Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
GOx94
NIKE
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Thu Jul 09, 2009 5:50 am

    Interi i ofron Nedvedit kontratë dyvjeçare
    Mediat italiane njoftojnë se Pavel Nedved mund të nënshkruajë një kontratë shokuese për rivalin e përjetshëm të Pavel Nedved .

    Çeku i dha fund qëndrimit tetëvjeçar te Zonja e Vjetër duke refuzuar vazhdimin e kontratës, ndërsa agjenti i tij Mino Raiola është në bisedime me zikaltrit për mundësinë që Nedved të vazhdojë të luajë.

    Sipas “Virgilio Sport” palët tashmë kanë arritur marrëveshje fillestare, sipas së cilës mesfushori legjendar do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Interin, ndërsa do të paguhet tre milionë euro për sezon
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Fri Jul 10, 2009 5:08 am

    United do të bëjë ofertë për Ibrahimovicin
    "The Mirror" njofton se Manchester Unitedi e ka gati ofertën për sulmuesin e Interit, Zlatan Ibrahimovic.

    Gjatë këtij afati kalimtar ka pasur shumë spekulime për mundësinë e largimit të Ibras nga zikaltrit, ndërsa tabloidi britanik “The Mirror” shkruan se trajneri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson, do të ofrojë 35 milionë euro për shërbimet e boshnjakut me pasaportë suedeze.

    Sido që të jetë, shifra të cilën e ofron United është e vogël për të plotësuar kërkesat e presidentit të Interit, Massimo Moratti, ndërkohë që Jose Mouronho së fundmi ka thënë se nuk do të lejojë largimin e asnjë lojtari pasi të fillojnë ndeshjet parasezonale.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Fri Jul 10, 2009 5:09 am

    Ronaldo shënon hat-trick në fitoren e Corinthians
    ‘Fenomeni’ Ronaldo vazhdon të impresionojë me formën e tij këtë vit, duke shënuar hat-trick në derbin e fundit brazilian, të cilin ekipi i tij Corinthians e fitoi me rezultat 4-2 ndaj Fluminense.

    Ndeshja ishte e para për Corinthians që kur ky ekip fitoi Kupën e Brazilit javën e kaluar, dhe gjiganti brazilian ka treguar vlerën me edhe një fitore të rëndësishme.

    Ronaldo shënoi dy gola në pjesën e parë (minuta e 24-të dhe e 35-të) dhe një tjetër në të dytën, gjashtë minuta para fundit të ndeshjes.

    Golat ishin golat e tij të parë për kampionatin Braziliano, edhe pse ai kishte shënuar një seri golash në kampionatin Paulista dhe në Kupën e Brazilit, dy kampionate të cilat Corinthians i ka fituar.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Fri Jul 10, 2009 5:09 am

    Barcelona ia ofron Puyolin, Cityt
    Manchester City ka refuzuar rastin për të nënshkruar me kapitenin e Barcelonës, Carles Puyol.

    Sipas The Independent, Barcelona ia ka ofruar mbrojtësin Manchester Cityt, por klubi anglez nuk ka qenë i interesuar për shërbimet e spanjollit.

    Barcelona dëshiron të shesë një pjesë të lojtarëve për të krijuar një fond për blerje të reja, ku cak kryesor duket se është Cesc Fabregas nga Arsenali.

    Manchester City është në kërkim të një lojtari tjetër të Barcelonës, sulmuesin më të mirë të kësaj skuadre, Samuel Eto’o. Ndërkohë Barcelona thuhet se bën plane të shesë për një çmim të favorshëm edhe mesfushorin Yaya Toure.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Fri Jul 10, 2009 5:09 am

    Pippo: T’i harrojmë ata që shkuan
    Sulmuesi veteran i Milanit, Filippo Inzaghi, thotë se është koha që Rossonerët të vazhdojnë përpara dhe të mos diskutojnë më për largimin e Ricardo Kaka, Paolo Maldinit dhe Carlo Ancelottit.

    “Jemi duke shikuar përpara për të filluar sezonin e ri me Leonardon në krye. Ai na ka dhënë shumë motivacion gjatë stërvitjeve”.

    “Në skuadër kanë ndodhur ndryshime të mëdha dhe njerëzit si Kaka janë të pazëvendësueshëm, mirëpo ne e fituam Ligën e Kampionëve në vitin 2003 pa të”.

    “Kemi humbur njerëz të mëdhenj, si Ancelotti, Maldini dhe Kaka, mirëpo tani kemi një rrugë të re dhe duhet të arrijmë sukses”.

    “Unë do të mundohem të jap më të mirën nga vetja dhe unë jam gjithmonë i gatshëm për skuadrën”, ka thënë Inzaghi për “Sky Sport Italia”.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Fri Jul 10, 2009 5:10 am

    Messi merr çmimin "Alfredo di Stefano"
    Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është fituesi i dytë i trofeut "Alfredo di Stefano", i cili i ndahet futbollistit më të mirë të sezonit në La Liga.

    Sezonin që shkoi Barcelona fitoi të gjitha trofetë e mundshme (La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit), ndërsa Messi ishte njëri nga lojtarët kyç për këtë sukses.

    Në bazë të votimeve për këtë çmim, argjentinasi zuri vendin e parë, ndërsa pas ti u renditën Andres Iniesta dhe Diego Forlan.

    “Duhet të jesh i verbër për të mos kuptuar se ky djalosh pati sezon të shkëlqyer. Loja e tij ishte e jashtëzakonshme”, tha për Messin legjenda e Real Madridit, Alfredo di Stefano.

    Trofeu i parë “Alfredo di Stefano”, i cili u dorëzua një vit më herët, i takoi ikonës së Los Blancos, Raul.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:48 am

    Barca dhe Valencia arrijnë marrëveshje për Villan?
    Goal.com njofton se Barcelona dhe Valencia kanë arritur marrëveshje, sipas të cilës David Villa do të luajë në Camp Nou nga sezoni i ardhshëm.

