Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Shala: Do shqyrtohen opsionet më të mira për privatzimin e PTK-së

    вαмм.
    вαмм.
    Antarë
    Antarë


    Gjinija : Male
    Postimet : 54
    Age : 29
    Reputation : 0
    Pikët : 0
    Registration date : 2008-10-29

    Shala: Do shqyrtohen opsionet më të mira për privatzimin e PTK-së Empty Shala: Do shqyrtohen opsionet më të mira për privatzimin e PTK-së

    Post by вαмм. Wed Oct 29, 2008 3:29 pm

    Komiteti drejtues për privatizimin e PTK-së do t’i shqyrtojë opsionet më të mira për privatizim, përderisa vlerën e përcakton tregu, kështu ka deklaruar Ministri i Ekonomisë dhe Financave (MEF), Ahmet Shala.
    Ai këto komente i bëri të mërkurën pas takimit të parë të Komitetit drejtues për privatizimin e PTK-së, me ç’rast ka pohuar se privatizimi i kësaj ndërmarrje do të zgjasë deri në fund të vitit të ardhshëm.

    Në këtë takim kanë marrë pjesë ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (MTPT), Fatmir Limaj, ai i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Lutfi Zharku etj.

    Ministri Shala, i cili njëherësh është edhe drejtues i Komitetit, ka pohuar se të gjitha opsionet për privatizimin e PTK-së do të jenë të hapura, privatizimi i pjesshëm, i tërësishëm, apo ndonjë model tjetër, ndërsa për vlerën që mund të ketë PTK-ja, ai ka thënë se çështjen e vlerës së një aseti e përcakton tregu.

    “Përcaktimi i çmimit minimal ka qenë një nga metodat e dështuara, sepse ti mund të përcaktosh çmime minimale sa herë të duash, por tregu e vërteton se a ke qenë i saktë apo jo”.

    Ministri Shala ka shtuar se komiteti do të përpiqet që çdo strukturim, apo çdo model që do të jetë si opsion i arsyeshëm, të ketë justifikime në bazë të përvojave më të mira të ekspertëve të nivelit ndërkombëtar dhe atyre vendorë për të përcaktuar opsionet, tha Shala duke shtuar se një grup ekspertësh nga një kompani ndërkombëtare do të bëjë ekspertizën e veçantë dhe për këtë do të diskutohet në takimet të ardhshme, dhe do t’i propozohet Qeverisë së Kosovës për të zgjedhur opsionet.

    Takimi i radhës së këtij komiteti do të mbahet të premten.

      Current date/time is Wed May 29, 2024 11:28 pm