Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Fjalori dhe gjuha pellazge

    Geto..
    Geto..
    A.i Rregullt
    A.i Rregullt


    Gjinija : Male
    Postimet : 156
    Age : 30
    Reputation : 0
    Pikët : 166
    Registration date : 2009-08-09

    Fjalori dhe gjuha pellazge Empty Fjalori dhe gjuha pellazge

    Post by Geto.. Mon Aug 10, 2009 3:14 am

    Fjalori dhe gjuha pellazge


    A.J. Van Vindekens, profesor në Universitetin e Luvenit, në Belgjikë, ka shkruar rreth një gjuhe të lashtë indoevropiane, të cilën e quan pellazge. Ai nguli këmbë se shumë fjalë në greqishte mund të shpjegohen si të prejardhura nga një gjuhë parahelene, të cilën e quajti pellazge. Struktura morfologjike e emrave të përveçëm dhe e toponimeve përkon me një gjuhë paragreke. Ata që u vendosën të parët në pellgun e Egjeut, para ardhjes së grekëve, i quan "proto-indoevropianë". Pjesa e parë e punimit të tij përfshin studimin fonetik të zanoreve dhe të bashkëtingëlloreve pellazge. Pjesa e dytë merret me formimin e emrave, në mënyrë të veçantë me prapashtesimin, emrat e përveçëm dhe toponimet. Emrin e perëndeshës Athina, për shembull, e shpjegon si të prejardhur nga fjala at (baba), e gjetur në shqipe e në gjuhë të tjera indoevropiane, por me një prapashtesë femërore, që e bën atë nënë. Van Vindekens vërejti se toponimet pellazge gjenden të përhapura nga Azia e Vogël e deri në Itali, por veçanërisht në Iliri dhe në Greqinë e sotme. Këto emra vendesh ndeshen në Greqi më me shumicë se në çdo vend tjetër, kurse emrat pellazgë të njerëzve dhe të hyjnive gjenden vetëm në greqishte. Kjo e bëri Van Vindekensin të besonte se popullsia më e dendur, që fliste gjuhën pellazge, ndodhej në Greqi. Më tej, ai shtoi se gjuha ilire ishte zhdukur, duke lënë pas vetëm disa emra të përveçëm, të cilët gjenden në dorëshkrimet greke e latine. Sikur gjuha ilire të ishte ruajtur si greqishtja, ai besonte se numri i emrave të përveçëm dhe i fjalëve të tjera do të dëshmonin se popullsia pellazge në Iliri do të kishte po atë dendësi të madhe si në Greqi.
    Geto..
    Geto..
    A.i Rregullt
    A.i Rregullt


    Gjinija : Male
    Postimet : 156
    Age : 30
    Reputation : 0
    Pikët : 166
    Registration date : 2009-08-09

    Fjalori dhe gjuha pellazge Empty Re: Fjalori dhe gjuha pellazge

    Post by Geto.. Mon Aug 10, 2009 3:14 am

    Grekët, ilirët dhe italianët gjetën në brigjet mesdhetare një gjuhë, nga e cila huazuan një numër të madh fjalësh që shënonin sende të njohura e të panjohura. Ata e asimiluan qytetërimin pellazg, duke e pasqyruar këtë në fjalorin e huazuar. Janë identifikuar shumë fjalë pellazge, që përdoren për të shënuar kafshë të tilla si: gomar, derr, pëllumb, salamandër e hardhucë, si edhe fjalë të tjera që shënojnë bimë, minerale, vegla muzikore, lojëra, lundrim, tregti, ndërtim, artin e luftës, gjueti, familje, shoqëri e besim. Prania e kaq shumë huazimeve dëshmon se grekët, ilirët dhe italianët as e zhdukën dhe as e dëbuan menjëherë popullsinë pellazge, të cilën e gjetën në ato treva. Pushtuesit duhet të kenë bashkëjetuar me vite të tëra me pellazgët, duke huazuar, kështu, një pjesë të mirë të fjalorit të tyre.
    Geto..
    Geto..
    A.i Rregullt
    A.i Rregullt


    Gjinija : Male
    Postimet : 156
    Age : 30
    Reputation : 0
    Pikët : 166
    Registration date : 2009-08-09

    Fjalori dhe gjuha pellazge Empty Re: Fjalori dhe gjuha pellazge

    Post by Geto.. Mon Aug 10, 2009 3:14 am

    Van Vindekens arriti në përfundimin se grekët, ilirët dhe italianët nuk mund të kenë qenë indoevropianët e parë, që u vendosën në Evropën Jugore dhe në Azinë e Vogël. Ata janë paraprirë nga pellazgët. Ndonëse nuk e datoi ardhjen e pellazgëve, ai ishte i sigurt se ata u vendosën në gadishull para ardhjes së fiseve helene të Jonëve, aty midis viteve 2000 e 1600 p.e.s. Vetëm atëherë kur pakica jone u përforcua me ardhjen e eolëve dhe akejve, rreth vitit 1500 p.e.s., si edhe me dorët luftëtarë, rreth vitit 1000 p.e.s., ata ishin në gjendje të nënshtronin pellazgët e të zëvendësonin qytetërimin e tyre. Autori është i bindur se pellazgët u larguan nga djepi i tyre indoevropian në të njëjtën kohë me hititët, shpërngulja e të cilëve sigurisht që i paraprin asaj të grekëve.
    Geto..
    Geto..
    A.i Rregullt
    A.i Rregullt