    Një burim i afërt me skuadrën katalunase ka thënë se sulmuesi spanjoll e ka realizuar dëshirën e tij dhe gjatë këtij afati kalimtar do të transferohet te trekampionët.

    Për shërbimet i Villas ishte i interesuar edhe Real Madridi, mirëpo Mbretërit hoqën dorë pasi që drejtuesit e Los Che deklaruan se ai nuk është në shitje.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:48 am

    Behrami po kthehet dalëngadalë
    Mesfushorti i West Ham United, Valon Behrami, ka filluar të stërvitet sërish pas lëndimit që pësoi në marsin e këtij viti.

    “Rikthimi është një ndjenjë e mirë. Kur ndjehesh se je pjesë e skuadrës, secilën herë që kthehesh është kënaqësi”.

    “Nëse shkon në stërvitje dhe nuk ndjehesh mirë, nuk është lehtë, mirëpo këtu të gjithë janë të lumtur. Unë jam përshtatur shumë shpejt këtu”, ka thënë mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane duke shtuar se shpreson që të jep më të mirën nga vetja në sezonin e ri.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:48 am

    Cairo konfirmon ofertat për Xhemajlin
    Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka folur për mesfushorin tetovar me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemajli, i cili ishte njëri nga lojtarët më të mirë të Torinos në sezonin që shkoi, përkundër se Toro kaloi në Serie B.

    “Tani për tani Xhemajli është në merkato, por ne do të kishim dashur ta mbanim. Do të na pëlqente edhe një marrëveshje bashkëpronësie. Paratë janë të rëndësishme, mirëpo ata që largohen duhet të zëvendësohen”.

    “Xhemajli ka shumë oferta të rëndësishme, mirëpo pas humbjes së Cesare Natalit dhe Ignazio Abates, humbja e Xhemajlit do të ishte një shenjë dobësie e klubit”, ka thënë Cairo për “Toronews”.

    Skuadrat të cilat janë më të interesuara për 23-vjeçarin janë Fiorentina dhe Udinese, ndërsa duke ditur pozitën e Torinos, shumë lehtë mund ta shohim Xhemajlin të luajë në Serie A.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:49 am

    Benzema prezantohet pa numër
    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 F.0709225800492_m
    Sulmuesi i ri i Real Madridit, Karim Benzema, është prezantuar zyrtarisht të enjten mbrëma në Santiago Bernabeu para 15.000 tifozëve.

    Kaka zgjodhi numrin 8, Raul Albiol numrin 18, ndërsa Cristiano Ronaldo numrin 9, kështu që nuk mbeti asnjë numër në dispozicion për ish-sulmuesin e Lyonit, i cili duhet të presë largimin e ndonjërit nga lojtarët madrilenë që ta marrë numrin e tij.

    Spekulohet se numri 19 do t’i takojë sulmuesit francez, pas largimit të Klaas-Jan Huntelaar.

    “Jam shumë i lumtur që do të luaj në skuadrën ku kanë luajtur idhujt e mi, Zidane dhe Ronaldo. Faleminderit Florentino Perez”, ka thënë Benzema gjatë prezantimit me fanellën e Realit pa numër.[b]
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:49 am

    Inzaghi porosit Pirlon të refuzojë Chelsean
    Sulmuesi i Milanit, Pippo Inzaghi, thotë se ai është duke u munduar ta bindë bashkë-lojtarin e tij Andrea Pirlo të mos largohet nga Milani për Chelsean.

    “Flas me të çdo ditë, i them të mos shkojë. Por ajo është zgjidhje e tij, mendoj se Leonardo po ashtu dëshiron që ai të mbetet dhe shpresoj se Andrea nuk të largohet”, ka thënë Inzaghi.

    “Milani është në rrugë të duhur. Të rinjtë janë mënyra për të ecur përpara, e ardhmja e këtij ekipi, dhe besoj se ata e kanë mentalitetin e duhur për ta kuptuar atë”, ka përfunduar 35-vjeçari.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:49 am

    Diego: Del Piero është gjeni
    Përforcimi i ri i Juventusit, mesfushori brazilian Diego, ka shpjeguar se pse ka zgjedhur numrin 28 në fanellën e bardhezinjve, dhe ka shprehur po ashtu admirimin për kapitenin e ekipit.

    “28 është dita e lindjes time dhe dy shifrat që e bëjnë këtë janë 2 dhe 8, që japin 10, që është numri im favorit”, ka thënë ish-lojtari i Werder Bremenit.

    “Dëshiroja t’i bashkohem një klubi tradicional me një histori të gjatë, andaj e zgjodha Juventusin”, ka thënë më tej braziliani.

    Rreth punës me kapitenin Alessandro del Piero, Diego ka shtuar “Mendoj se do të kem privilegjin të luaj me një gjeni”.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:49 am

    Valdano: Do të kërkojë kohë stabilizimi i ekipit
    Drejtori gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka thënë se nuk do të jetë dështim nëse Reali nuk arrin në finalen e Ligës së Kampionëve që sezonin e ardhshëm zhvillohet në Santiago Bernabeu.

    “Nuk do të jetë dështim nëse nuk do të arrinim në finalen e Ligës së Kampionëve. Jam i vetëdijshëm se sa kohë do të marrë për të krijuar një ekip harmonik, kur të jemi një ekip i vërtet”, ka thënë Valdano.

