Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

2 posters

    Hyrje ne shkencen e hadithit

    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by NIKE Sat Jun 27, 2009 4:45 am

    Cfare eshte mustalahul hadithi?

    El-Mustalah el-hadith eshte shkenca e studimit te hadithit qe mundeson njohjen e terminiologjise, principeve, kushteve dhe rregullave nepermjet te cilave mundesohet stabilizimi i gjendjes se transmetuesve dhe i asaj qe transmetohet ne lidhje me pranimin apo braktisjen.

    Pra kjo eshte shkenca qe mundeson qartesimin mes haditheve te pranuara dhe te braktisura sipas autenticitetit te tyre. Kjo eshte nje nga shkencat me te nderuara dhe njohesit e saj jane nga dijetaret me te nderuar te Islamit pasi ata jane ata qe qartesojne per umetin gjendjen dhe vertetesine e gjykimeve duke iu referuar asaj qe eshte padyshim e sakte.

    Pse nevojitet shkenca e mustalahul hadithit?

    Allahu ka urdheruar te Derguarin e Tij duke i thene:

    "....Ne ta kemi shpallur shpalljen ty qe tu shpjegosh njerezve cfare shpallet per ta dhe qe te bejne kujdes" (16:44)

    Ky urdher ne vetvehte konsiston ne dy pjese:

    1-Urdheri ndaj Profetit qe te shpalle shpalljen dhe ta shpjegoje ate

    2- Urdheri per ne qe ti permbahemi shpjegimit te Profetit

    Dhe ky urdher eshte perforcuar ne vende te ndryshme ne Kur'an sikurse:

    "O ju që besoni! Mos i vini vehtet tuaja para Allahut dhe të dërguarit të Tij, por kini frikë Allahun..." (49:1)

    "Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtarje që kur Allahu dhe i dërguari i Tij kanë vendosur për një çështje, që ata të zgjedhin ndonjë zgjidhje tjetër për atë çështje. E kush nuk i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij, kanë dalë në rrugë të shtrembër dhe në humbje të hapët.” (33:36)

    “Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e Allahut edhe pse u qe sqaruar rruga e drejtë dhe kundërshtuan të dërguarin, ata s’mund t’a dëmtojnë aspak Allahun. Ai do t’ua shkatërrojë veprat e tyre.O ju që besoni! Bindjuni Allahut dhe të dërguarit dhe mos i shkatërroni veprat tuaja”.(47:32-33)

    “Kush kundërshton të dërguarin pasi i bëhet e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga besimtarët i japim ç'ka zgjedhur dhe do t’a hedhim në xhehenem. Sa përfundim i keq. (4:115).

    Duke pasur parasysh qe nje urdher i tille eshte aq preciz dhe aq me pasoja po qe se nuk ndiqet, eshte e natyreshme qe dikush duhet te sigurohet mire per gjithecka qe i ofrohet nga dija/feja se vertete kjo gje qe i ofrohet eshte nga profeti ose jo. Nese eshte nga profeti nuk levizet as djathtas e as majtas por i duhet nenshtruar asaj e nese eshte nga tjeter vec profetit, duhet pare dhe analizuar. Imam Melik Allahu e meshirofte tha te verteten kur tha se secilit do ti pranohen dhe do ti refuzohen theniet e tija pervec profetit.

    Pra te siguruarit e dijes/fese se ajo vjen nga burimi kryesor nga vete profeti per te cilin Allahu te ka urdheruar qe ti referohesh per cdo ceshtje qofte kjo e madhe apo e vogel eshte pjese e fese dhe eshte detyrimi i pare qe bie mbi robin e Allahut. Vertete qe Allahu nuk mund te adhurohet pos me ate qe Ai ka kerkuar nga ne dhe sipas menyres qe Ai ka percaktuar per ne. Kjo nuk mund te arrihet pos me ndjekjen e te derguarve te Tij. Allahu e ka perfeksionuar dhe percaktuar rrugen qe duhet ndjekur me ardhjen e Muhamedit tek tere njerezit dhe xhinet bashke. Pra askush nuk mund te njohe, te adhuroje dhe te afrohet tek Allahu pos sipas asaj me te cilen u dergua Muhamedi. Kjo ka dy fusha:

    1-Permbajtja me te cilen Muhamedi u dergua

    2-Menyra e plotesimit te saj

    Qe te dyja keto duhen plotesuar plotesisht dhe njekohesisht. Dhe nuk mund te plotesohen asnjera nga keto pervec sipas transmetimeve te sakta dhe precize te vertetuara qe kane ardhur nga ai qe "....nuk flet nga mendja e tij. Seshte tjeter vec shpallje qe i shpallet" (53:3-4).

    Dhe transmetimet qe te verifikohen dhe te saktesohen apo braktisen duhet qe te behet kjo mbi dije te qarte dhe precize. Kjo dije e qarte dhe precize duhet te jete nje dije e kodifikuar drejt dhe e percaktuar si ne princip edhe ne detaje. Dhe shkenca qe kryen kete funksion eshte mustalah el hadith.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by NIKE Sat Jun 27, 2009 4:49 am

    Disa principe qe duhen njohur per kedo qe deshiron te studioje mustalah.

    Principi i pare:

    Diferencimi mes pranueshmerise dhe braktisjes se informacionit/transmetimit duke marre parasysh mbartesit e saj.

    Di, Allahu te udhezofte ne ate me te cilen Ai eshte i kenaqur se kjo fe eshte e bazuar mbi argumente te qarte dhe precize. Kjo fe eshte transmetuar nga besniket e saj tek besniket pasardhes e keshtu me rradhe. Kjo fe eshte sikurse hallkat e zinxhirit te lidhura fort njera me tjetren dhe ne harmoni me njera tjetren. Per aq kohe sa hallkat e zinxhirit jane te pa demtuara sigurohet vazhdueshmeria dhe zgjatja e ketij zinxhiri e nese ne te hyn nje hallke e ndryshkur dobesohet tere pjesa e varur mbi kete hallke.

    Domosdoshmerisht behet e qarte dhe e obligueshme kujdesi dhe perzgjedhja e hallkave qe te sigurohet vazhdimesia e shendeteshme e ketij zinxhiri sa qe hallka e fundit e tij te arrije te jete ne harmoni totale me te paren.

    Di, Allahu te meshirofte dhe te drejtofte ne bindje ndaj tij se nuk i lejohet askujt te flase per kete ceshtje (Islamin) sipas deshirave dhe epsheve te tij/tija perkundrazi secili duhet te sigurohet qe ta marre fene e tij/saj te kulluar dhe kristal te qarte ne menyre qe te mos bie ndesh me ate qe Ligjvenesi ka urdheruar apo te mos kundershtoje ate qe i Derguari ka percaktuar. Kjo ne vetvehte sjell domosdoshmerine e perkujdesit ne pranimin e asaj qe sillet duke permbushur keshtu urdherin e Allahut:

    "O ju qe besoni! Nese nje fasik vjen tek ju me nje lajm, verifikojeni ate qe te mos demtoni njerezit gabimisht dhe me pas te pendoheni per ate qe bete" (49:6)

    Perkundrazi jo vetem qe verifikojme lajmin e fasikut por ne te njejten kohe pranojme:

    "...te tille qe ju i pranoni si deshmitare" (2:282)

    "...dy burra te drejte nga mesi juaj" (65:2)

    Natyrshmerisht del qarte fakti se lajmi i fasikut nuk pranohet sikurse edhe deshmia e jo te drejtit braktiset dhe pranimi i transmetimeve edhe pse ndryshon nga deshmia ne disa aspekte, eshte e ngjashme me te ne aspektin me kryesor ngase deshmia e fasikut nuk pranohet nga fukahate sikurse edhe deshmia e te pa drejtit braktiset.

    Ky pranim dhe braktisje nuk duhen bazuar ne epshe apo inate apo deshira personale pasi kjo do te qe ne vetvehte nje kundershtim i urdherit te Allahut. Perkundrazi, veprohet me drejtesi dhe barazi pasi ceshtja qe kerkon gjykim eshte ceshtje madhore dhe mbit te varet fati i individit prandaj duhet kujdes dhe drejtesi ne te.

    Ibn Kajim thekson në "Risalat et-Tebukijah": Allahu i komandon besimtarët që të stabilizojnë barazi dhe drejtësi. Kjo i duhet drejtuar gjithëkujt si armikut edhe mikut. Është tepër e rëndësishme që të stabilizohet drejtësia në lidhje me pozicionet, opinionet dhe animet ngase ato i referohen urdhëresave të Allahut dhe mësimeve të Tij. Të stabilizosh pozicionet, opinionet dhe animet duke u bazuar në dëshira dhe paragjykime, bie ndesh me urdhëresat e Allahut dhe udhëzimit të të Dërguarve. Përkundrazi, stabilizimi i tyre me drejtësi është misioni i pasardhësve besnikë nga ndjekësit e çdo të Dërguari në ymetin e tij. Askush nuk e meriton të përshkruarit e drejtësisë përveç atyre që stabilizojnë drejtësi të plotë në këto çështje dhe kështu duke plotësuar këshillën e kërkuar për Allahun, Librin e Tij, të Dërguarin e Tij dhe adhuruesit e Tij. Ata janë në vërtetësi trashëgimtarët e mesaxhit dhe jo dikush që merr shokët apo miqtë e tij, opinionet, dhe animet si masa dhe kritere të drejtësisë. Sa larg është një person i tillë nga stabilizimi i drejtësisë që Allahu ka obliguar mbi gjithëkënd sidomos në çështjet e besimit ku obligimi i drejtësisë është shumë më i madh...".

    Dhe ajo qe kihet parasysh ne drejtpeshimin e individeve qe transmetojne eshte pozicioni i tyre fetar dhe veprimtaria e tyre sikurse Bukhari transmeton nga Umari se ai tha: "Njerëzit qenë gjykuar sipas shpalljes gjatë kohës së Profetit por tani nuk ka më shpallje. Tani ne do u gjykojmë ju sipas veprave që bëni".

    Principi i dytë


    Zinxhiri i transmetimit është pjesë e fesë dhe transmetimi i takon vetem te besueshmeve. Kritikimi i transmetuesve si pasoje e asaj qe gjendet tek ta jo vetëm që është e lejuar por është obligim. Kjo nuk është ajo që është ndaluar si mbajtje neper gojë e dikujt por përkundrazi është nga mbrojtja e fesë Islame.

