas Zyrës për Statistika në Stokholm, për shkak të ngadalësimit të zhvillimit ekonomik, banka qendrore në dhjetor pritet të ulë normën e kamatës nga 3,75 për qind për madje 1 për qind.
Suedia është përfshirë në recesion, pasi që prodhimi i saj bruto vendor në çerekun e tretë ka rënë 0,1 për qind në krahasim me tremujorin e dytë, kur po ashtu ishte në minus prej 0,1 për qind.
Tregtia me pakicë ka pësuar rënie në tetor, për të dytin muaj radhazi, ndërsa analistët presin rritje të papunësisë në dy vjetët e ardhshme.
Qeveria planifikon që të ulë tatimet dhe të rrisë shpenzimet për 1 për qind të bruto prodhimit vendor, më së shumti në projekte infrastrukturore, arsim etj.