    “Të blejmë dhe të shesim është gjë shumë e komplikuar për momentin. Kemi ardhur me shumë vendosmëri dhe kemi qenë në gjendje të blejmë lojtarë shumë të rëndësishëm. Por gjëja më e pakënaqshme është të shesim lojtarët të cilët ëndërrojnë të vazhdojnë në Real Madrid”, ka shtuar spanjolli.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:49 am

    United do të ofrojë 20 milionë dhe Berbatov për Agueron
    Manchester United vazhdon të insistojë në marrjen e shërbimeve në Sergio Aguero nga Atletico Madfrid derisa synon forcimin e sulmit të ekipit.

    Sipas AS, djajtë e kuq janë duke menduar të përfshijnë edhe lojtarë për të marrë cakun e tyre të preferuar.

    Pasi u spekulua se oferta prej 46 milionë eurosh dështoi javën e kaluar, është e mundshme që United të ofrojë 40 milionë euro dhe mesfushorin Nani. Por spanjollët nuk janë të interesuar për lojtar anësor, pasi tashmë e kanë të stabilizuar këtë pjesë.

    Opsioni i dytë është 20 milionë euro dhe sulmuesin Dimitar Berbatov, që preferohet në Vicente Calderon. Kjo do ta ngrejë shumën e Agueros në 56 milionë euro, duke marrë parasysh vlerën prej 36 milionë eurosh që pagoi kampioni i Ligës Premier për bullgarin.

    Por edhe kjo mund të jetë e pamjaftueshme, duke marrë parasysh se drejtuesit e Atleticos disa herë e kanë përsëritur se vetëm një ofertë prej 60 milionë eurosh, sa shkruhet edhe në marrëveshje, mund të lejojë largimin e tij.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:50 am

    Laporta: Fabregas opsioni i dytë pas Ribery
    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka zbuluar se klubi do të kthehet kah mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, vetëm nëse dështon në tentimin për të nënshkruar me mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery.

    Kampioni i Spanjës dhe Evropës vazhdimisht është lidhur me një transferim të Fabregas dhe u raportua se do të bëjë një ofertë prej 45 milionë eurosh për lojtarin. Megjithatë Laporta thotë se Ribery është kryesor në listën e dëshirave të blaugranëve.

    “Ribery ishte lojtari për të cilin ishim të interesuar për një çmim logjik, por Bayern nuk dëshiron ta shesë atë. Nëse ata janë të interesuar ta shesin, ne jemi të interesuar ta blejmë, por nëse jo, atëherë do të duhet të shikojmë kah Fabregas”, ka thënë Laporta.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:50 am

    Zyrtare: Pennant kalon në Zaragoza
    Real Zaragoza ka kompletuar transferimin e Jermaine Pennant, pasi arriti marrëveshje me anësorin, kontrata e të cilit me Liveproolin skadoi në fund të sezonit.

    Ish-i riu i Arsenalit i kaloi testet mjekësore me klubin spanjoll mbrëmë dhe nënshkroi marrëveshje trevjeçare, për të ndihmuar Zaragozën e rikthyer këtë sezon në Primera Division.

    “Dëshiroja të vij në Spanjë dhe kisha oferta të rëndësishme nga shumë klube tjera të Evropës, por dëshirova të kaloj në Zaragoza. Vërtet dua të filloj sa më shpejt që është e mundur dhe të kem një sezon të mirë”, ka thënë anglezi.

    Pennant pjesën e dytë të sezonit të fundit e kaloi i huazuar te Portsmouth, pasi nuk arriti të luftojë për vend në formacionin e parë të Benitez.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:50 am

    City i jep ultimatum Etoos
    Mediat angleze përcjellin lajmin se ekipi i Manchester Cityt i ka dhënë ultimatum prej 24 orësh sulmuesit të Barcelonës Samuel Eto’o për të vendosur nëse do ta pranojë ofertën e tyre dhe të bëhet futbollisti me pagën më të madhe.

    City pret po thuajse dy javë që Eto’o të thotë “Po”, për ta kompletuar transferimin tij. Por sipas Daily Mirror, Mark Hughes nuk planifikon të presë edhe shumë dhe e ka paralajmëruar sulmuesin se mund të kthehet kah lojtarë të tjerë.

    Klubi anglez beson se oferta me pagë prej më shumë se 200 mijë funtesh në javë është e mjaftueshme për ta tërhequr sulmuesin, por City ka frikë se tash kamerunasi do të mundohet ta tërheqë vëmendjen e ndonjë klubi tjetër.

    Mirror thotë se Eto’o, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në fund të sezonit të ri, është në pritje të ofertave tjera, sipas mundësisë Chelseat, edhe pse kjo është pak e besueshme për shkak të kërkesave të larta të lojtarit.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:51 am

    Almunia: Kemi nevojë për përvojë
    Portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, e ka këshilluar trajnerin Arsene Wenger të punojë më shumë në sigurimin e lojtarëve me përvojë më të madhe.

    “Është e shkëlqyeshme të kesh lojtarë të ri, por kjo nuk ju siguron tituj. Për të ecur një hap më tej, lojtarët duhet të kërkojnë më shumë nga vetja, të jenë profesionistë më të mëdhenj, më të guximshëm në ndeshje të mëdha”, ka thënë Almunia.

    “Menaxheri duhet të punojë më shumë për ta fituar atë që kemi nevojë, klubi duhet të bëjë përpjekje më të mëdha vazhdimisht për të qenë më garues. Kemi nevojë për diçka më shumë se sa lojtarë të rinj”, ka shtuar spanjolli me nënshtetësi angleze.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:51 am

    Ibrahimovic do ta marrë numrin 10
    Mediat italiane shkruajnë se Zlatan Ibrahimovic do të jetë edhe në sezonin tjetër pjesë e Interit dhe do ta mbajë fanellën me numër 10.

    Nerazurët sot rikthehen në stërvitje për t’u përgatitur për sezonin e ri. Edhe krahas shumë spekulimeve për të ardhmen e sulmuesit suedez, Ibrahimovic ende është pjesë e Interit dhe do të udhëtojë me ekipin në turneun në SHBA.