    Imam Muslim ne Mukadimah-n e sahihut të tij transmeton se Ibn Sirin tha: "Vërtetë që kjo dije është fe, pra kujdes se nga e merr fenë tënde".

    E Abdullah Ibn Mubarek thoshte: "Zinxhiri i transmetimit të haditheve tek unë është pjesë e fesë. Sikur të mos kishte qenë për zinxhirin e transmetimit, kujt ti tekej do te fuste në fe çfarë ti tekej".

    Dhe Ibn Sirin tha: "Nuk pyetej për zinxhirin e transmetimit por kur fitneja u bë e pranishme, ata (njerëzit e dijes në fe) thoshin: Na tregoni njerëzit tuaj (nga të cilët i keni marrë transmetimet)! Ata që ishin nga njerëzit e sunetit, u pranohej hadithi ndërkohë që ata që ishin nga bidatçinjtë nuk u merrej hadithi".

    Ibn Ebi Zinad transmetoi nga i ati që: "Unë kam takuar në Medina 100 individë (që transmetonin hadithe). Të tërë ishin të besueshëm. Dhe transmetimi nuk merrej prej tyre e thuhej: ata nuk janë nga njerëzit e tij (transmetimit që janë verifikues dhe kërkues).

    E sa i përket denoncimeve te gënjeshtarëve dhe braktisjes së trilluesve librat e dijetarëve të hadithit janë të mbushur plot e përplot dhe kjo nuk është konsideruar nga marrja nepër gojë e dikujt dhe vetë hadithet e transmetuara nga Profeti dëshmojnë për këtë hadithe të ndryshme dhe prej tyre:

    "Dikush kërkoi të leje të hynte të takonte profetin dhe profeti tha:- Le të hyjë por ai është i keq me familjen e tij". (Bukhari dhe Muslim nga Aisha)

    Profeti tha: "Unë nuk besoj se filani dhe filani (dy hipokritë) pëlqejnë diçka nga besimi ynë" (Bukhari nga Aisha)

    Profeti tha: "Sa i përket Muawijes ai është i varfër dhe nuk ka pasuri. Abu Jahm nuk e lëshon shkopin nga dora. Martohu me Usamën më mirë..." (Bukhari dhe Muslim nga Fatima bint Kais)

    Principi i tretë

    Qartësimi i humbjes së atij që gënjen për profetin duke transmetuar atë që ai në të vërtetë nuk ka transmetuar.

    Muslim transmeton nga Aliu se Profeti tha: "Mos gënjeni për mua se vërtetë kush gënjen për mua do të hyjë në zjarr".

    Muslim transmeton se Enes Ibn Melik tha se Profeti tha: "Kush gënjen për mua me qëllim, për të është pragatitur një ndenjëse në xhehenem".

    Muslim transmeton se Abu Hurrejra tha: " Kush gënjen për mua qëllimisht, për të është një ndenjëse në xhehenem".
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by NIKE Sat Jun 27, 2009 4:50 am

    Principi i katërt

    Qartësimi i ndalesës së transmetimit të gjithëçkaje që dëgjon dhe ai që merr pjesë me dije në përhapjen e gënjeshtrës është njëri prej gënjeshtarëve.

    Muslim transmetoi nga Mughira Ibn Shuba se Profeti tha: "Kush transmeton në lidhje me mua një hadith dhe e di që kjo është gënjeshtër, ai është njëri nga dy gënjeshtarët".

    Muslim (në mukadimah) transmetoi nga Hafs ibn Asim se Profeti tha: "Është mjaft për dikë që të jetë gënjashtar po qe se transmeton gjithçka dëgjon".

    Muslim transmetoi (në mukadimah) se Ibn Wahb tha se Melik i tha atij: "Dikush nuk do të bëhet imam që respektohet derisa të heqë dorë nga transmetimi i gjithëçkaje që ai dëgjon".

    Principi i pestë

    Ndalesa e transmetimit nga jo të besueshmit dhe ndalesa e ndjekjes së transmetimeve të tyre.

    Muslim transmeton (në mukadimah) nga Abu Hurrejra se Profeti tha: "Do të ketë në ditët e fundit gënjeshtarë dhe trillues. Do u vijnë juve me hadithe që kurrë nuk i keni dëgjuar, as ju e as baballarët tuaj. Kini kujdes se mos u çojnë shtrembër e bëhen sprovë për ju".

    Principi i gjashtë

    Allahu do të ngre prej robëve te Tij nga ata që gjithmonë do të kujdesen për ruajtjen e fesë në përgjithësi dhe haditheve në veçanti dhe Allahu e ka ngritur këtë umet mbi të tjerët me zinxhirin e transmetimit.

    Ibn El-Wazir transmeton nga Muadh ibn Xhabal nga Profeti se ai tha: "Kjo dije do të mbahet nga besnikët e çdo brezi. Ata do të qartësojnë (duke e pastruar nga) shtrembërimet e tejkaluesve dhe shtesat e trilluesve dhe shpjegimet e injorantëve" (sheikhAlbani tha në mishkat se është sahih)

    Khatib el-Baghdadi përmend në "Tehdhib sharaf as'habul hadith" nga Ibn Mudhafar se tha: "Vërtetë Allahu e nderoi këtë umet dhe e fisnikëroi atë me zinxhirin e transmetimit. E nuk ka asnjë nga umetet të hershëm apo kontemporanë që kanë zinxhir transmetimi. Përkundrazi ata kane papiruse në duart e tyre dhe dijetarët e tyre kanë krijuar konfuzion në librat e tyre. Ata nuk kanë asnjë metodikë për të dalluar çfarë është shpallur në Tawrat dhe Inxhil dhe asaj që është këshilluar nga profetët nga ajo që i është bashkangjitur librave të tyre nga transmetimet nga transmetues të pa besueshëm. Ndërsa ky umet shkruan hadithe nga një transmetues i njohur në kohën e tij, i famshëm për besnikërinë dhe integritetin e tij dhe që transmeton nga dikush tjetër që është tamam si vetë ai. Më pas ata hulumtojnë këto transmetime në mënyrën më strikte, derisa arrijnë të dallojnë memorizuesit më të mirë, e pastaj ata që vijnë pas tyre. Ata që janë pë preçizë dhe egzakt, e pastaj ata që vijnë pas tyre dhe ata që shoqëruan për kohën më të gjatë ata nga të cilët transmetojnë në dallim nga ata që kaluan periudhën më të shkurtër me ta. E pas tërë kësaj ata (muslimanët) shkruajnë hadithe nga të paktën 20 këndvështrime të ndryshme zinxhiri transmetimi dhe kështu pastrojnë hadithin nga tërë gabimet dhe saktësojnë tekstin e tij".

    Principi i shtate

    Zinxhiri i tansmetimit eshte permendur ne Kur'an dhe mbrojtesit e tij dhe ndihmesat e tyre jane njerezit me te mire.

    Allahu thote: "A nuk e shikoni qe keto qe ju adhuroni vec Allahut? Me tregoni se cfare kane krijuar ne toke apo c'pjese kane ata ne qiej? Sillmeni nje liber para ketij apo ndonje gjurme dije nese thoni te verteten!" (46:4)

    Ramhurmuzi tha ne "El-muhadithul fasil" se Ibn Tahman el-warrak (vdiq 125H) tha rreth ketij ajeti (rreth fjaleve gjurme dije): "Zinxhirin e transmetimit te hadithit".

    Khatib Baghdadi tha ne "Sharaf ashabul hadith" per njerezit e hadithit: "Vertete Allahu i beri ata mbrojtesit e fese. Ai hoqi prej tyre (i pastroi ata) kurthin e kundershtimit me kembengulje te mohuesve si pasoje e te permbajturit sipas sheriatit madheshtor (nga ehlul hadith) dhe ata ndiqnin transmetimet e sahabave dhe tabiineve. Keshtu ata mbeten ne nje gjendje memorizimi te transmetimeve. Ata pershkruan shkretetira dhe toka, dhe ata udhetuan neper toke dhe ne det duke kerkuar dijen e sheriatit te Mustafait (Muhamedit) dhe jo duke u mbeshtetur ne opinione apo epshe. Ata e pranuan sheriatin e tij ne fjale dhe vepra dhe e mbrojten sunetin e tij duke memorizuar dhe transmetuar derisa e qartesuan burimin e tere kesaj (sunetit). Dhe ata ishin ne vertetesi me kete qe bene dhe me njerezit e saj. Sa heretike u munduan te perziejne me sheriatin ate qe nuk eshte prej tij dhe Allahu gjithnje mbrojti sheriatin me ashabul hadith? Ata ishin ruajtesit e shtyllave te sheriatit dhe perkujdesesit e ceshtjeve te tij. Nese dikush u kthente shpinen dhe i braktiste ne mbrojtjen e sheriatit, ata prape mbeteshin te vendosur edhe pse pa te ne betejen e mbrojtjes se sheriatit. "Ata jane hizbullah. Vertete grupi i Allahut jane te sukseseshmit" (58:22)

    Principi i tete

    Dija e transmetimeve merret per tu zbatuar dhe nese dikush e merr ate por vepron kunder saj kjo eshte kunder tij.

    Shahrastani tha ne "El-Milal wan-nihal": "Ata u thirren ehlul hadith vetem pse ishin te preokupuar me arritjen e transmetimeve dhe transmetimin e tyre dhe per ndertimin e ahkameve duke u bazuar mbi tekstet. Ata nuk iu referuan as kijasit te qarte e te dukshem e as atij te fshehur per aq kohe sa kishin transmetin ne kete ceshtje".