    Gjinija : Male
    Postimet : 156
    Age : 30
    Reputation : 0
    Pikët : 166
    Registration date : 2009-08-09

    Fjalori dhe gjuha pellazge Empty Re: Fjalori dhe gjuha pellazge

    Post by Geto.. Mon Aug 10, 2009 3:14 am

    Origjina indoevropiane e gjuhëve pellazge, ilire dhe shqipe

    Familjet e gjuhëve

    Studiuesit e gjuhësisë vënë në dukje se gjuhët moderne nuk janë të izoluara, por i takojnë një familjeje të veçantë gjuhësh simotra, disave prej të cilave mund t'u gjendet edhe gjuha amë e përbashkët. Duke shkuar sa më thellë në këtë proces rindërtimi historik, del e qartë se shumë prej këtyre gjuhëve amë e kanë prejardhjen nga një gjuhë e pashkruar, edhe më e lashtë, të cilën studiuesit e quajnë "indoevropiane". Një diagramë skematike, që pasqyron marrëdhëniet midis gjuhëve të ndryshme indoevropiane, tregon, për shembull, se gjuhët marathi, urdu, hindu dhe bengali bëjnë pjesë në familjen sanskrite, ndonëse vetë kjo e fundit tani ka dalë jashtë përdorimit. Por sanskritishtja ishte pjesëtare e familjes indike dhe, së bashku me iranishten, formonin grupin indo-iranian, i cili, nga ana e tij, e kishte prejardhjen nga një bazë indoevropiane. Çuditërisht, ky diagram tregon se ndër 47 gjuhë moderne me bazë indoevropiane vetëm dy prej tyre, shqipja dhe armenishtja, kanë një prejardhje të drejtpërdrejtë nga indoevropianishtja, pa ndonjë prind të ndërmjetëm gjuhësor. Aspektet teknike të kësaj çështjeje u takojnë specialistëve. Mirëpo duket i pakundërshtueshëm fakti që shqipja është një nga gjuhët më të vjetra indoevropiane dhe shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër indoevropianë.
    Geto..
    Geto..
    A.i Rregullt
    A.i Rregullt


    Gjinija : Male
    Postimet : 156
    Age : 30
    Reputation : 0
    Pikët : 166
    Registration date : 2009-08-09

    Fjalori dhe gjuha pellazge Empty Re: Fjalori dhe gjuha pellazge

    Post by Geto.. Mon Aug 10, 2009 3:15 am

    Karakteristikat e familjes indoevropiane

    Gjuhët indoevropiane, pra, përbëjnë një familje gjuhësh, disa të gjalla e disa të vdekura, të cilat kanë lidhje farefisnie me njëra-tjetrën dhe paraqesin ngjashmëri midis tyre. Gjuhët indoevropiane kanë disa shkallë ngjashmërie në fjalorin e tyre, në sistemin fonetik e në strukturën gramatikore, sigurisht me ndryshimet përkatëse si rezultat i evolucionit shekullor. Strukturat e tyre gramatikore, për shembull, karakterizohet nga sistemi i gjinisë, i numrit dhe i rasave për emrat, përemrat e mbiemrat, si edhe nga sistemi i zgjedhimit për foljet. Fondi indoevropian ka kontribuar, gjithashtu, për fjalorin e pasur të gjuhëve simotra, duke përfshirë edhe shqipen. Fatkeqësisht, ky fond nuk arriti të merrte kurrë trajtën e një gjuhe të shkruar. Por specialistët e gjuhësisë nuk e kanë ndërprerë punën e tyre të madhe hulumtuese. Ata janë të bindur se, duke krahasuar një fjalë në disa gjuhë simotra, shpesh mund të arrihet te një rrënjë e përbashkët. Prapashtesat dhe mbaresat e ndryshme, që i shtohen rrënjës, dëshmojnë se këto gjuhë simotra kanë një sistem të zhvilluar lakimi apo zgjedhimi, ashtu si greqishtja e vjetër dhe latinishtja, ose edhe shqipja e sotme. Në këtë mënyrë, studiuesit kanë zbuluar me qindra fjalë të parme, të cilat mendojnë se e kanë origjinën në një gjuhë të përbashkët. Disa prej këtyre fjalëve në shqipe janë: ditë, natë, dimër, i lehtë, i thellë, punë, zemër, ujk, ujë, i rëndë, jam, kam, bie, ha, pi e shumë të tjera. Ky fond i trashëguar arrin në më shumë se 2000 fjalë të parme, që nuk janë pak po të kemi parasysh se prej tyre janë formuar fjalë të tjera të përbëra, si p.sh., nga "punë" kemi: punëtor, punonjës, punim, punishte, mbipunë, punëtori, punëdore, ditë-punë e shumë të tjera. Për shkak se fjalë të tilla të parme gjenden në gjuhët e folura nga Evropa Veriore gjer në Indi, atëherë gjuha e përbashkët hipotetike është quajtur indoevropiane.
    Geto..
    Geto..
    A.i Rregullt
    A.i Rregullt