    Krahas kësaj, Sky Sport Italia shkruan se Ibra në sezonin e ardhshëm do ta mbajë numrin 10, që në të kaluarën e kishin mbajtur edhe legjendat si Ronaldo dhe Roberto Baggio.

    10-shja në sezonet e fundit i takoi Adrianos, por që kur braziliani u largua nga Giuseppe Meazza në muajin prill, ky numër është i lirë dhe tash do t’i takojë Ibrahimovic.

    Numri 8, të cilin deri tash e ka mbatur Ibrahimovic, me siguri se do t’i takojë përforcimit të ri Thiago Motta.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:51 am

    Leonardo kërkon Ronaldinho të humbë peshë
    Trajneri i ri i Milanit, Leonardo, është i shqetësuar me rikthimin në peshë të Ronaldinhos, dhe e ka urdhëruar brazilianin të përqendrohet në një dietë të menjëhershme.

    Corriere dello Sport shkruan se Ronaldinho është rikthyer në stërvitjet parasezonale me katër kilogramë mbipeshë, që ka shqetësuar stafin teknik të Milanit.

    Ronaldinho është larguar për në pushimet verore me një program specifik stërvitës, por megjithatë ai sërish ka dalë nga forma e tij.

    Presidenti i Milanit si dhe stafi drejtues nuk e kanë mbajtur sekrete faktin se presin që Ronaldinho të plotësojë hapësirën e lënë nga Kaka në sezonin e ardhshëm, dhe duket se braziliani do jetë shumë në presion der në fillim të sezonit.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:52 am

    Bogdani: Chievo duhet të jetë më kompakte
    Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani, ka thënë në një intervistë të fundit se ekipi i tij, Chievo, ka nevojë për kompaktësi për të arritur të tregojë fuqinë në sezoni e ri në Serie A.

    Bogdani pati një sezon tjetër jo aq të pëlqyeshëm në kampionatin italian, megjithatë Chievo arriti të mbijetojë në Serie A.

    “Duhet të rikompaktësojmë grupin. Është ky faktori thelbësor që e mbajti Chievon në Serinë A në sezonin e fundit. Dhe kjo mund të na lejojë të kompletojmë një mrekulli tjetër”, ka thënë Bodgani.

    Shqiptari, i cili ka edhe një vit kontratë me klubin italian, thotë se do të mundohet në maksimum të gjejë formën e tij më të mirë dhe të jetë pjesë e formacionit startues, por thotë se për këtë duhet të vendosë trajneri.

    “Unë mund të them vetëm se kërkoj formën optimale sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, fiziku im nuk më lejon të arrij në top-formë, ashtu siç mund të ndodh me të tjerët. Gjithsesi, në fillim dukem si i lodhur, por ju garantoj se në javën e kampionatit do të jem gati. Pastaj, siç e kam thënë edhe me parë, për këtë do të vendosë trajneri”, ka shtuar sulmuesi kuqezi.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:52 am

    Zyrtare: Sampdoria nënshkruan me Zaurin
    Trajneri i ri i Sampdorias, Luigi Del Neri, ka nënshkruar me mbrojtësin e Lazios, Luciano Zauri, në formë huazim njëvjeçar me mundësi ta blejë atë të plotë në fund të sezonit të ardhshëm.

    “Sampdoria dëshiron t’ju komunikojë se ka nënshkruar përkohësisht me Luciano Zaurin nga Lazio me mundësi ta blejë atë në sezonin e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e klubit.

    Sezonin e fundit italiani e kaloi te Fiorentina si i huazuar.

    Sampdoria po ashtu ka bërë të ditur se ka forcuar skuadrën edhe me një lojtar tjetër, Matteo Lanzoni, i cili po ashtu i është bashkuar ekipit si huazim nga Mantova.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:52 am

    Walcott: Sezonin e ardhshëm duam trofe
    Sulmuesi i Arsenalit dhe kombëtares angleze, Theo Walcott, beson se klubi është mësuar me sezonet e kaluara dhe tash është i gatshëm të sfidojë për tituj të mëdhenj.

    “Ishte një lakore e mirë e mësimit për të gjithë ne, por viti tjetër është për trofe. Shpresojmë se kemi bërë disa vite përvojë tash dhe mund të punojmë pak për fansat”, ka thënë Walcott.

    “Për mua ishte një sezon me ngritje dhe ulje. Kurrë nuk mund të keni një sezon perfekt, por unë jam i lumtur që lëndimi im është e kaluar, andaj mund të rikthehem në Arsenal dhe të fitoj”, ka shtuar anglezi.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:52 am

    Mourinho: Nuk kam frikë nga askush
    Jose Mourinho është rikthyer në përgatitje për sezoni i ri, por duket se është po ai i vjetri, duke lëshuar fjalë për Milanin, Juventusin, Real Madridin si dhe menaxherin e ri të Chelseat, Carlo Ancelottin.

    “Nuk kam asgjë për të thënë për Realin. Ne mund të mos luajmë kurrë me ta këtë sezon. Nuk kam frikë nga ta. Nuk kam frikë as nga ekipet italiane. Ajo çfarë po bëjnë ata është normale. Secili dëshiron të përmirësohet dhe kjo është e dukshme”, ka thënë Mourinho.

    Mourinho po ashtu i ka përshkruar disa pyetje të gazetarëve si homoseksuale. “Pyetjet tuaja më duken gej”, është përgjigjur Mourinho kur është pyetur dy herë se çfarë lloj mbrojtësi dëshiron.