    Ibn Kutejba tha ne "Tawil mukhtaliful hadith":Ehlul hadithet kapen pas se vertetes ngado qe te jete. Ata e ndjekin ate ngado qe shpresojne ta gjejne ate. Ata afrohen tek Allahu duke ndjekur sunetin e te Derguarit te Allahut dhe duke kerkuar etheret dhe khaberet ne toke dhe ne det, ne lindje dhe ne perendim. E dikush prej tyre e merrte rrugen ne kembe ne kerkim te nje transmetimi apo nje suneti ne menyre qe ta merrte ate direkt nga goja e transmetuesit te saj. E me pas nuk hiqte dore nga kerkimi i transmetimeve derisa ti qartesoheshin te saktat nga te trilluarat, abroguesit dhe te abroguarit, e ata e dinin kush kundershtonte transmetimin ne favor te ndjekjes se mendimit te fukahave. E ata e nxorren kete dhe e prezantuan tek njerezit, derisa e verteta u shfaq pasi ishte zhdukur dhe e ngriten dhe perforcuan pasi ajo ishte shkaterruar dhe copetuar. E ata qe ishin ne pozite kunder sunetit iu nenshtruan atyre (transmetimeve), e ata qe kishin qene te shkujdesur filluan ti kushtojne kujdes atyre dhe filluan te japin fetwah ne perputhje me transmetimet e Profetit edhe pse me pare kishin dhene verdikte ne perputhje me mendimin e filanit dhe halanit..."

    Es-Sixhzi tha ne Risalah: "Keshtu qe ka poshterim per kedo qe eshte kundershtar i sunetit dhe rruges se njerezve te transmetimeve. Dhe nuk ka poshterim aspak per njerezit e transmetimeve ngase ata nuk shpikin asgje ata vetem ndjekin transmetimet. E kushdo qe pretendon se ka poshterim e perulje ne transmetimet pasi ato jane autentikuar, ai nuk do te konsiderohet prej muslimaneve".

    Imam Ahmed tha: "Ehlul hadith jane njerezit me te mire dhe qe e meritojne te flasin per dijen".

    Sufjan eth-thewri tha per ehlul hadithet: "Nese ata nuk vijne tek une, une do u shkoj neper shtepite e tyre".

    Awzai tha: "Kapu pas transmetimeve te atyre qe ishin para teje (selefeve) edhe nese njerezit te braktisin. E kujdes nga opinionet e njerezve edhe nese e zbukurojne kete me fjalet e tyre. E keshtu ceshtja mbetet risi nderkohe qe ti je ne rrugen e drejte ne lidhje me te".

    Hakim tha ne "Marifah ulumul hadith": "...Sikur te mos kishte qene per zinxhirin e transmetimit dhe hulumtimet e ketij grupi (ehlul hadith) ne ceshtjet e tij dhe punes se palodheshme dhe te vazhdueshme ne ruajtjen e tij (zinxhirit te transmetimit), dritat e Islamit do te ishin fikur, dhe njerezit e bidateve do te kishin fituar fuqi ne fe duke shpikur tekste nderkohe qe zinxhir transmetimi do te kishin qene zemrat (epshet) e tyre...".

    Abu Bekr ibnul Arabi (jo Ibn Arabi sufiu) tha: "Allahu e nderoi kete umet me zinxhirin e transmetimit. Ai nuk ua dhuroi askujt tjeter vec tyre. Kujdes pra qe te mos biesh ne shtegun e jehudive dhe te kristjaneve ngase ata transmetojne pa zinxhir transmetimi. Perndryshe do te mohoje bekimin e Allahut mbi ty, do te akuzoje vehten dhe to te ruaje nje vend dhe do ta ndaje ate me ata mbi te cilet ra hidherimi i Allahut dhe do te ndiqje rrugen e tyre".

    Dhe Ibn Tejmia tha ne Fatawa: "E pas kesaj behet e qarte qe njerezit qe e meritojne me teper te quhen grupi i shpetuar, jane ehlul hadithet qe nuk ndjekin askend qorrazi dhe pa kushte pervec te Derguarin e Allahut. E ata jane njerezit me te ditur ne lidhje me theniet e tij dhe gjendjes se tij".

    Keto jane ishin disa nga principet kryesore qe duhen pasur parasysh per kedo qe deshiron te filloje te pershkoje rrugen e arte te ehlul haditheve dhe wallahi shkrimi mund te ishte zgjatur me volume se nuk kane fund levdatat e ehlul haditheve nga njerezit e sunetit por inshallah kaq mjafton sa per te dhene nje shije te esences se kesaj meseleje dhe kush kerkon gjen e uji qe leviz pihet.

    Pra inshallah pas ketyre principeve (e nuk diskutohet qe ka edhe te tjera), inshallah hyjme pak e nga pak ne mustalah el hadith.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by NIKE Sat Jun 27, 2009 4:51 am

    Cilet jane disa nga librat klasike te mustalah el hadithit?

    Libri i pare qe mendohet te jete shkruar ne mustalah el hadith eshte:

    1) "El-muhadithul fasil bejn el-rawi wal wa'i" nga Kadi Abu Muhamed el-hasan ibn Abdurrahmen er-Ramahurmuzi (vdiq 360 H).

    Megjithese eshte nga librat e pare qe kontribuan ne konsolidimin e shkencave te hadithit ai kishte mangesi ne te dhe nuk ishte gjitheperfshires ne usul el hadith sikurse Ibn Haxhar Askalani permendi.

    2) "Ma'rifat ulumul-hadith" nga Abu Abdullah Muhamed ibn Abdullah el-Hakim en-Nisaburi (vdiq 405 H).

    Ky liber permblodhi thuajse 50 klasifikime te hadithit por sikurse Ibn Haxhar tha, kishte mangesi ne te dhe nuk ishte i konsoliduar.

    3) "El-Mustakhraxh ala Marifatil Ulumil-hadith" nga Abu Nuajm el-Isbahani (vdiq 430 H).

    Ky hadith shtoi ne klasifikimet e "Ma'rifat ulumul-hadith".

    4) "El-Kifajah fi marifat usul ilm er-riwajah" nga Abu Bekr Ahmed ibn Ali ibn Thebit el-Khatib el-Baghdadi (vdiq 463 H)

    5) "El-Xhami li adab el-sheikh wal-semi" po nga Khatib el-Baghdadi

    Keto dy libra jane nga librat me te mire te shkruar ne shkencen e ilm ul hadithit.

    6) "El-ilma ila marifat usulir-riwajah wat-tekjidis-seme'a" nga Kadi Ijad ibn Musa el-Jahsibi (vdiq 544 H)

    Liber i shkurter por shume i dobishem.

    7) "Ma' la jesaul-muhaditha xhehluhu" nga Abu Hafs Umar ibn Abdul-Mexhid el-majanaxhi (vdiq 580 H)

    Edhe ky liber ishte i shkurter por i dobishem.

    8) "Ulumul hadith" nga Abu Amr Uthman ibn Abdurrahmen esh-Shahrazuri qe njihet si Ibn Salah (vdiq 643 H).

    Ky liber njihet si "Mukadimah Ibnus-Salah" dhe eshte libri standart ne fushen e mustalah el hadithit.

    9) "Et-Tekrib wa tejsir li-marifat sunanil-beshirin-nadhir" nga Muhijuddin Jahja ibn sharaf en-Newewi (vdiq 676 H)

    Ky ne fakt ishte shkurtimi i librit te tij "el-Irshad" qe ishte bazuar ne Mukadimah-n e Ibn Salah.

    10) "Tedrib er-rawi" shkruar nga Xhelaludin Abdurrahmen ibn Ebi Bekr es-Sujuti (vdiq 911 H)

    Ky ishte nje komentim i librit te imam Newewit qe permendem me lart.

    11) "Ikhtisar Ulum el-hadith" nga Hafidh ibn Kethir (vdiq 774)

    Ky ishte shkurtim i mukadimah-s se ibn Salah

    12) "El-Khulashah" nga Et-Tibi (vdiq 743)

    Edhe ky po ashtu ishte shkurtim i librit te Ibn Salah

    13) "El-Minhal" nga Bedrud-din ibn Xhemah (vdiq 733)

    Po ashtu shurtim i Ibn Salah

    14) "El-Mukni" nga Ibn Mulakin (vdiq 802)

    Po ashtu edhe ky shkurtim i Mukadimah

    15) "Mahasin el-Istilah" nga Balkini (vdiq 805)

    Edhe ky shkurtim i mukadimah-s

    16) "El-Nukat" nga Zarkashi (vdiq 794 H)

    17) "El-Tekjid wal-idah" nga hafidh Zejnudin Abdurrahim Ibn el-Husejn el-Iraki (vdiq 806 H)

    18) "Nazmud durar fi ilmil ether" po nga hafidh Iraki.

    11) "Elfijeh el hadith" po nga hafidh el-Iraki

    Ky ishte nje rishkrim i mukadimah-s se Ibn salah ne forme poezie dhe qe eshte bere shkak per komentime te ndryshme mbi te dy nga te cilat (njeri i shkurter dhe tjetri i gjate) nga vete hafidh Iraki.

    12) "Fet'h el-Mughith fi sherh elfijatil hadith" nga Sakhawi (vdiq 902 H)

    Ky ishte koment i elfijeh-s se hafidh Irakit

    13) "Katar ed-durar" nga Sujuti

    14) "Fet'h el-Baki" nga Zekerijah el-Ansari (vdiq 928 H)

    15) "El-Iktirah" nga Ibn Dekik el-Idd (vdiq 702 H)

    16) "Tenkih el-anzar" nga Muhamed ibn Ibrahim el-Wazir (vdiq 840 H)

    17) "El-mandhumatul Bajkunijeh" nga Umar ibn Muhamed el-Bejkuni (vdiq 1080 H)

    Kjo eshte poema qe kemi paraqitur me siper.

    18) "Elfijeh el-hadith" nga Sujuti

    Kjo eshte poema me permbledhese ne mustalah

    19) "En-Nukhbatul fikr" nga hafidh Ibn Haxhar Askalani

    I jane bere shume komentime nje nga vete autori, nje nga i biri i tij Muhamed, Mulla Aliu (vdiq 1014 H), Munawi (vdiq 1031 H), Muhamed ibn Abdul-Hadi es-sindi (vdiq 1138). Po ashtu eshte permbledhur ne forme poeme edhe nga Et-Tufi (vdiq 893 H) si edhe nga El-Emir Es-San'ani (1182)

    Po ashtu ka edhe shume e shume libra te tjere ne kete fushe dhe kjo tregon interesin dhe kujdesin qe eshte treguar ne kete fushe nga dijetaret e hadithit (Allahu i meshirofte ata qe kane vdekur dhe i ruajte ata qe jane ende gjalle).
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by NIKE Sat Jun 27, 2009 4:54 am

    Metodat e marrjes se transmetimit te hadithit para kompilimit te 6 librave kryesore te hadithit te cileve ne u referohemi sot. (El-Akhdh we'l-Tahamul)

    Kryesisht ishin tete menyra te marrjes se hadithit:

    1) Te degjuarit direkt (el-Sema')

    Kjo menyre konsistonte ne degjimin e drejtperdrejte te hadithit nga mesuesi apo sheikhu qe e kishte transmetuar kete hadith ose nga memorja e tij ose nga shkresat qe kishte ne disponim.

