Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen
gjuhët indoiranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët
gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore
dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjerën prej gjuhëve të sotme
indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në
familjen gjehësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të
vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të
gjuhësisë historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorë të këtij
drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi
me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore
indoevropiane. F Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me
titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen
Bezichungen”, botuar në vitin 1854.
Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane në dy grupe: në gjuhë lindore ose
satem dhe në gjujë perëndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhët
lindore (satem), bashkë me gjuhët indoiranike, gjuhët balto-sllave dhe
armenishten.
Origjina
Problemi i origjnës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të
debatuara të shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej
njerës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose
trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për
origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës traka.
Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe ghuhësore.
Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e historianëve.
Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve
dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në
veprën e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen
europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbështetur në burime
historike latine e bizantine dhe në të dhëna gjuhësore e onomastike,
arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të
popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me
popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve.
Tezea e origjinës ilire te shqipertarëve është mbështetur nga
albanolugu i mirënjohur austriak Johannas Georges von Hahn në veprën e
tij Albanesische Stidien,publikuar më 1854
Që nga ajo kohë deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar
historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë duke plotësuar njeri
tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin
tezën e origjinës dhe të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Disa nga
keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën
antike kanë banuar fise ilire; nga ana tjetër në burimet historike nuk
njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera për t’u vendosur
në trojet e sotme.
2. Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fisesh, emra
njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë
të gjuhës shqipe.
3. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të
krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato jane
zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, dmth kanë
kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse.
4. Marrëdhëniet e shqipes me greqishtjen e vjetër dhe me latinishten,
tregojnë se shqipja është formuar dhe ështe zhvilluar në fqinjësi me
këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.
5. Të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore,
dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e
sotëm.
Nga të gjithë këto argumente, të paraqitur në mënyrë të përmbledhur,
rezulton se teza e origjinës ilire e gjuhës shqipe, është teza më e
mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.
Fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe
Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar
me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ajo që quhet
“Formula e pagëzimit”, e vitit 1462. Eshtë një fjali e shkurtër në
gjuhën shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”,
që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i
Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.
Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re shrregullime në punë të
ushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe
udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme,
të cilën mund ta përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijtë e tyre, në
rastet kur nuk kishin mundësi t’i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte
prift. Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e
veriut (gegërisht).
“Formula e pagëzimit” është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të
Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar
prej tij në vitin 1915 në “Notes et extraits pour servir l’histoire des
croisades au XV siecle IV, 1915”.
Më pas, një botim filologjik të këtij dokumenti, bashkë me riprodhimin
fotografik të tij, e bëri filologu francez Mario Rognes në “Recherches
sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.
Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është Fjalorthi i Arnold
von Harfit, i vitit 1496. Udhëtari gjerman Arnold von harf, nga fshati
i Këlnit, në vjeshtë të vitit 1496, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi
për në “vendet e shenjta”. Gjatë udhëtimit kaloi edhe nëpër vendin
tonë, gjatë bregdetit, duke u ndalur në Ulqin, Durrës e Sazan dhe për
nevoja praktike të rrugës shënoi 26 fjalë, 8 shprehje dhe numërorët 1
deri më 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht.
Ky Fjalorth u botua për herë të parë më 1860 në Këln, nga E.von Grote.
I fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XV është edhe një
tekst tjetër i shkruar në gjuhën shqipe dhe i gjendur brenda një
dorëshkrimi grek të shekullit XIV në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos.
Teksti përmban pjesë të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut, etj. Ai
është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i
shqipes i shkruar , njihet në literaturën shqiptare me emrin “Ungjilli
i Pashkëve”.
Këto dokumente nuk kanë ndonjë vlerë letrare, por paraqesin interes për
historinë e gjuhës së shkruar shqipe. Shqipja, që në fillimet e
shkrimit të saj, dëshmohet e shkruar në të dy dialektet, në dialektin e
veriut (gegërisht) dhe në alfabetin e jugut (toskërisht), si dhe me dy
alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjë që tregon se
kultura shqiptare ishte njëkohësisht nën ndikimin e kulturës latine dhe
të kulturës greko-bizantine.
Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është
“Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e
letërsisë së vjetër shqiptare. Nga ky libër, na ka arritur vetëm një
kopje, që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Libri përmban 220 faqe, të
shkruara në dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut është përkthimi në
shqip i pjesëve kryesore të liturgjisë katolike, ai përmban meshet e të
kremteve kryesore të vitit, komente të librit të lutjeve, copa nga
Ungjilli dhe pjesë të ritualit dhe të katekizmit. Pra, ai përmban
pjesët që i duheshin meshtarit në praktikën e përditëshme të shërbimeve
fetare. Duket qartë, se kemi të bëjmë me një nismë të autorit, me një
përpjekje të tij, për të futur gjuhën shqipe në shërbimet fetare
katolike. Pra, edhe për gjuhën shqipe, ashtu si për shumë gjuhë të
tjera, periudha letrare e saj nis me përkthime tekstesh fetare.
Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua për
herë të parë në Romë nga njeri prej shkrimtarëve të veriut, Gjon
Nikollë Kazazi. Por libri humbi përsëri dhe u rizbulua më 1909 nga
peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve të vjetra. Në
vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti në Romë, bëri tri
fotokopje të librit dhe i solli në Shqipëri. Në vitin 1968 libri u
botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shënime kritike
dhe me një studim të gjerë hyrës nga gjuhëtari i shquar, prof.E.Çabej.