    I pyetur nëse trajneri i ri i Chelseat, Carlo Ancelotti, do t’ia dalë në ish-klubin e tij, portugezi ka qenë i shpejtë, “Ancelotti nuk është shoku im”.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:53 am

    Reali pranon ofertën e Stuttgatit për Huntelaar
    Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Real Madridi ka pranuar ofertën prej 20 milionë euro të ekipit të Bundesligës, Stuttgart, për sulmuesin Klaas-Jan Huntelaar, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri Manuel Pellegrini.

    “Është e vërtetë se ka negociata me Stuttgart për Huntelaar, të cilat janë në një stad të avancuar dhe ne jemi në një pikë kur vetë lojtari duhet ta marrë vendimin rreth kësaj çështje”, ka thënë drejtori sportiv i Realit, Miguel Pardeza.

    “Jorge Valdano do të bisedojë me të për ta informuar për situatën dhe për ta mësuar qëndrimin e tij. Fjala e fundit do t’i takojë Huntelaar”, ka shtuar Pardeza.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:53 am

    Cerezo: Atletico nuk do të shesë asnjë lojtar
    Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, është zotuar se asnjë nga lojtarët e tij nuk do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.

    Mediat vazhdojnë të shkruajnë për një kalim të Diego Forlan në Barcelona dhe lëvizje të Sergio Aguero drejt Manchester United, por Enrique Cerezo premton se nuk do të ketë largime por ndoshta vetëm ndonjë arritje.

    “Laportës i pëlqen Forlan? Edhe mua më pëlqen Lionel Messi. Nuk do të shesim asnjë lojtar, as Maxi, Simao, Kun ose Forlan”, ka thënë Cerezo për AS, duke shtuar se shpreson të ketë “edhe një nënshkrim të ri nëse gjithçka shkon sipas planit”.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:53 am

    Zyrtare: City heq dorë nga Samuel Eto'o
    Manchester City ka konfirmuar se që sonte i ka dhënë fund përpjekjes për të angazhuar sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto'o, të cilin klubi anglez ishte në rrugë për ta bërë lojtarin më të paguar në botë.

    “Samuel Eto’o padyshim se është një lojtar i mirë, por rrethanat përqark tij ishin të tilla që marrëveshja nuk mundi të kompletohet. Tash mendojmë se është koha për të ndjekur aventura të tjera dhe kemi një plan transferues të qartë dhe strategjik, të cilin vazhdojmë ta ndjekim”, ka thënë drejtori ekzekutiv, Garry Cook.

    Klubi anglez thuhet se kishte bërë ofertë prej rreth 25 milionë eurosh për lojtarin, dhe u raportua se ishte i gatshëm t’i ofronte atij pagë prej 200 miljë funte në javë.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:53 am

    Ancelotti premton se do të jetë i veçantë
    Menaxheri i ri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka pohuar se ai synon ta shndërrojë në të paharrueshme kohën e tij në Londër.

    Italiani ka ngritur super kur është krahasuar me Jose Mourinhon, njeriun që fitoi ligën angleze me blutë dhe nën drejtimin e Interit u tregua një kundërshtar i fortë në Itali për Ancelottin, kur ky udhëhiqte Milanin.

    “Mourinho është një trajner i shkëlqyeshëm, pasi ai ka fituar shumë trofe, por nuk është ka luftë në mes nesh. Është natyrale që ai është i popullarizuar në Chelsea, pasi fitoi Ligën Premier, por edhe unë dua të fitoj”, ka thënë Anelotti.

    “Edhe unë dua të jem i popullarizuar në mesin e fansave. Jam i sigurt se edhe nëse koha ime këtu do të jetë e gjatë ose e shkurtë, dua që njerëzit të më mbajnë mend”, ka shtuar italiani.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:54 am

    Benitez: Nuk do të ketë nënshkrim të madh
    Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, nuk pret ndonjë nënshkrim tjetër për ‘shumë, shumë para’, pasi së fundi u përfol se mund të bëjë ofertë për anësorin francez Franck Ribery.

    “Do të isha vërtet i kënaqur nëse do të mund ta mbaj këtë ekip të bashkuar, pasi nuk mendoj se na duhen shumë gjëra. Nuk mendoj se do të nënshkruajmë me ndonjë për shumë, shumë para, ndoshta vetëm me dikë që mund të përshtatet në ekip”, ka thënë Benitez.

    “Tash mendojmë për ngritjen e formës së lojtarëve, nuk mendojmë për tregun e transferimeve. Kemi kualitet dhe kemi shanset tona sërish”, ka shtuar spanjolli.

    Pasi ka harxhuar 17 milionë euro për Glen Johnson i cili arriti nga Portsmouth, prioritet tjetër i Benitez do të jetë të mbajë në ekip dyshen e mesfushës Javier Mascherano dhe Xabi Alonso.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:54 am

    Llorente: Nuk ka ofertë të Barcelonës për Villan
    Presidenti i Valencias, Manuel Llorente, thotë se asnjë ofertë nuk ka arritur për sulmuesin David Villa.

    “Jo, nuk ka asgjë të re. Ne nuk kemi marrë oferta për Villan, andaj nuk kemi asgjë për të thënë. Gjithë kjo po bëhet shumë e mërzitshme”, ka thënë Llorente.

    I pyetur për komentet e fundit të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, se blaugranët kanë dërguar ofertë të re, Llorente është përgjigjur: “Atëherë pyeteni Laportën. Nëse ai ka bërë ofertë, ai e din. Unë përsëris se ne nuk kemi pranuar asgjë”.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:54 am

    Nesta: Inter dhe Juventus janë favoritë
    Mbrojtësi italian Alessandro Nesta ka thënë se Interi dhe Juventusi janë më të përgatitur se rosonerët, por ka paralajmëruar kritikët të mos e eliminojnë as Milanin.

    “Milani është një mister. Nëse të gjithë lojtarët që ishin sezonin e fundit rikthehen, atëherë ne mund të jemi një surprizë e madhe”, ka thënë Nesta.