    Ai qe e degjoi hadithin mund ta kete shkruar hadithin sapo e degjoi ose e ka shkruar me pas. Nese ai ishte i vetmi qe ishte prezent gjate transmetimit te hadithit ka shume mundesi qe ai te perdore gjate transmetimit te ketij hadithi termin semi'tu (une degjova filanin...) ose hadathani (filani me tregoi/tha) ose akhbarani ose anba'ani (filani me informoi).

    Kur transmetimi vjen ne kete menyre pritet nga ai qe te jete i formes me perfekte te marrjes se hadithit ngase ne te ka koenfidence rreth saktesise se tij. Nese trensmetuesi nuk ishte i vetem kur degjoi hadithin nga mesuesi apo sheikhu ai mund te perdore shumesin e termave te mesiperm keshtu mund te thote: Semi'na, Hadathana, Akhbarana, Anba'ana.

    Dijetaret kane specifikuar se ajo qe kerkohet nga transmetuesi eshte te mos perdore shumesin nese ai ishte i vetmi qe e degjoi hadithin dhe nese nuk ishte i vetmi qe e degjoi hadithin te permende ata qe e degjuan hadithin me te.

    Sipas nje mendimi tjeter, hadithana dhe akhbarana percjell kuptim me te qarte se semi'na ngase dy termat e pare indikojne qellimin e mesuesit apo sheikut ne transmetimin e hadithit ngaj degjuesit nderkohe qe termi i trete nuk tregon domosdoshmerisht qellimin e mesuesit apo sheikhut ne transmetimin e hadithit ndaj degjuesit.

    Ne transmetimin ne njejes te termave kuptohet se vemendja e degjuesit dhe folesit jane te perqendruar tek njeri-tjetri dhe po ashtu ka indikim te qellimit te transmetimit te atij qe transmeton ndaj atij qe merr transmetimin prandaj kjo konsiderohet si forma me e mire e marrjes se transmetimit.

    2) Recitimi apo perseritja e transmetimit (El-Kira'a ala'l-sheikh)

    Ne kete rast nxenesi i reciton sheikhut nga memorja apo nga shenimet e tija nje hadith qe ai e ka marre nga sheikhu apo dikush tjeter dhe kerkon qe sheikhu te verifikoje saktesine e tij. Kjo metode njihet edhe si el-'ard dhe konsiston ne kushtet qe duhen te plotesohen si nga nxenesi po edhe sheikhu. Keshtu nxenesi duhet te kuptoje ate qe po lexon dhe njekohesisht sheikhu e ka mendjen aty dhe eshte ne gjendje te kuptoje cfare i lexohet qe te mund te korrigjoje gabimet ne cfare i lexohet po qe se ka te tilla ne te.

    Transmetues qe e kane marre transmetimin ne kete forme ka shume mundesi qe te permende ne transmetimin e tij "Kara'tu ala'l-sheikh wa hua jasma'u" (I lexova sheikhut dhe ai po me degjonte) po ashtu nese dikush tjeter ishte aty kur ky nxenes lexoi perpara sheikhut dhe ky transmeton ka shume mundesi te thote "Kuri'a ala'l-sheikh wa hua jasma'u" ose mund te perdore shprehje te tjera por qe insinuojne te njejten gje dhe qe qartesojne leximin e nxenesit ndryshe nga degjimi i tij nga sheikhu (metoda e paree qe permendem)

    Ka mosmarrveshje mes dijetareve se cila menyre eshte me e mire se tjetra e para (degjimi) apo e dyta (leximi para sheikhut).

    Sipas nje transmetimi qe i atribohet Imam Abu Hanifes, menyra e dyte eshte superiore ndaj te pares ngase ne te jo vetem qe kemi degjim por edhe perseritje dhe konfirmim ne te.

    Imam Melik eshte transmetuar qe ti kete konsideruar te dyja metodat ne nje nivel dhe ky mendim eshte ai qe eshte preferuar mes dijetareve te Hixhazit dhe Kufes dhe nder ta edhe Imam Bukhari.

    Ibn Salah thekson se degjimi direkt perseri mbetet si metoda me e forte e marrjes se hadithit.

    Ka mosmarrveshje mes dijetareve nese termat Hadathana dhe akhbarana mund te perdoren ne kete lloj marrje te transmetimit ose jo. Keshtu disa i pranojne keto terma ne kete lloj marrje te transmetimit e disa nuk i pranojne. Po ashtu ka edhe nga ata qe bejne dallim mes hadathana dhe akhbarana duke pranuar hadathana por jo akhbarana ne kete lloj marrje te transmetimit.

    Po ashtu eshte thene se akhbarana mund te pranohet nese transmetimi eshte marre nga shume njerez njeheresh.

    Megjitheate shumica e dijetareve te hadithit nuk i pranojne keto terma per kelloj marrje transmetimi.

    Por asnjelloj termi nuk vlen po qe se nuk stabilizohet se ai recitoi perpara sheikhut dhe sheikhu po degjonte dhe e kishte mendjen aty.

    3) Leja per te transmetuar. (el-Ixhazah)


    Nje metode tjeter per transmetimin e haditheve eshte edhe metoda kur sheikhu i jep leje nje individi apo me teper individeve qe te transmetojne hadithe nga ai qofte kjo ne nje menyre te specifikuar qofte ne menyre te pa specifikuar. Kjo leje natyrisht u jepet vetem atyre individeve te cilet sheikhu i beson dhe ka mendim te mire per ta.

    Nga llojet e ndryshme te ixhazes persa i perket shkences se usulul-hadithit dy prej tyre jane te pranueshme dhe dy te tjera nuk jane te pranueshme. Persa i perket dy llojeve te pranueshme atehere:

    1) Leja per nje individ specifik per dicka specifike si per shembull kur sheikhu thote: "Une te jap leje ty qe te transmetosh kete hadith, apo kete liber apo keto libra prej meje.

    2) Kur sheikhu i ka dhene leje dikujt te cilin ai e beson dhe per te cilin mendon mire qe te transmetoje hadithe nga ky sheikh por nuk e kufizon hapesiren e lejes.

    Persa i perket llojeve te ixhazes qe jane te pavlefshme atehere:

    1) Leja specifike per nje ceshtje specifike por qe nuk eshte specifikuar per individin apo individet si per shembull kur sheikh thote: "Une i lejoj banoret e Medines qe te transmetojne nga une kete e kete".

    2) Leja e pergjitheshme per individe te specifikuar si per shembull kur sheikhu thote: "Une lejoj kedo qe ka deshire te transmetoje ne emrin tim cfaredo qe une kam thene".

    Keto lloje nuk pranohen ngase jane shume te zgjeruara per te percaktuar lejen. Ne fakt ne historine e dijetareve te hadithit ajo qe eshte hasur eshte se sheikhu jepte leje ndaj nje individi te caktuar tek i cili kishte besim dhe per te cilin kishte mendim te mire qe ky te transmetonte hadithin apo hadithe nga ai pra ka qene per individe specifike per dicka specifike.

    Dijetaret e medhhebit shafi nuk e kane konsideruar kete medote se te vlefshme dhe nder ta edhe vete Imam Shafi' dhe Abu'l-Hasan el-Mawardi. Ata kane theksuar se eshte e pavlefshme qe dikush te transmetoje nga sheikhu pa e patur degjuar ate sheikhu me pare pasi kjo do te ishte sikur sheikhu ti thoshte nxenesit te tij qe une te jap leje ty qe te transmetosh nga une cfare ti nuk e ke degjuar nga une.

    Megjitheate ajo qe eshte praktika e perhapur tek dijetaret eshte se per aq kohe sa ka komunikim te kenaqshem mes sheikhut dhe nxenesit kjo lejohet. Madje Fekihu Meliki Abu'l-Walid el-Baxhi ka theksuar se ka ixhma' ne vlefshmerine e Ixhazes.

    Po ashtu edhe lloje te tjera te ixhazes jane konsideruar si te pa vlefshme sikurse per shembull ixhazja ndaj dikujt qe nuk ka lindur akoma apo ndaj nje femije te mitur ngase sikurse wakala (mekembesia) duhet qe wakili (mekembesi) te jete nje individ kompetent dhe keshtu dikush qe nuk egziston apo nje femije i mitur nuk e plotesojne kete kusht.

    Transmetohet se Imam Melik tha se ixhaza nuk eshte e vlefshme derisa personi te cilit i jepet kjo ixhaze eshte kompetent dhe subjekti i kesaj ixhaze eshte i qartesuar gjitheashtu.

    Ibn Salah thekson se ixhaza me shkrim eshte me e dobet se ixhaza me goje .

    4) Paraqitja e materialit ndaj nxenesit (el-Munawala)

    Kjo forme konsiston ne ate qe sheikhu i paraqet nxenesit te tij materialin qe ai disponon dhe i thote se nga e ka marre kete material. Mund te kombinohet me ixhaza per nxenesin qe te transmetoje kete material. Keshtu sheikhu mund ti thote qe une te lejoj ty te transmetosh prej tij apo te transmetosh ate.

    Po ashtu ketu perfshihet edhe ajo qe nxenesi ka shkruar nga sheikhu dhe ja prezanton sheikhut qe ta kontrolloje ate duke i bere te qarte se kjo eshte ajo qe ai ka degjuar prej tij dhe sheikhu e kontrollon ate dhe i jep leje ta transmetoje ate. Kjo njihet shpesh me termin ard el-munawala.

    Te dyja format e munawala-s konsiderohen si te vlefshme si ajo qe shoqerohet me ixhaza si ajo qe nuk shoqerohet me ixhaza por ajo me ixhaze konsiderohet superiore.