    Gjinija : Male
    Postimet : 156
    Age : 30
    Reputation : 0
    Pikët : 166
    Registration date : 2009-08-09

    Fjalori dhe gjuha pellazge Empty Re: Fjalori dhe gjuha pellazge

    Post by Geto.. Mon Aug 10, 2009 3:15 am

    Zbulimi i vendit të origjinës

    Ku e ka burimin fondi indoevropian? Zbulimi gradual i këtij fjalori indoevropian u ka dhënë dorë shkencëtarëve të rindërtojnë mënyrën indoevropiane të jetës dhe të përfytyrojnë mjedisin e tyre. Ekzistenca e një rrënje të përbashkët për fjalët fushë, kalë, shtëpi dhe mjaltë etj., dëshmon për njohjen e objekteve të tilla jo vetëm nga përdoruesit e sotëm të këtyre gjuhëve, por edhe nga ata të kohës parahistorike indoevropiane. Në të kundërt, mungesa e një rrënje të përbashkët për disa fjalë të përshkrimit të mjedisit mund të jetë me domethënie të madhe. Indoevropianishtja duket se ka një rrënjë të përbashkët për fjalë të tilla si: borë, ujk dhe lis; ndërkohë, një rrënjë e tillë mungon për fjalët det, ishull, për pemët e kafshët tropikale si, palma, arra e kokosit, tigri e deveja. Kjo i bëri studiuesit që, logjikisht, ta përcaktonin qendrën ose bazën indoevropiane përreth maleve të Kaukazit apo Uraleve. Megjithatë, mungesa e dorëshkrimeve e bën të vështirë një përcaktim më të saktë e më dogmatik.
    Geto..
    Geto..
    A.i Rregullt
    A.i Rregullt


    Gjinija : Male
    Postimet : 156
    Age : 30
    Reputation : 0
    Pikët : 166
    Registration date : 2009-08-09

    Fjalori dhe gjuha pellazge Empty Re: Fjalori dhe gjuha pellazge

    Post by Geto.. Mon Aug 10, 2009 3:15 am

    Përcaktimi i kohës së shpërbërjes

    Kur filloi gjuha amë indoevropiane të degëzohej e të shpërbëhej në gjuhë të tjera të vjetra të mëvonshme, prej të cilave do të zhvilloheshin gjuhët e sotme simotra? Pranohet përgjithësisht se gjuha ka tendencën e ndryshimit me kalimin e shekujve. Për shembull, gjuha angleze e katër shekujve më parë, e përdorur në dramat e Shekspirit, tani është arkaike, por ende e kuptueshme; kurse anglishtja e vjetër e 12 shekujve më parë, që ndeshim te Beovulfi, është fare e pakuptueshme. Njohja e ritmit të këtyre ndryshimeve gjuhësore e pajis studiuesin me një mjet matës të përafërt, me anë të të cilit ai mund të përcaktojë kohën që duhet për kalimin nga një gjuhë në një tjetër. Gjuhët më të vjetra indoevropiane të shkruara, të dëshmuara rreth vitit 1400 p.e.s., ishin hititishtja, sanskritishtja, gjuha mikenase dhe greqishtja. Këto gjuhë tashmë kishin ndryshuar shumë nga njëra-tjetra. Gjuhëtarët llogaritin se duhet të jetë dashur nga 2000 deri në 3500 vjet që një gjuhë amë të merrte forma të ndryshme. Kjo do të thotë se indoevropianët, si folës të një gjuhe të përbashkët, datohen rreth vitit 4000 ose 5000 p.e.s.
    Shihet qartë se gjuhësia hedh edhe dritë edhe hije në kërkimin tonë për origjinën parahistorike të popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij. Prandaj, në këtë pikë, edhe ne po ua lëmë specialistëve që të merren me misterin e kësaj çështjeje. Por duhet theksuar se bashkëpërkimi i përgjithshëm i mendimeve shkencore është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë më të afërt të ilirëve, pellazgëve dhe fillesave indoevropiane. Kjo e bën edhe më të qartë arsyen përse ky popull i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i tyre është pushtuar shpesh nga grekët, romakët, sllavët e turqit dhe ndonëse ata shpesh kanë përdorur gjuhëra tregtie, të importuara gjetkë, njerëzit, që sot njihen si shqiptarë, kanë ruajtur me vendosmëri e sukses gjuhën, zakonet, traditat dhe identitetin e tyre të lashtë, pellazg e ilir.

    Sponsored content


    Fjalori dhe gjuha pellazge Empty Re: Fjalori dhe gjuha pellazge

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 9:40 pm