    “Leonardo është një entuziast i madh dhe do t’ia dalë. Por Pirlo është një lojtar i pazëvendësueshëm dhe shpresoj ai të qëndrojë. Interi ende do të ketë diçka më shumë se ne dhe po ashtu edhe Juventus”, ka shtuar italiani.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:55 am

    Barcelona kthehet kah mbrojtësi i Osasunas, Monreal
    Mbrojtësi i Osasunës, Nacho Monreal, është caku i ri befasues i kampionit të Evropës, Barcelona.

    Marca shkruan se, të lodhur nga kërkimi i mbrojtësit të majtë të Deportivo La Coruna, Luis Filipe, drejtuesit e Barcës janë duke kërkuar të bisedojnë me Osasunën për të arritur marrëveshje për përfaqësuesin e kombëtares U21 të Spanjës, Monreal.

    Barcelona po ashtu vazhdon të ruajë interesimin edhe për mbrojtësin e Corinthians, Andre Santos, por nuk dëshiron të futet në garë me klubet italiane Roma dhe Juventus, për të marrë shërbimet e brazilianit.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:55 am

    Juve i ofron rol teknik Nedvedit
    Mediat italiane raportojnë se Juventusi është i gatshëm t’i ofrojë mesfushorit çek Pavel Nedved një rol teknik në krah të trajnerit Ciro Ferrara.

    Presidenti i biankonerëve Giovanni Cobolli Gigli shpreson që Pavel Nedved do të rikthehet në klub në rolin teknik, derisa mesfushori ka vendosur të pensionohet.

    “Kam folur me Nedved shumë herë. Ai e di se dyert në Juventus janë të hapura për të. Ne i kemi lënë raportet e mira pas ndeshjes me Lazion”, ka thënë presidenti i Juves, Coboli Gigli.

    Së fundi u raportua se Interi i kishte ofruar lojtarit marrëveshje dyvjeçare, por duket Nedved më shumë do të preferojë stolin teknik te Juventusi.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Sat Jul 11, 2009 5:55 am

    Lazio afër angazhimit të Julio Cruz
    Lazio ka vendosur të futet në garë për të marrë shërbimet e ish-sulmuesit të Interit, Julio Cruz, i cili është në kërkim të një klubi të ri.

    Argjentinasi është lidhur me një kalim në Napoli, Roma dhe Fiorentina, pasi kalimi i tij në Panathinaikos u bllokua për shkak të pagës së vogël që ofronte klubi grek.

    Corriere Dello Sport shkruan se klubi romak tash ka kthyer vëmendjen për të marrë lojtarin e lirë dhe është afër të mposhtë konkurrencën e klubeve tjera nga Serie A.

    Claudio Lotito e sheh Cruz si një zëvendësim për Goran Pandev, i cili pavarësisht se është në prag të largimit, ende nuk ka gjetur një klub të përshtatshëm.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:00 am

    Hughes i vendosur të transferojë Lescott
    Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, dëshiron të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen me mbrojtësin e Evertonit, Joleon Lescott.

    Sipas Mail on Sunday, çfarëdo që vendos kapiteni i Chelseat, John Terry, Hughes është i vendosur të transferojë edhe Lescott për të forcuar mbrojtjen.

    27-vjeçari ka një lidhje të fuqishme me menaxherin David Moyes që kur skocezi e transferoi atë nga Wolves dhe i ndihmoi të bëhet një prej mbrojtësve më të mirë në Premier League, si dhe një pjesëtar i rregullt i kombëtares angleze.

    Por shansi për të marrë më shumë se 100 mijë euro në javë si edhe projekti premtues i Cityt mund të jenë një nxitje për lojtarin, ndërsa oferta e pasur nga City mund të jetë e kënaqshme edhe për Evertonin.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:01 am

    Benitez: Kemi pasur oferta për Torres
    Trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka njoftuar se Liverpooli ka refuzuar një numër të madh ofertash për sulmuesin Fernando Torres.

    Chelsea, Manchester City, Manchester Unitedi dhe Real Madridi janë skuadrat të cilat kanë kërkuar shërbimet e sulmuesit spanjoll, mirëpo Torres është i lumtur në Anfield.

    “Kemi pasur disa oferta të mëdha për disa nga lojtarët kyç këtë verë, duke përfshirë edhe Torresin. Klubet e kërkonin Fernandon dhe ne jemi kontaktuar nga agjentët e këtyre klubeve. Mirëpo ne e dinim se cilado ofertë që vinte, përgjigja ishte JO”, ka thënë Benitez.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:01 am

    Terry kërkon të bisedojë me Cityn
    Kapiteni i Bluve, John Terry, ka kërkuar nga drejtuesit e Chelseat që ta lejojnë të bisedojë me Manchester Cityn.

    “News of the World” njofton se mbrojtësi anglez ka kërkuar nga pronari i Chesleat, Roman Abramovich, që t’i jep lejë që të takohet me përfaqësuesit e skuadrës ‘pasanike’.

    Klubi dhe Abramovich nuk dëshirojnë ta lejojnë largimin e Terryt as për 50 milionë funte, mirëpo vetë lojtari dëshiron të takohet me drejtuesit e Cityt për të dëgjuar se çfarë ofrojnë ata për të.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:01 am

    Kaka: Ne kushtojmë shumë
    Njëri nga mega-transferët e sivjetmë të Real Madridit, Ricardo Kaka, thotë se superyjet si ai, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, vlejnë aq sa kanë paguar Mbretërit për të siguruar shërbimet e tyre.

    “Arsyeja që Real Madridi ka vendosur të paguajë aq shumë para për ne është sepse ne vlejmë aq, apo? Sepse ne e kemi treguar vlerën tonë me futbollin që kemi shfaqur gjatë viteve të fundit”.