    Po ashtu nese nxenesi shkon tek sheikhu dhe i thote qe kjo eshte ajo qe une kam shkruar nga ty a me lejon te transmetoj nga ty dhe sheikhu i thote po pa e pare fare ceshte shkruar, kjo e ul vleren e kesaj leje pos kur dihet mire qe nxenesi eshte ne nje pozite saktesie dhe dije per te cilen sheikhu e beson tejmase.

    Disa dijetare kane thene se munawala po ixhaza nuk duhet pranuar pasi kjo eshte lejimi i transmetimit pa verifikim. Ne fakt edhe pse munawala pa ixhaza eshte e nje niveli me te ulet se ajo me ixhaza, per aq kohe sa sheikhu eshte konfident tek studenti i tij dhe e beson ate dhe ka mendim te mire per te, kjo merret per baze dhe transmetimet e tija nuk lihen menjeane.

    5) Korrespondenca (El-Mukataba)

    Kjo eshte kur sheikhu shkruan hadithin me doren e tij apo i thote dikujt tjeter te shkruaje per te dhe pastaj me miratimin e tij ase ja jep vete nxenesit ose ja dergon atij se bashku me lejen per te transmetuar ate. Po ashtu edhe nese nuk shoqerohet me leje per transmetim. Kuptohet qe metoda e pare eshte me superiore se e dyta por te dyja jane te vlefshme.

    Nese shoqerohet me leje dhe jepet ne dore kjo eshte njelloj si munawala.

    edhe pse jane ngritur dyshime rreth kesaj menyre duke u bazuar ne ngjashmerine e shkrimit mes individeve ne pergjithesi kjo eshte metode e pranueshme dhe shpesh do te ndeshesh ne shkrimet e dijetareve te hadithit qe filani me shkroi per kete kete e keshtu me rradhe.

    Pra ne princip eshte metode e pranueshme dhe raste specifike mbi te cilat mund te kete faktore qe te bejne te dyshosh gjykohen individualisht por ne princip eshte metode e pranuar.

    6) Deklarimi (el-I'lam)

    Kjo eshte kur sheikhu thote qe kjo eshte ajo qe kam degjuar apo marre prej filanit dhe nuk permendet aty asgje ne lidhje me lejen nga sheikhu per te transmetuar nga ai.

    Ketu ka nje detaj qe duhet permendur dhe ky eshte fakti se dy qendrime jane ne lidhje me rastin kur sheikhu nuk e lejon nxenesin te transmetoje nga ai.

    Mendimi 1) Ne pergjithese thjeshte transmetimi i sheikhut implikon leje per nxenesin qe te transmetoje por nese sheikhu i kerkon nxenesit te mos transmetoje nga ai atehere nxenesi nuk duhet te transmetoje.

    Mendimi 2) Edhe nese sheikhu i kerkon nxenesit te mos transmetoje, kjo i perngjan riwajetit (transmetimit) ose deshmise (shehada). Kur dikush deshmon per dicka nuk mund te kontrolloje me ate qe tha.

    Si kunderpergjigje i thuhet atyre te mendimit 2 se deshmija jepet perpara nje gjykatesi dhe eshte ndryshe nga thjeshte informimi. Po ashtu sheikhu mund te informoje dike rreth dickaje por nuk eshte i kenaqur me besnikerine apo integritetin e tij.

    7) Trashegimia (el-Wasije)


    Kjo eshte metode e rralle marrje dhe transmetimi hadithi. Kuptohet qe kjo menyre insiston ne lenien amanet te sheikhut para se te vdese qe libri apo koleksioni per te. Kjo eshte menyra me e dobet e tahamul-it dhe shume kane denuar kete menyre. Por duhet kuptuar se ka dallim mes kesaj menyre (libri dhe leje per transmetim) nga thjeshte trashegimia e librit. Kjo ngase thjeshte trashegimia e nje libri nuk perben patjeter leje per transmetim nga sheikhu.

    8) Gjetja (el-Wixhada)

    Kjo eshte kur dikush gjen nje liber apo fletushke/transmetim nga sheikhu apo dikush qe ka shkruar per sheikhun por kete permbajtje ai nuk e ka degjuar nga sheikhu. Po qe se ky individ e njeh shkrimin apo eshte i sigurte per permbajtjen e asaj qe gjehet mund te transmetoje nga ajo. Ajo qe eshte praktika me e rregullt ne kete rast eshte qe transmetuesi te thote se kjo eshte ajo qe gjeta nga filani....etj. Shume raste te tilla gjenden te shenuara nga Abdullahi i biri i Imam Ahmedit. Keshtu eshte tamam rruga qe ndiqet ne keto raste dhe nuk do ishte e drejte qe ai te transmetonte direkt nga i ati pasi nese do te transmetonte direkt nga i ati pa permendur se e ka gjetur kete kjo do te konsistonte ne tadlis (fshehje hallke zinxhiri te transmetimit dhe do te shpjegohet hollesisht me vone inshallah).

    Kjo eshte forme shume e rralle tahamul-i dhe fukahate Meliki kane thene se nuk lejohet transmetimi ne kete menyre.

    Por duhet theksuar se sot kjo eshte forma me e perhapur e tahamul-it dhe shumica e njerezve sot gjejne nje hadith ne librat e njohura te hadithit dhe e citojne ate duke permendur se nga eshte marre.

    Dallimi mes kesaj forme transmetimi atehere dhe tani eshte i dukshem ngase hadithet e permendura ne koleksionet e sotme te haditheve jane te mirenjohura mes dijetareve te hadithit dhe libra e vellime te shumta jane shkruar rreth haditheve te sakta si edhe rreth atyre qe nuk kane baze. Po ashtu eshte shume e lehte te verifikohet ajo qe pretendohet nga transmetuesi dhe keshtu qe nuk ka problem ne kete lloj transmetimi nga njerezit e kohes sone.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by NIKE Sat Jun 27, 2009 4:54 am

    Cilet jane te paret qe kane shkruar hadithet?

    Eshte nje ide e perhapur ne mesin e muslimaneve qe dokumentimi i hadithit ka ndodhur ne kohen e Umar ibn Abdul-Azizit dhe ky kompilim eshte bere nga Abu Bekr ibn Muhamed ibn Amr Ibn Hazm dhe Zuhri (Allahu i meshirofte te gjithe). Pa u zgjatur ne detaje ne kete ceshtje pasi shume eshte shkruar per kete mund te themi se kjo nuk eshte e sakte. Hadithet ne fakt jane shkruar qe ne kohen e Profetit dhe madje edhe me miratimin e profetit. Eshte e vertete qe ka transmetime qe e ndalojne shkrimin e haditheve por keto hadithe jane transmetuar nga tre sahaba: Abu Said el-Khudri, Abu Hurrejra dhe Zejd ibn Thebit.

    Hadithi i Abu Saidit eshte transmetuar ne dy versione. Njeri prej tyre permban ne zinxhirin e tij te transmetimit Abdurrahmen ibn Zejd-in qe eshte deklaruar i dobet unanimisht madje Hakim dhe Abu Nuajm thane se ai transmetonte edhe hadithe te trilluara. Ibn Hibban tha se ky individ i perziente hadithet madje edhe u mveshte zinxhir te plote transmetimeve qe nuk kishin zinxhir te plote dhe per kete e meriton te braktiset. Pra ky transmetim eshte i pa vlere.

    Po ky Abdurrahmen ibn Zejd eshte edhe ne transmetimin nga Abu Hurrejra keshtu qe edhe ky hadith eshte i dobet dhe i pa pranueshem.

    Persa i perket transmetimit nga Zejd ibn Thebit, ai qe e transmeton hadithin nga Zejdi dhe ky eshte Mutalib ibn Abdullah dhe ky ne fakt nuk e ka takuar fare Zejdin. Per me teper hadithi i Zejdit vjen ne dy versione ku ne njerin jo miratimi i tij per shkrimin e haditheve bazohet ne jo miratimin e kesaj nga profeti nderkohe qe ne versionin tjeter eshte jo aprovim nga ai.

    I vetmi transmetim qe mbetet eshte versioni i dyte i hadithit te Abu Saidit ku transmetohet qe profeti te kete thene: "Mos shkruani nga une asgje pervec Kur'anit, e kushdo qe ka shkruar nga une tjeter vec Kur'anit duhet ta fshije ate". Edhe ky hadith nuk eshte pa kritika dhe nder ata qe e kane kritikuar kete hadith eshte edhe Imam Bukhari dhe te tjere vec tij qe thane se ne fakt kjo eshte thenia e Abu Saidit por qe gabimisht i eshte atribuar profetit.

    Po ashtu ky hadith kundershton edhe hadithin e Abdullah ibn Amr ibn el-Asit qe do te permendet me pas inshallah.

    Po ashtu eshte thene se edhe nese hadithi do te ishte i sakte kuptimi i tij eshte qe te mos shenohej asgje ne te njejten flete/lekure si Kur'ani qe te mos kishte perzierje te ajeteve me hadithet.

    Ibn Abdul-Barr ne Xhami el-bejan wal ilm ka transmetuar se Abdullah ibn Amr ibn el-Ass shkruante gjithecka qe degjonte nga profeti dhe disa individe i thane te mos vepronte keshtu. Kjo e shtyu Abdullahin te merrte leje nga profeti duke i thene: "A mund te shkruaj gjithecka qe degjoj (prej teje)? Profeti i tha po. (pyeti perseri) Kur je i qete dhe kur je i inatosur? Profeti i tha: Po! Pasi edhe ne ate gjendje une nuk them pos te verteten".

    Po ashtu kemi transmetime te ndryshme nga sahabat e profetit ne lidhje me shkrimin e haditheve nga ata dhe numri i atyre qe kane shkruar hadithe i kalon 50 sahaba.

    Pra ajo qe eshte e sakte ne kete ceshtje eshte se hadithet jane shkruar qe ne kohen e profetit por kompilimi i tyre ne libra voluminoze eshte bere me pas.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by NIKE Sat Jun 27, 2009 4:55 am

    Njohje me disa klasifikime te koleksioneve te hadithit.

