Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Buxhuku: Edhe Shqipëria gati për heqjen e taksës aeroportuale

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    Buxhuku: Edhe Shqipëria gati për heqjen e taksës aeroportuale Empty Buxhuku: Edhe Shqipëria gati për heqjen e taksës aeroportuale

    Post by LibiDinho Thu Dec 04, 2008 1:13 pm

    Administratori i Konfindustrisë së Shqipërisë, Gjergj Buxhuku, tha për telegrafi.com se sipas informacioneve që ka ai, edhe koncesionari i Aeroportit të Tiranës, pritet ta heqë taksën, në kuadër të një marrvejsheje që pritet të bëhet me qeverinë e Shqipërisë, për heqjen e monopolit të fluturimeve dhe taksës për udhëtarët që fluturojnë mes dy vendeve tona. Bileta vajtje-ardhje për Tiranë pritet të kushtojë 70 deri 80 euro.

    Sipas informacioneve të tij prej ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, qeveria e Kosovës dhe Aeroporti i Prishtinës pritet të heqin taksën e 20 eurove për udhëtarë, për aeroportet në largësi deri në 200 kilometra që javën e ardhshme, ndërsa Shqipëria pritet ta bëjë këtë në fillim të vitit të ardhshëm.

    "Propozimi momentalisht është në duar të koncesionarëve. Ndryshe nga Kosova janë ata të cilët vendosin . Mirpo kjo cështje është marrë shumë seriozisht nga qeveria shqiptare, e cila ka kërkuar nga koncesionari heqjen e kësaj takse dhe e monopolit për fluturimet ndërkombëtare, ndërkohë që si koncesion kompanisë do ti jepet një shtyrje afati prej 10 vitesh për koncesionin e Aeroportit të Tiranës”.

    Me heqjen e taksës 20 euro nga ana e Prishtinës dhe taxës 16 euro nga Tirana , synohet të shtohet numri i udhëtarëve,pasi bileta nga 120 euro që kushton tani vajtje-ardhje, pritet të bjerë në 80 deri në 70 euro.

    Drejtori menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa, ka deklaruar se aeroporti është i gatshëm të heqë taksën me qëllim uljen e çmimit të biletave me rajonin.

    “Ne jemi të interesuar të shpeshtojmë linjën aktuale prej aeroportit të Prishtinës dhe aeroporteve të tjera me largësi deri në 200 kilometra, si rrjedhojë edhe numrin e udhëtarëve”, ka deklaruar drejtori i ANP-së Agron Mustafa për telegrafi.com.

    Bileta pritet të kushtojë edhe më lirë ,kur të hapet koridori ajror midis Shqipërisë dhe Kosovës, gjë e cila do të shkurtojë fluturimin nga 40 në 25 minuta ,ndërkohë që tani aeroplanët fluturojnë përmes Maqedonisë.

    “Në kuadër të nismës që Konfindustria ka ndërrmarrë për bashkimin e tregut shqiptar , lehtësimi i qarkullimit të njerëzve ishte një nga kërkesat kryesore në panairin e vitit të kaluar, ku qarkullimi i linjës Tiranë- Prishtinë ishte me prioritet. Kjo kërkesë ju bë qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Ne e hoqëm taksën prej 10 eurove, ndërsa tani pritet edhe heqja e taksës aeroportuale”. /Telegrafi/

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 8:43 am