    “Ne merremi me sportin i cili paguan para për shërbimet tona dhe në këtë sferë këto para ia vlen të paguhen”.

    “Sa i përket Cristiano Ronaldos, i cili është lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, ai ka treguar se është më i miri dhe se vlen të paguhen ato para për të”.

    “Të them të vërtetën, jam i lumtur që Real Madridi ka paguar gjithë ato para për mua. Kjo nuk paraqet ndonjë formë presioni për mua, por është përgjegjësi. Mirëpo në asnjë mënyrë kjo nuk do të krijojë efekt negativ- por e kundërta”, është cituar Kaka nga “Marca”.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:02 am

    Ancelotti: Erdha për ta fituar Ligën e Kampionëve
    Trajneri i ri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka pranuar se arsyeja që ai është caktuar trajner i Bluve është që ta fitojë Ligën e Kampionëve.

    Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, ka shpenzuar shumë para në vitet e fundit, mirëpo skuadra e tij nuk ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve, derisa Ancelotti e ka fituar katër herë trofeun më të çmueshëm të futbollit evropian- dy herë si lojtar dhe dy herë si trajner.

    “Unë jam këtu për ta fituar Ligën e Kampionëve. Unë e kam fituar trofeun dy herë si lojtar dhe dy herë si trajner”.

    “Përkushtimi dhe dëshira është gjithçka në futboll. Duhet të luftosh për sukses- përndryshe dështon”, është shprehur ish-trajneri i Milanit.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:02 am

    Lampard: Rooney më i miri me të cilin kam luajtur
    Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, ka thënë se sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë.

    “‘Wazza’ është më i miri me të cilin kam luajtur ndonjëherë. Kur Wayne ‘eksplodoi’ në skenën e Anglisë në moshën 17-vjeçare, asnjëherë nuk kisha parë si ai dhe si fuqia e tij”.

    “Njohuritë e tij janë të jashtëzakonshme- dhe pikërisht ato janë çelësi i fuqisë së tij. Zola ishte një lojtar i klasit të lartë dhe është po ashtu i tillë edhe si trajner. Mirëpo futbolli të cilin e prodhon Wayne për Anglinë e bën atë lojtar shumë të veçantë”, ka thënë Lampard për “Daily Star Sunday”.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:02 am

    Liverpool kishte menduar të transferojë Owenin
    Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, do të mund të nënshkruante sërish me ish-sulmuesin e të kuqve, Michael Owen, nëse 29-vjeçarit do t’i ishte ofruar vend në ekipin e parë.

    “Ne kishim kontakte me njerëz të ndryshëm dhe ishin duke e analizuar situatën. Por nëse dëshironi të luani me Torres dhe Gerrard, atëherë nuk ka shumë hapësirë për lojtarë të tjerë”, ka thënë Benitez.

    “Kur e bleva prapë Robbie Fowler, ishte një situatë tjetër. Ne jemi duke shikuar dikë, i cili mund të kuptojë rolin e tij qartas dhe ka realizim të mirë. Por ne e kemi Kupën Botërore vitin e ardhshëm dhe të gjithë top-lojtarët dëshirojnë të luajnë. Në pozitën e tij, do të ishte vështirë për Owen të luajë çdo javë në Liverpool”, ka përfunduar Benitez.

    Owen, i mbetur si lojtar i lirë nga Newcastle në fund të sezonit, javën e kaluar befasisht nënshkroi kontratë dyvjeçare me Manchester United.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:02 am

    Cech shpreson në përforcime të reja
    Portieri i Chelseat, Petr Cech, është i patrazuar dhe shpreson se do të ketë arritje të reja në Stamford Bridge, si edhe largime nga klubi.

    “Ekipi gjithmonë ka nevojë për një, dy ose tre lojtarë të rinj. Por kjo varet nga idetë e trajnerit. Ne kemi një trajner i cili dëshiron të mësojë më shumë për ekipin para se të bëjë blerje të reja”, ka thënë çeku.

    “Mendoj se është shumë herët për nënshkrime të reja. Tash do të kalojmë një javë në stërvitje në Londër dhe pastaj do të largohemi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një turne 10-ditor”.

    “Andaj ka ende shumë kohë dhe hapësirë për të bërë përforcime të reja. Jam i sigurt se do të ketë arritje të reja, si edhe largime nga klubi. Chelsea sigurisht se do të bëjë biznes”, ka shtuar Cech.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:03 am

    Del Piero: Juve do të ketë një sezon të shkëlqyer
    Kapiteni legjendar i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka thënë se skuadra e tij është duke u përgatitur për të zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm.

    “Jemi duke punuar me entuziazëm të madh. Këto ditë janë shumë të rëndësishme. Trajneri, stafi dhe disa bashkëlojtarë janë të rinj në skuadër, mirëpo gjithçka po shkon mirë dhe shpresojmë që do të vazhdojë kështu, sepse ne dëshirojmë të fitojmë”, ka thënë ikona bardhezi për “Corriere dello Sport”.

    Ditë më parë transferi i sivjetmë i Juventusit, Diego, e quajti Del Pieron “gjeni të futbollit”, ndërsa kapiteni e ka falënderuar brazilianin, duke shtuar se “ky vit do të jetë shumë më i mirë se viti i kaluar”.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:03 am

    Liverpooli do t’ia trefishojë pagën Mascheranos
    Liverpooli raportohet se synon t’i ofrojë marrëveshje të re duke trefishuar pagën e mesfushorit argjentinas Javier Mascherano, në përpjekje për të eliminuar interesimin e Barcelonës.

    Argjentinasi është një prej mesfushorëve më të mirë në botë, dhe ka tërhequr interesimin e shumë klubeve, por këtë verë Barcelona ka qenë më e përfolura si destinacioni ardhshëm i tij.