    Kompilimi i permbledhjeve te haditheve sikurse u permend me siper eshte i hershem qe ne kohen e profetit. Ky kompilim ka kaluar faza te ndryshme dhe ka pasur menyra te ndryshme te tij ne forme dhe keshtu sipas saj mund te thuhet se dhjete jane kategorite kryesore te tij (kuptohet se ka edhe nderthurje mes tyre por 10 jane me kryesoret dhe qe lexuesi do te hase me shpesh gjate studimeve).

    1) Es-Sahifa (permbledhja e fletushkave).

    Kjo eshte edhe menyra e pare e kompilimit te haditheve dhe sikurse permendem me pare ka qene qe ne kohen e vete profetit dhe kjo ishte kryesisht thjeshte shkrim dhe ruajtje e haditheve dhe nuk ishin klasifikuar sipas kapitujve apo klasifikimeve te tjera. Pra ishte thjeshte nje shenim i haditheve. Nga sahabat njihet se kane pasur sahifa te tilla sikurse Aliu, Abdullah ibn Abass, Enes Ibn Melik, Abdullah ibn Amr ibn El-Ass, Abu Ejub el-Ensari, Abu Bekr es-Sidik, Abu Hurrejra, Abu Rafi, Abu said el-Khudri e shume te tjere vec tyre.

    2) El-Musenef (te klasifikuar).

    Musenef zuri vendin e sahifes dhe eshte nje kompilim me i lehte per studim pasi hadithet jane klasifikuar sipas temave. Keshtu kapituj te ndryshem ishin rradhitur dhe hadithet ishin vendosur ne perkatesi te ketyre temave. Nga me te famshmet ne kete fushe mund te permendet Muwata e Imam Melikut (v 179H), Musenefi i Ma'mar bin Rashid (v 154H), Musenefi i Abdur-Razak es-san'ani (v 211H) e te tjere vec tyre.

    3) El-Musned (I mbeshtetur).

    Kompilimet e kesaj kategorie jane llogaritur si me te pasurat e te terave per nga vete natyra e tyre pasi keto kompilime u bene sipas transmetuesve dhe dikush qe transmetonte hadithe, nen emrin e tij vendoseshin te tera hadithet e transmetuara nga ai. Po ashtu eshte shume me lehte per memorizimin e haditheve me zinxhiret e tyre te transmetimit. Nga me te njohurit e ketij lloji jane Musnedi i Imam Ahmedit, Musnedi i Abu Dawud Sulejman ibn Dawud et-Tajalisi, Musnedi i Ibn Naxhar e te tjere si keto.

    4) Es- Sahih (I vertete)

    Ky eshte lloji qe eshte me i mirenjohur ne mesin e muslimaneve dhe eshte me cilesori pasi ne te jo vetem qe hadithet jane te klasifikuar por kompiluesi i tij ka zgjedhur hadithet e sakta (sipas mendimit te tij) dhe ka lene menjeane hadithet e dobeta. Me te mirenjohurit e ketij lloji jane Sahihu i Bukharit dhe i Muslimit te cilet jane sahih sipas koncensusit te umetit dhe disa kompilime te tjera vec tyre po ashtu por qe nuk jane te te njejtit status si keta te dy.

    5) Es-Sunan ( te klasifikuar sipas ahkameve)

    Keta kompilime jane te kompiluar sipas ahkameve dhe ky lloj ben te lehte studimin e meseleve te fikhut pasi hadithet jane te klasifikuar sipas gjykimeve sheriatike. Nga me te njohurat jane Suneni i Abu Dawudit, Nesai-ut, Tirmidhit, Ibn Maxhah e te tjere vec tyre.

    6) El-Xhemi (permbledhes)

    Ky lloj kompilimi eshte perfshires i shume ceshtjeve dhe fushave keshtu ne to gjen hadithe per akiden, ahkamet, zbutjen e zemres, edukates, moralit etj. Ne fakt Sahihu i Bukharit, Muslimit, Tirmidhi hyjne te tere ne kete lloj po ashtu madje Bukhari e ka titulluar sahihun e tij si "Xhami'sahih el-musned el-mukhtasar min ahadith rasulilah wa sunanihi wa ajamih".

    7) El-Muxham

    Ky lloj kompilimi konsiston ne permbledhjen e haditheve sipas rendit alfabetik te transmetuesit, sheikhve te tyre, qyteteve dhe fiseve te cileve ata u perkisnin. Nga me te njohurit eshte "El Muxham el kebir" nga Abul-Kasim Sulejman bin Ahmed bin Ejub Et-Tabarani (v 360H). Po ashtu edhe Xhelaludin es-Sujuti ka nje kompilim te tille nga mesuesit e tij qe arrijne deri 150.

    8) El-Mustadrak (Zbulim)


    Ky lloj kompilimi eshte ku autori bazohet ne libra te meparshem dhe pranon kriteret e vendosura nga keta autore dhe kompilon hadithe qe plotesojne te njejtat kushte por qe keta autore nuk i kane vendosur ne librat e tyre. Mustadraku me i njohur eshte "Mustadrak ala sahihajn" i el-Hakim en-Nisaburit qe kompiloi kete duke u bazuar ne kushtet e Bukharit dhe Muslimit.

    9) El-Mustakhraxh (I nxjerre)

    Ky kompilim bazohet ne kompilime te mepareshme por nxjerr zinxhire te reja transmetimi dhe zakonisht fokusohet ne ato zinxhire qe nuk jane permendur ne kompilimet origjinale. Me te famshmit jane "Mustekhraxh" i Abu Bekr bin Ibrahim bin Ismail i bazuar ne sahih el bukhari, dhe ai i Jakub bin Is'hak bin Ibrahim el-Isfarejni i baziar ne sahih Muslim po ashtu edhe "Mustakhraxh alal sahihajn" nga Ibn el-Akhram.

    10) El-Xhuz (seksion)

    Xhuzi eshte kompilimi i haditheve sipas te njejtit transmetues apo fushe ne lidhje me te cilen mblidhen hadithet. Mund te thuhet se xhuzi eshte sikurse nje kapitull i Xhamit. Keshtu nese mblidhen hadithet e transmetuara nga Umari dhe vihen ne nje kompilim ky do te ishte xhuzi i Umarit apo nese do te mblidheshin hadithet rreth ngritjes se duarve ne namaz do te kishim xhuzin e ngritjes se duarve ne namaz e keshtu me rradhe.

    Ka edhe kategori te tjera por keto jane ato me te fameshmet dhe qe hasen me shpesh.
    __________________
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by NIKE Sat Jun 27, 2009 4:57 am

    Cfare eshte hadithi?

    Hadith nga ana gjuhesore do te thote: "Dicka e re".

    Sipas kuptimit te sheriahs do te thote: "Ajo qe i atribohet Resulit nga theniet, veprat, aprovimi apo karakteristikat e tij".

    Disa shembuj per te qartesuar kete:

    Ne lidhje me theniet: Bukhari transmeton nga Umar ibn El-Khatab se Resuli tha: "Veprat jane sipas njetit......"

    Ne lidhje me veprat: Bukhari transmeton nga Ibn Abaz se Resuli mori abdes duke lare pjeset e trupit (qe lahen ne abdes) vetem nje here".

    Ne lidhje me aprovimin: Bukhari transmeton nga Ibn Abaz qe tha se: "......mishi i dab-it (mish i nje nga llojet e zhapikut te shkretetires me mase sa nje lepur afersisht) u vu perpara Resulit per te ngrene dhe sikur te mos lejohej ngrenia e tij nuk do ti vihej perpara atij. Resuli hengri vetem djathin e thate dhe piu qumeshtin....".

    Ne lidhje me karakteristikat: Bukhari transmeton nga Enesi se Resuli nuk ishte as shume i gjate e as i shkurter. ........".

    Cfare eshte khaberi?

    Khaber eshte lajmi qofte ky i vertete qofte fallco.

    Ne lidhje me terminiologjine e hadithit, ka tre thenie per kete:

    1) Eshte sinonim me hadithin

    2) Ajo qe transmetohet nga dikush tjeter vec profetit (pra eshte ndryshe nga hadithi)

    3) Ajo qe transmetohet nga profeti si edhe nga te tjere vec tij. (pra ka kuptim me te pergjitheshem se hadithi)

    Cfare eshte etheri?

    Nga ana gjuhesore ether do te thote gjurme apo relike e trasheguar nga e kaluara.

    Ne terminiologjine e hadithit ka dy thenie per kete:

    1) Ka te njejtin kuptim me hadithin.

    2) Theniet apo veprat apo karakteristikat e sahabave ose tabiineve.

    Po ashtu jnje shprehje tjeter qe i referohet po etherit eshte edhe khabar mawkuf.

    Cfare eshte Senedi?

    Sened nga ana gjuhesore do te thote mbeshtetese (ajo ku dicka mbeshtete).

    Nga ana e terminiologjise se hadithit eshte i njejte me Isnad (emri foljor qe derivohet ne fakt nga e njejta rrenje si edhe sened) dhe qe perben ate mbi te cilen mbeshtetet teksti i hadithit. Isnadi po ashtu i referohet edhe atribimit te hadithit ndaj atij qe e tha.

    Pra senedi apo Isnadi eshte zinxhiri i transmetimit te hadithit.

    Cfare eshte Musnidi?

    Musnid eshte ai qe transmeton hadithin me isnadin e tij. Shpesh termi musnid dhe rawi perdoren si sinonime dhe i referohen te njejtes gje.

    Cfare eshte Metn-i?

    Metn per nga ana gjuhesore i referohet nje pjese te dale te tokes.

    Nga ana e terminiologjise se hadithit i referohet asaj qe isnadi raporton. Pra teksti i hadithit qe mbeshtetet ne isnadin quhet metn i hadithit.


    Cfare eshte Riwajeh dhe Diraje?

    Riwajeti perqendrohet tek transmetimi i hadithit dhe korrektesia e isnadit sikurse edhe menyra ne te cilen transmetimi u mor u ruajt dhe u transmetua si edhe kritika apo levdata ne lidhje me transmetuesit e keshtu me rradhe.

    Dirajeti nga ana tjeter perqendrohet tek vertetesia dhe saktesia e metnit te hadithit si edhe implikimet qe sjell mesaxhi i transmetuar ne hadith.