Në mënyrë të pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe
studiuesi N.Resuli.
“Meshari” i Gjon Buzukut është shkruar në gegërishten veriore
(veriperëndimore), me alfabet latin, të plotësuar me disa shkronja të
veçanta. Libri ka një fjalor relativisht të pasur dhe ortografi e forma
gramatikore përgjithësisht të stabilizuara, çka dëshmon për ekzistencën
e një tradite të mëparshme të të shkruarit të shqipes.
Prof.Eqerem Çabej, që ishte marrë gjerësisht me veprën e Gjon Buzukut,
ka arritur në përfundimin, se gjuha e saj “nuk është një arë fare e
papunuar”. “Duke e shkruar me një vështrim më objektiv këtë tekst –
pohon ai – nga gjuha e rrjedhëshme që e përshkon fund e majë atë dhe
nga mënyra, me gjithë lëkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e
shkrimit, arrin të bindet njeriu, se në Shqipëri ka qenë formuar që më
parë, së paku që në mesjetën e vonë, një traditë letrare me shkrime
liturgjike”. Kjo tezë, sipas autorit, gjen mbështetje edhe nga gjendja
kulturore e Shqipërisë mesjetare; “shkalla e kulturës së popullit
shqiptar në atë kohë nuk ka qenë ndryshe nga ajo e vendeve perreth,
sidomos e atyre të brigjeve të Adriatikut”.
Për nje traditë të shkrimit të shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dëshmi të tjera të tërthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shërbeu për shumë
kohë (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundësi t’i njihte
mirë shqiptarët, në një relacion me titull “Directorium ad passagium
faciendum ad terrom sanctam”, dërguar mbretit të Francës Filipit VI,
Valua, studiuan ndër të tjera: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë të
ndryshme nga latinishtja, prapësëprapë, ata kanë në perdorim dhe në të
gjithë librat e tyre shkronjën latine”. Pra, ky autor flet për libra në
gjuhën e shqiptarëve, duke dhënë kështu një dëshmi se shqipja ka qenë
shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, në veprën e tij “De obsi dione
scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar në Venedik, më 1504, duke
folur për qytetin e Shkodrës, bën fjalë për fragmente të shkruara in
vernacula lingua, dmth në gjuhën e vendit, të cilat flasin për
rindërtimin e qytetit të Shkodrës.
Këto dëshmi të G.Adae dhe të M.Barletit, dy njohës të mirë të
shqiptarëve dhe të vendit të tyre, janë në pajtim edhe me të dhënat
historike për këtë periudhë, të cilat flasin për një nivel ekonomik e
kulturor të zhvilluar të viseve shqiptare në shekullin XIV dhe në
fillim të shekullit XV. Në atë periudhë, në veri dhe në jug të
Shqipërisë, lulëzuan ekonomikisht Durrësi, Kruja, Berati, Vlora, të
cilat u bënë qendra të rëndësishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Këto janë dëshmi që e bëjnë të besueshme ekzistencën e një tradite më
të herëshme shkrimi të shqipes, megjithatë, deri sa kërkimet të mos
kenë nxjerre në dritë ndonjë libër tjetër, “Meshari” i Gjon Buzukut do
të vijojë të mbetet libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe dhe vepra e
parë e letërsisë shqiptare.
Në shekullin XVI i ka fillimet edhe letërsia në gjuhën shqipe te
arbëreshët e Italisë. Vepra e parë e letërsisë arbëreshe në gjuhën
shqipe dhe vepra e dytë për nga vjetërsia, pas asaj të Buzukut, është
ajo e priftit arbëresh Lekë Matrenga “E mbesuame e krishterë….”, e
botuar në vitin 1592. Eshtë një libër i vogël me 28 faqe, përkthim i
një katekizmi. Libri është shkruar në dialektin e jugut, me alfabet
latin, plotësuar me disa shkronja të veçanta për të paraqitur ato
tinguj të shqipes, që nuk i ka latinishtja.
Një zhvillim më të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin
XVII, nën penën e një vargu autorësh, si Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe
Pjetër Bogdani, të cilët nuk bënë vetëm përkthime, por shkruan edhe
vepra origjinale,
Frang Bardhi, në vitin 1635, hartoi të parin fjalor, “Fjalorin
latinisht-shqip”, me të cilin mund të thuhet, se zë fill shkenca
gjuhësore shqiptare. Gjatë Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX, në
kushte të reja historike, lëvrimi dhe përparimi i gjuhës shqipe hyri në
një etapë të re. Në këtë periudhë u bënë përpjekje të vetëdishme për të
ndërtuar nje gjuhë letrare kombëtare, standartizimi i së cilës u arrit
në shekullin XX.
Dialektet e gjuhës shqipe
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose
gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i
ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit,
që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të
Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të
tij, dialekti jugor (toskërishtja).
Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre
kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa
dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik,
nga të cilët më kryesorët jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe
hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të
toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut
nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~
votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i
përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë).
Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në
r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e
bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht,
janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Në sistemin
morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me
punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj.
Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa
mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes:
do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç
formave të mësipërme ka formën kam me punue.