Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Nafta do të dominojë në samitin BE-Rusi

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    Nafta do të dominojë në samitin BE-Rusi Empty Nafta do të dominojë në samitin BE-Rusi

    Post by LibiDinho Fri Nov 14, 2008 9:18 am

    Kriza financiare dhe nafta do të jenë temat kryesore në samitin e BE-së dhe Rusisë që do të mbahet të premten, duke e lënë çështjen e Gjeorgjisë në plan të dytë.

    Samiti një ditor që do të mbahet në Nisë të Francës, do të bëhet për të rinisur bisedimet mbi një pakt ortakërie i cili u la pezull për shkak të mësymjes që bëri Rusia në Gjeorgji në muajin gusht.

    Shtetet e BE-së mbeten të shqetësuara për politikën e jashtme agresive të Rusisë dhe nuk e pranojnë që rifillimi i bisedimeve do të thotë se biznesi do të shkojë si normalisht me Moskën. Por gjithashtu thonë se është shumë e rëndësishme të ruajnë lidhjen me furnizuesin e tyre kryesor të gazit natyror dhe naftës.

    Menjëherë pas samitit, presidenti francez, Nikolas Sarkozi, udhëheqësit evropianë dhe presidenti rus Dimitri Medvedev do të nisen menjëherë për në takimin urgjent me udhëheqësit e G20 në Uashington për të diskutuar mbi reformat në sistemin financiar.

    "Tema kryesore do të jetë gjendja ekonomike në të cilën ndodhemi," tha ambasadori rus në BE, Vladimir Çizhov. "Sigurisht, asnjë treg në botë nuk është imun, këtu përfshihet dhe ekonomia e Rusisë."

    Shqetësimi kryesor i BE-së është sigurimi i naftës, ku Rusia është furnizuesi kryesor i gazit dhe furnizuesi numër dy i naftës.

    Kryeministri rus, Vladimir Putin nuk bëri shumë për të qetësuar BE-në kur deklaroi të mërkurën se Moska mund të hidhte poshtë projektin për gazsjellësin që do kalojë në Detin Baltik, nëse Evropa vazhdon ta shtyjë këtë projekt.

    Gazsjellësi që do të lidhë Rusinë dhe Gjermaninë ka ndezur protesta në vende si Polonia, Lituania dhe Estonia, të cilat janë inatosur sepse gazsjellësi nuk kalon në territorin e tyre.

    Putin ofroi një koncesion domethënës për një marrëveshje që ka penguar ratifikimet e BE-së ndaj kërkesës së Rusisë për t’u anëtarësuar në Organizatën Botërore Tregtare, duke thënë se do të vonojë vendosjen e taksave për eksportin e drurit bruto.

    Komisionerja e Organizatës Tregtare Evropiane, Katerin Ashton tha se vendimi i Rusisë për të mos vënë taksa të larta për materialin drusor, ishte një hap vendimtar për pranimin e saj në Botërore Tregtare.

    Rusia ka mirëpritur vendimin e BE-së për rifilluar bisedimet, dhe një zyrtar i lartë tha se raundi tjetër do të zhvillohet më 25 nëntor. Çizhov tha se kishte besim që takimi do të bëhej para fundit të vitit.

      Current date/time is Sun May 19, 2024 8:11 pm