--------------------------------------------------------------------------------
Sot pata një hall
kisha një problem,
desha me't ringjall
babush shpirti jem.
Nata yje plotë
përtej tyre shikoja,
syyë mbushur me lot
lutjen e thoja:
Eja babi im
më jep një këshillë,
më merr në përqafim
zemrën me ma kfill.
Se shoku im thotë
babi kur të përqafon,
mbushesh energji plotë
problemin e kafshon.
Tokë e qiell kërkoj
pakëz ndihmë babai,
mami më këshillon
por zemrës i duhet ai.