Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Shqipëria është gati për t’i dhënë një port Kosovës

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Shqipëria është gati për t’i dhënë një port Kosovës Empty Shqipëria është gati për t’i dhënë një port Kosovës

    Post by The End Mon Feb 23, 2009 12:46 pm

    Shqipëria është plotësisht e gatshme që Kosovës t’i akordohet një port për të plotësuar nevojat e saj. Kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha gjatë takimit me përfaqësinë e kabinetit qeveritar të Kosovës, të cilët ndodhen për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
    Ministrat e qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, ministër i Transporteve, Ahmet Shala, ministër i Ekonomisë dhe Financave, Lutfi Zharku, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, të cilët shoqëroheshin nga ambasadori i Kosovës në Tiranë, Gazmend Pula, i kanë dorëzuar kryeministrit Berisha vendimin e qeverisë për të hapur bisedimet rreth portit të Shëngjinit, për të cilin qeveria e Kosovës ka ngritur një grup ndërministror.

    Gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht mbi nevojën e një studimi mbi zgjerimin e mundshëm të portit të Shëngjinit në mënyrë që ai të plotësojë me kapacitetet e tij nevojat e shtetit të Kosovës.

    Gjithashtu u theksua se rruga e re Durrës-Kukës pas përfundimit do të shkurtojë ndjeshëm distancën e Kosovës me detin Adriatik dhe pas mbarimit edhe të portit distancën e Kosovës me tregun e gjerë evropian.

    Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë në mënyrë të përbashkët gjithmonë e më shumë drejt hapave të integrimit dhe njësimit të praktikave në fusha të ndryshme për tu krijuar sa më shumë lehtësi qytetarëve të tyre. /Balkanweb/

      Current date/time is Sun Nov 24, 2024 7:18 pm