Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Fjali Te Arta

    Geto..
    Geto..
    A.i Rregullt
    A.i Rregullt


    Gjinija : Male
    Postimet : 156
    Age : 29
    Reputation : 0
    Pikët : 166
    Registration date : 2009-08-09

    Fjali Te Arta Empty Fjali Te Arta

    Post by Geto.. Sun Aug 09, 2009 4:30 am

    1. Heshtja jo gjithherë është ar!

    2. Ka shumë veta që vezullojnë në formë, por që janë të brishtë në përmbajtje!

    3. Shoku i vërtetë t’i zbulon dobësitë me kohë . Ka “shokë” që dobësitë t’i mbulojnë, përderisa ato të bëhen shumë, pastaj bëhet vonë!

    4. Ata që vetvetes i shkaktojnë probleme në jetë, nuk kanë kujt t’i ankohen!

    5. Të ligjtë gjithmonë gjuajnë na pusia, ata kurrë nuk dalin përball!

    6. Çdo kush ka të drejtën e fjalës. Lum ai që ka durim të dëgjoi llafazanët!
    Geto..
    Geto..
    A.i Rregullt
    A.i Rregullt


    Gjinija : Male
    Postimet : 156
    Age : 29
    Reputation : 0
    Pikët : 166
    Registration date : 2009-08-09

    Fjali Te Arta Empty Re: Fjali Te Arta

    Post by Geto.. Sun Aug 09, 2009 4:30 am

    7. Njerëzit kanë të drejtën e fjalës, kjo s’nënkupton se të gjithë janë të zotë e sajë!

    8. Ata që kritikën kanë në rend të parë - punën e kanë të fundit!

    9. Njeriu duke folur për një çështje të caktuar, ngërthen në vete aftësinë, kulturën, diturinë...Ka disa që nuk flasin, duke dashur që me heshtje të mbulojnë paaftësinë e vet!

    10. Sinqeritet mbrohet me fuqinë e shpirtit, prandaj njerëzit e sinqertë edhe rrëmbehen!

    11. Atje ku përdhunohet drejtësia, pa dyshim se mungon fuqia e ligjit!

    12. Aty ku dëgjohet zëri i fëmijës, ka gjallëri, ka ardhmëri!
    Geto..
    Geto..
    A.i Rregullt
    A.i Rregullt


    Gjinija : Male
    Postimet : 156
    Age : 29
    Reputation : 0
    Pikët : 166
    Registration date : 2009-08-09

    Fjali Te Arta Empty Re: Fjali Te Arta

    Post by Geto.. Sun Aug 09, 2009 4:30 am

    13. Në mes atyre që pranojnë realitetin, dhe atyre që mohojnë këtë, është lumi i mjerimit!

    14. Dënimi më i rëndë është, kur njerëzit nuk mund ta shikojnë njëri - tjetrin në sy!

    15. Ata që imagjinatën nuk e kanë të zhvilluar, për t’i bërë gjërat e mëdha realitet - çdo gjë që pason më vonë si produkt i punës, ia veshin spontanitetit!

    16. Kureshtarëve iu mungon kultura e dëgjimit!

    17. Nëse të gënjejnë dy herë, zgjohu nga verbërimi i besimit, se do të gënjejnë prapë!

    18. Vetëm injorantët besojnë në çdo gjë!
    Geto..
    Geto..
    A.i Rregullt
    A.i Rregullt


    Gjinija : Male
    Postimet : 156
    Age : 29
    Reputation : 0
    Pikët : 166
    Registration date : 2009-08-09

    Fjali Te Arta Empty Re: Fjali Te Arta

    Post by Geto.. Sun Aug 09, 2009 4:31 am

    19. Njerëzit e mëdhenj të gjitha aftësitë e veta i përdorin në shërbim të atdheut. Njerëzit e ulët të gjitha aftësitë e veta i përdorin kundër atdheut!

    20. Ka disa që kur i hipin atit, mendojnë se do të janë kalorës përjetë. Pikërisht ata bien në të parin hendek!

    21. Nga poshtë i sheh lartësitë më mirë, nga lartë gjërat të duken të vogla!

    22. Erërat e dimrit nuk kanë për mision freskimin!

    23. Buzëqeshja zgjat jetën, por varët se çka fshihet pas saj: intriga, cinizmi, hipokrizia, injoranca, sarkazmi, servilizmi, shpotia, dashuria, apo sinqeriteti!

    24. Të vërtetës mos iu friko kurrë, sepse mbjell hijen e dyshimit mbi te!
    Geto..
    Geto..
    A.i Rregullt
    A.i Rregullt


    Gjinija : Male
    Postimet : 156
    Age : 29
    Reputation : 0
    Pikët : 166
    Registration date : 2009-08-09

    Fjali Te Arta Empty Re: Fjali Te Arta

    Post by Geto.. Sun Aug 09, 2009 4:31 am

    25. Vetëm njerëzit e dobët nuk i binden arsyes, për veprim në dobi të progresit!

    26. Armiku do të te ndjek pa pushim - përderisa ti ikën pa ndalur para tij!

    27. Qëllimkëqijtë ngurrojnë ta mbrojnë të vërtetën!

    28. Gatishmëria për tu ndeshur me të vërtetën- tregon sinqeritetin njerëzor!

    29. Madhështor të bënë shërbimi ndaj atdheut, rënia për te është hyjnizim i këtij misioni!

    30. Përkushtimi dhe sakrifica ndaj çështjeve të mëdha, të bëjnë të pavdekshëm!
    Geto..
    Geto..
    A.i Rregullt
    A.i Rregullt


    Gjinija : Male
    Postimet : 156
    Age : 29
    Reputation : 0
    Pikët : 166
    Registration date : 2009-08-09

    Fjali Te Arta Empty Re: Fjali Te Arta

    Post by Geto.. Sun Aug 09, 2009 4:32 am

    31. Të ligjtë - vetëm ligësi ofrojnë- sa më larg prej tyre, jeni larg ligësive!

    32. Me armiqtë kurrë mos u bënë i sinqertë- ata të vrasin, pikërisht me sinqeritetin tënd!

    33. Kush vuan nga pasionet e ulëta, tradhtinë e ka si mjet triumfi!

    34. Ti ktheve dashurinë në urrejtje, duhet shumë kohë për të tjerëve, që urrejtjen ta kthejnë në dashuri!

    35. E vërteta duhet të thuhet me guxim, pavarësisht nëse u pëlqen të tjerëve

    Sponsored content


    Fjali Te Arta Empty Re: Fjali Te Arta

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Wed May 08, 2024 9:19 am