    Daily Mail shkruan se Liverpooli është i gatshëm t’i ofrojë Mascheranos, 25-vjeçar, kontratë të re këtë javë me qëllim që ta bindë atë të mbetet në Anfield. Sipas kësaj gazete Benitez po thuajse do t’ia trefishojë pagën me qëllim që ta mbajë atë në klub.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:03 am

    Monaco kërkon Obafemi Martins
    Klubi francez Monaco raportohet se është i interesuar për të marrë shërbimet e sulmuesit të Newcastle United, Obafemi Martins.

    Sunday Sun ka shkruar se klubi nga Ligue 1 i është bashkuar rivalit të tij, Lyonit, dhe është duke hulumtuar mundësinë për të marrë shërbimet e sulmuesit nigerian.

    Por është vështirë e besueshme se Monaco do të mund të jetë në gjendje të kënaqë Martins me ndonjë marrëveshje aq fitimprurëse, sa të kompensojë mospërfshirjen në garat evropiane në sezonin e ardhshëm.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:03 am

    Gudjohnsen në radarin e West Ham
    Sulmuesi i Barcelonës, Eidur Gudjohnsen, ka tërhequr interesimin e ekipit anglez, West Ham United.

    Ish-lojtari i Chelseat ka deklaruar se do t’i pëlqente të rikthehet në Premier League një ditë dhe ai tash mund të ketë rast për këtë, pasi menaxheri i West Ham dhe ish-bashkëlojtar i tij te blutë, Gianfranco Zola, ka shprehur interesim për islandezin.

    “Eidur sigurisht se është një lojtar shumë, shumë i mirë. Jam i sigurt se West Ham nuk është i vetmi ekip që është duke kërkuar lojtarë të mirë si ai”, ka thënë Zola për Sky Sports News.

    “Jemi duke u përpjekur t’i dallojmë cilat mund të jenë dobësitë tona. Sigurisht se do të kemi nevojë të përmirësohemi në sulm dhe kjo është pjesa më e rëndësishme”, ka shtuar italiani.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:04 am

    Laporta: Marrëveshje me Keirrison është afër mbylljes
    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka zbuluar se në ditët e ardhshme pret të përmbyllë marrëveshjen me sulmuesin brazilian të Palmeiras, Keirrison.

    “Ne jemi afër për të mbyllur kontratën me Keirrison, pasi tashmë ka një para-marrëveshje të realizuar. Keirrison është një lojtar të cilin e kemi përcjellë një kohë të gjatë dhe presim ta zbulojmë si përforcim sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Laporta.

    Javën e kaluar presidenti i blaugranëve deklaroi se po të ishte gjithçka në duar e tij, ai nuk do ta ndryshonte aspak formacionin e sezonit të kaluar.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:04 am

    Pellegrini kërkon edhe tre përforcime të reja
    Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, thotë se ekipi i tij ende ka mungesë të tre lojtarëve.

    Pavarësisht harxhimeve marramendëse në Kaka, Cristiano Ronaldo, Raul Albiol dhe Karim Benzema, Pellegrini thotë se opsionet e tij të mesfushës janë të pakta.

    “Departamenti sulmues është i kompletuar. Por ne kemi mungesë të dy mesfushorëve dhe një anësori. Do të doja që ekipi të strukturohet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë kiliani.

    Pellegrini ka thënë po ashtu se ai e ka të përfshirë në planet e tij mesfushorin holandez Wesley Sneijder.

    “Sneijder është një lojtar i shkëlqyeshëm, shumë i nevojshëm për lojën tonë. Do të përpiqemi ta mbajmë. Largimet do të varen nga përforcimet e reja”, ka shtuar Pellegrini.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:04 am

    Leonardo: Fabiano është afër kalimit në Milan
    Trajneri i ri i Milanit, Leonardo, thotë se klubi është afër angazhimit të Luis Fabianos dhe se mungojnë vetëm disa detaje.

    Leonardo mbrëmë e zhvilloi takimin e parë të tij në stolin e trajnerit të Milanit, kur shënoi fitore 2-0 në miqësoren përballë Varese.

    Edhe pse presidenti i klubit Silvio Berlusconi deklaroi se Milani nuk do të paguajë shumë të tepruar për futbollistë të moshuar, Leonardo është optimist dhe thotë se kanë mbetur vetëm detaje të vogla për të angazhuar sulmuesin e Sevillas.

    “Tregu i transferimeve është i hapur deri më 31 gusht dhe shpresoj se do ta kompletojmë përbërjen të cilën e dëshirojmë dhe do të jemi një ekip konkurrues. Sa i takon Luis Fabianos, kanë mbetur të shikohen edhe disa detaje të vogla, por ai është afër kalimit në Milan”, ka thënë Leonardo.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:05 am

    Kaka dëshiron tre trofetë
    Real Madridi është duke ndërtuar një skuadër të fuqishme, ndërsa njëri nga transferët e sivjetmë, Ricardo Kaka, thotë se Los Blancos do të kërkojnë të fitojnë të gjitha trofetë që janë në dispozicion gjatë sezonit që vjen.

    “Do të luftojmë për tre titujt (La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit). Ëndrra ime është që ta ngre trofeun e dhjetë (të Ligës së Kampionëve) në Madrid, mirëpo e di se ajo do të jetë gara më e vështirë për ta fituar”.

    “Barca meritoi ta fitonte secilin trofe sezonin që shkoi. Dhe për ta ndalur Barcën, duhet të japim më të mirën nga vetja”.

    “Të jem i sinqertë, më shumë dëshiroj t’i fitoj tre trofetë, sesa ta fitoj Topin e Artë sërish”, ka thënë 27-vjeçari për “Marca”.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Sun May 19, 2024 10:40 am