    Keshtu te dyja keto jane te lidhura me njera-tjetren dhe te dyja duhet te plotesohen qe te mund te arrish ne nje perfundim te kenaqshem ne lidhje me hadithin qe shqyrtohet.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by NIKE Sat Jun 27, 2009 4:58 am

    Ndarja e atyre qe merren me hadithin dhe studimin e tij.

    1) Musnidi dhe talibul hadith

    Me siper ne kemi permendur se Musnidi eshte individi qe angazhohet ne transmetimin e haditheve. Kjo eshte grada me e ulet e atyre qe merren me hadithin dhe studimin e tij. El-Hamdulilah shumica e muslimaneve qe i permbahen sunetit te profetit hyjne ne kete grade. Kjo kategori perfshin gjithekend qe angazhohet me transmetimet e haditheve edhe nese nuk ka njohuri per zinxhiret e transmetimit dhe detajet e riwajetit dhe dirajetit.

    Nga ana tjeter Talibul hadith (nxenesi i hadithit) eshte ne nje shkalle me te larte se musnidi dhe pervec transmetimit te haditheve ai angazhohet edhe me tej duke studiuar riwajetet dhe dirajetet e transmetimeve si edhe aspektet e tjera dhe me specifike qe lidhen me shkencat e hadithit.

    2) Muhadithi (dijetari i hadithit)

    Kjo eshte grada e atyre qe jane dijetare ne studimin e shkences se hadithit dhe njohin dobesite e zinxhireve te transmetimit si edhe dobesite e teksteve dhe defektet e tyre dhe jane ne nje grade te bejne diferencimin mes transmetimeve te dobeta dhe te sakta. Persa i perket dijes se tij ne hadithe si edhe numrin e transmetimeve qe ai duhet te kete memorizuar ka mendime te ndryshme por ajo qe zakonisht pritet nga keta individe eshte qe te jene familjare me 6 koleksionet e haditheve si edhe te pakten te kete memorizuar (kjo eshte shifra me e ulet qe eshte permendur) 1000 hadithe nga keto 6 koleksione.

    3) Hafidhi (hafizi i hadithit)


    Ky eshte ai muhadith qe ka memorizuar te gjitha hadithet e sakta dhe qe mund te citoje sipas nevojes keto transmetime nga memorja e tij. Po ashtu kjo vlen edhe per transmetimet e dobeta. Po ashtu ky dijetar njeh mire edhe individet e zinxhireve te transmetimit si edhe graden e tyre dhe njeh detajet dhe hollesite e termave te ndryshem te perdorur nga dijetaret e hadithit. Persa i perket numrit te transmetimeve qe ky individ duhet te dije eshte thene 20 000 dhe eshte thene 100 000.

    4) Huxhe

    Ai qe e meriton kete grade kuptohet qe jo vetem duhet te jete hafidh ne hadith por ne shtese te tij duhet te kete nje dije me te gjere se hafidhi si edhe numri i haditheve te memorizuara nga ai eshte me i madh. eshte thene se ai duhet te kete memorizuar mbi 300 000 hadithe.

    5) Hakim

    Ky eshte edhe rrangu me i larte ne dijen e hadithit dhe kjo kuptohet qe arrihet vetem nga ai qe eshte i perparuar ne te tera shkencat e hadithit dhe eshte i afte te kape difektet e fshehta ne hadith si edhe njeh mire jo vetem hadithet dhe transmetuesit por ka dije te detajuar per te tera keto pra eshte maksimumi qe mund te arrihet nga nje individ ne shkencen e hadithit.

    Sikurse kuptohet hakimi eshte edhe huxha edhe hafidh edhe muhadith edhe talebe edhe musnid. Por e kunderta nuk ndodh.

    Kjo nuk do te thote se nuk mund te perdoren edhe terma te tjere ne lidhje me dijetaret e hadithit por keto jane rrangjet ku te tere termat vertiten dhe kuptohet se secili rrang ka edhe diferencimet e tija per dallimet e individeve qe kategorizohen ne kete rrang.
    __________________
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by NIKE Sat Jun 27, 2009 4:58 am

    Si na arrijne hadithet neve dhe cilat jane kategorite ne kete ceshtje?

    Hadithet qe ne na arrijne jane dy llojesh dhe secili lloj ndahet ne nenkategori te tjera. Keshtu hadithet qe na arrijen ne jane:

    1) Me zinxhir transmetimi (me sened ose isnad).

    2) Pa zinxhir transmetimi (pa sened apo isnad).


    Me siper kemi permendur se isnadi eshte nga feja dhe isnadi eshte dallimi mes nesh dhe umeteve te tjera ne ate qe transmetohet ne autoritetin e te derguarve te Allahut. Keshtu qe kuptohet se hadithet qe nuk kane zinxhir transmetimi nuk perbejne as obligueshmeri per tu ndjekur dhe nuk perbejne as dije qe mund te derivohet prej tyre por sikurse theniet e cdo individi merren dhe lihen pasi fjalet e secilit mund te merren dhe te lihen pervec profetit. Keshtu qe behet e nevojeshme dhe e domosdoshme verifikimi i origjines se fjaleve qe na arrijne dhe jo gjithecka qe na arrin pranohet ashtu sikurse jo gjithecka qe degjojme, transmetohet.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by NIKE Sat Jun 27, 2009 5:00 am

    Hadithet qe na arrijne me zinxhir transmetimi

    Hadithet qe na arrijne me zinxhire transmetimi jane te llojeve te ndryshme por ato mund te klasifikohen ne:

    1) Hadithe me numer te pa percaktuar zinxhiresh transmetimi.

    2) Hadithe me me teper se dy zinxhire transmetimi.

    3) Hadithe me dy zinxhire transmetimi.

    4) Hadithe me nje zinxhir transmetimi.

    Hadithet me nje numer te pa percaktuar zinxhiresh transmetimi.

    Kjo kategori hadithesh konsiston ne ato hadithe qe jane quajtur transmetime Mutewetir.

    Hadithet Mutewetir jane ato hadithe qe na arrijne nepermjet aq shume burimeve sa qe eshte e pa imagjinueshme qe te tere keta te bashkohen ne te njejten genjeshter.

    Persa i perket kushteve te tij:

    1) Duhet te transmetohet nga nje numer i madh njerezish. Me e pakta qe eshte thene per kete eshte qe te mos kete me pak se 4 individe. Po ashtu eshte thene edhe 5, 7, 10, 20, 40, 70 e me teper .

    2) Ky numer te jete i pranishem ne cdo nivel te isnadit. Pra ne cdo nivel te isnadit te mos kete me pak se 4 individe (apo numrat e tjere qe permendem).

    3) Te jete e pamundur qe keta te kene rene dakort ne te njejten genjeshter.

    4) Ata duhet te transmetojne si nga mendjet e tyre edhe nga senset e tyre. Pra jo vetem te transmetojne nga memorja e tyre por edhe te kene degjuar shikuar etj.

    Hadithi mutewetir ndahet ne dy kategori:

    1) Mutewetirul-Lefdhi (mutewetir ne tekst/shprehje)

    2) Mutewetirul-Ma'nawi (Mutewetir ne kuptim)

    Mutewetirul-Lefdhi

    Kjo kategori konsiston ne ato hadithe qe si teksti edhe kuptimi i tyre jane ne perputhje me njeri-tjetrin. Keshtu si shembull mund te permendim transmetimin: "Kush genjen per mua qellimisht le te marre nje vend ne zjarr". Ky hadith eshte transmetuar nga sahaba te ndryshem duke perfshire ketu edhe Ali bin ebi Talib, Zubejr bin el-Awam, Enes ibn Melik, Salama bin el-Ekwa dhe Abu Hurrejra. Po ashtu nga secili prej tyre shume te tjere kane transmetuar kete hadith dhe prej tyre po ashtu te tjere e keshtu me rradhe.

    Mutewetirul-Ma'nawi

    Ky eshte ai hadith ku kuptimi eshte i njejte dhe ne perputhje me ate qe te gjithe transmetuesit e tij kane transmetuar edhe pse kane perdorur shprehje apo tekste te ndryshme per te qofte plotesisht apo pjeserisht.
    Keshtu si mutewetirul-ma'nawi mund te permendim faktin se profeti i ngrinte duart e tija ne dua. Per kete deshmojne shume transmetime dhe edhe pse tekstet e tyre ndryshojne nga njeri-tjetri te gjithe perputhen ne faktin se profeti i ka ngritur duart e tija ne dua.

    Kur kushtet e hadithit mutewetir plotesohen, kjo perben "el-ilm el-jakin" (dije te sigurte) dhe ky transmetim nuk mund te kontestohet nga dyshime apo pretendime por perben prove decizive dhe te pa kontestueshme.

    Persa i perket mutewetirul-lafdhi, dijetaret kane dhene mendime te ndryshme me te. Keshtu Ibn Hibban el-Busti ka thene se ky hadith nuk egziston fare. Ibn Salah ka thene se ky lloj eshte i rralle. Nga ana tjeter Ibn Haxhar Askalani, Ibn Hazm edh-Dhahiri, Kadi Ijad, Xhelaludin Sujuti dhe shume te tjere vec tyre kane thene se mutewetirul-lafdhi nuk eshte aspak i rralle. Madje Ibn Haxheri e ka kritikuar Ibn Salah qe tha se ky lloj hadithi eshte i rralle. Madje Sujuti ka shkruar nje liber ne lidhje me kete qe e titullon: "El-Azhar el-mutenedhira fi'l akhbar el-mutewetira". Po ashtu edhe Muhamed ibn Xhafer el-Katani ka shkruar: "Nazmul mutenedhir min el-hadithil mutewetir".

    Pra ajo qe eshte e sakte eshte mendimi i shumices se dijetareve se mutewetirul-lafdhi nuk eshte aspak i rralle por eshte me i rralle se mutewetirul-ma'nawi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by NIKE Sat Jun 27, 2009 5:01 am

    Hadithet me nje, dy, me shume se dy zinxhire transmetimi.

    Hadithet qe vijne me nje, dy ose me shume se dy zinxhire transmetimi por qe nuk plotesojne kushtet e hadithit mutewetir futen ne nje kategori qe eshte quajtur hadithul-ahad ose khaberul-ahad.

    Pra cdo hadith me zinxhir transmetimi qe na arrin por qe nuk ploteson kushtet e hadithit mutewetir quhet hadithul-ahad ose khaberul-ahad.

    Mutekelimunet (njerezit qe i referohen filozofise) ishin te paret qe u munduan qe te bejne dallime mes dy kategorive duke thene se e para perdoret ne ceshtjet e besimit dhe te fikhut nderkohe qe e dyta nuk mund te perdoret ne ceshtjet e besimit. Kjo ndarje kuptohet qe eshte pa baze dhe e gabuar dhe si gjithmone nese individi mundohet te zgjidhe ceshtjet e fese duke u larguar nga burimet fetare dhe duke iu kthyer filozofise patjeter qe do te humbe dhe devijoje. Imam Shafi dhe Imam Darimi jane nga ata qe kane shkruar dhe debatuar ne menyre te shkelqyer filozofet ne humbjen e tyre dhe edhe sot e kesaj dite el-hamdulilah njerezit e dijes vazhdojne te ecin ne hapat e tyre dhe nje liber kontemporan qe qarteson gabimet e filozofeve ne kete ceshtje eshte edhe libri i muhadithit te famshem te shekullit tone, imamit te shkences se hadithit ne ditet tona sheikh Muhamed Nasirudin el-Albanit (Allahu e meshirofte) qe qarteson se hadithi ahad eshte i vlefshem dhe vendimtar si ne ceshtjet e besimit edhe ne ceshtjet e sheriatit. Nuk e di nese ky liber eshte i perkthyer ne shqip apo jo por nese eshte rekomandoj cilindo nga ata qe duan te studiojne hadithin qe ta lexojne dhe te mbajne shenime ne te. Po ashtu nje diskutim i fuqishem por pak me i veshtire per tu kuptuar se libri i sheikh Albanit eshte kapitulli rreth hadithit ahad ne librin er-Risalah nga Imam Shafi' (Allahu e meshirofte).

    Pra si perfundim themi se hadithi ahad nese eshte vertetuar se eshte sahih dhe me te cilin punohet eshte prove e pakontestueshme si ne besim edhe ne ahkam. Po ashtu nuk diskutohet se nese hadithi ahad eshte i shoqeruar me indikues, ky konsiston ne dije te sigurte dhe decizive.

    Nga keta indikues po permend sa per ilustrim: Imamet e medhenj e transmetojne dhe veprojne me kete hadith, Bukhari dhe Muslimi e kane permbledhur ne kompilimet e tyre, hadithi eshte i mirenjohur dhe nuk ka difekte te fshehta dhe nuk ka ne zinxhirin e tij transmetues te dobet....etj.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by NIKE Sat Jun 27, 2009 5:02 am

    Ndarja e haditheve ne te pranueshem dhe te papranueshem.

    Kuptohet se hadithet mutewetir jane te gjithe te pranueshem dhe te padiskutueshem keshtu qe kjo ceshtje i referohet haditheve ahad.

    Pra hadithet ahad ndahen ne hadithe te pranueshem dhe te pa pranueshem.

    Per te bere dallimin mes ketyre dy kategorive jane vendosur pese kushte qe merren si kriter per verifikimin e haditheve.

    1) Vazhdimesia e zinxhirit te transmetimit.

    2) Drejtesia e transmetuesve qe perbejne zinxhirin e transmetimit.

    3) Aftesia per te memorizuar e ketyre transmetuesve.

    4) Mos kundershtimi i asaj qe eshte me e sakte se vete hadithi qe shqyrtohet.

    5) Mos pasja difekte te fshehura as ne zinxhirin e transmetimit e as ne tekst.

    Duke pasur parasysh keto pese kushte qe permendem me siper themi se hadithet e pranuara jane ato qe klasifikohen si te sakta (sahih) dhe te mira (hasan) nderkohe qe ato qe nuk pranohen jane hadithet e dobeta (daif) dhe te trilluara (mewdu).
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by NIKE Sat Jun 27, 2009 5:04 am

    Hadithi ahad dhe grupet e tij sipas zinxhirit te transmetimit


    Me siper permendem se hadithi ahad ose khaberul-ahad jane ato hadithe qe kane nje, dy ose me teper zinxhire transmetimi dhe nuk ploteson kushtet e hadithit mutewetir.

    Hadithi ahad perbehet nga tre lloje sipas numrit te zinxhireve te transmetimit.

    1) Mesh'hur (i mirenjohur)

    2) Aziz (i forte)

    3) Gharib (i rralle)

    Hadith el-mesh'hur

    Ky hadith eshte ai hadith qe ne cdo nivel (hallke) te zinxhirit te transmetimit ka tre ose me teper transmetues por nuk ploteson kushtet per tu klasifikuar si hadith mutewetir.

    Po ashtu eshte edhe nje lloj tjeter qe i bashkangjitet hadithit mesh'hur. Ky quhet hadith el-Musetfid. Ne lidhje me hadithin mustefid eshte thene se eshte sinonim me hadithin mesh'hur, eshte thene se eshte me i pergjitheshem se mesh'hur, po ashtu eshte thene se eshte ai hadith mesh'hur qe ka te njejtin numer transmetuesish gjate tere zinxhirit te transmetimit.

    Pra hadithi mustefid (sipas mendimit te trete) eshte patjeter mesh'hur por mesh'huri nuk eshte domosdoshmerisht mustefid. Keshtu nese hadithi ka ne secilin nivel tre transmetues eshte hadith mustefid dhe nese ne ndonje nivel te tij ka me teper se tre eshte mesh'hur. Edhe pse kjo ndarje nuk eshte e pranuar nga te tere dijetaret e hadithit eshte mire te njihet si ndarje.

    Hadithi mesh'hur ka edhe kuptime te tjera pervec kuptimit qe permendem me siper keshtu shpesh mund te haset qe hadithi eshte mesh'hur por kur heton zinxhirin e transmetimit te hadithit mud te veresh qe ky hadith mund te jete me dy, me nje, madje edhe pa zinxhir transmetimi fare. Kjo ngase kur termi mesh'hur nuk perdoret ne kuptimin e tij specifik qe permendem me lart thjeshte merr kuptimin gjuhesor te tij qe eshte i mirenjohur.

    Keshtu pervec kuptimit specifik te hadithit mesh'hur, mund te hasesh transmetime te ndryshme te kuptuara ndryshe nga kategori te ndryshme njerezish si per shembull:

    Dijetaret e hadithit mund te permendin hadithin e Enesit qe eshte transmetuar nga Bukhari dhe Muslim si hadith mesh'hur qe profeti beri duane e kunutit pas rukuse per nje muaj rrjesht....

    Njerezit ne pergjithesi mund te permendin si mesh'hur hadithin: "kush thote la ilaha ila Allah hyn ne xhenet".

    Mesh'huri ne mesin e fukahave si: "Hallalli me i urryer nga Allahu eshte divorci"

    Mesh'huri tek dijetaret e usulit si: "Umeti im eshte falur per gabimet, harresat dhe ate per te cilen detyrohen".

    E keshtu me rradhe.

    Pra hadithi mesh'hur ka shume kuptime pervec kuptimit te tij specifik. Persa i perket kuptimit te tij specifik (si mesh'huri edhe mustefidi) jane klasifikuar keshtu sipas zinxhirit te transmetimit dhe kjo nuk do te thote se ky lloj hadithi eshte patjeter sahih. Qe te jete i pranuar duhet te plotesoje te gjitha 5 kushtet qe kemi permendur me siper. Pra hadithi mesh'hur/mustefid mund te jete sahih mund edhe te mos jete sahih.

    Hadith el-Aziz

    Hadithi aziz eshte ai hadith qe ne cdo hallke te zinxhirit te transmetimit ka jo me pak se dy transmetues. Per shembull: Bukhari dhe Muslim transmetojne se profeti tha: "Askush nga ju nuk beson derisa une te jem me i dashur per te se i ati, i biri dhe te tere njerezit". Ky hadith ne zinxhirin e tij ka dy transmetues ne cdo nivel/hallke te zinxhirit te transmetimit.

    Profeti

    nga Profeti e transmetojne

    Enesi-------dhe--------Abu Hurrejra

    Nga Enesi e transmetojne

    Katedah------dhe-------Abdul-Aziz bin Suhejb

    Nga Katedah e transmetojne

    Shu'bah------dhe------Sa'id

    Pra ne secilen hallke te zinxhirit te transmetimit gjenden dy transmetues. Po ashtu mund te gjenden per shembull ne hallken e pare dy transmetues, ne te dyten tre transmetues, ne te treten dy transmetues, ne te katerten kater transmetues....etj. Pra ajo qe duhet pasur parasysh eshte qe ne cdo hallke te mos kete me pak se dy transmetues.

    Edhe hadithi aziz nuk do te thote se eshte domosdoshmerisht sahih. Mund te jete sahih por edhe i dobet.

    Disa dijetare kane thene se minimumi i hadithit sahih duhet te jete patjeter aziz por kjo nuk eshte e sakte.

    Hadithi gharib

    Ai transmetim qe ne hallkat e tij ka te pakten nje transmetues. Pra hadithi gharib mund te jete qe ne cdo hallke ka nje transmetues po ashtu mund te jete edhe hadithi ku te pakten ne nje hallke te tij eshte vetem nje transmetues.

    Gharaba mund te jete ne themel te zinxhirit te transmetimit ose ne tjeter nga themeli i zinxhirit.

    Nese gharaba eshte ne themel te zinxhirit te transmetimit domethene nese hadithi eshte transmetuar nga nje sahab i profetit hadithi quhet El-Gharib el-Mutlak ose fard el-mutlak. Nje shembull eshte hadithi i Umarit "veprat jane sipas njetit".

    Nese gharaba nuk eshte ne themel te zinxhirit te transmetimit por ne tjeter vend atehere hadithi eshte Gharibun-nisbi ose fardun-nisbi.

    Pra ai trensmetim qe eshte vetem nga nje sahab eshte gharibul-mutlak nderkohe qe nese gharaba (vetem nje transmetues) ndodh ne tjeter vec nivelit te sahabit eshte gharibun-nisbi.

    Ibn Haxhar thekson se gharib eshte sinonim me fard pervec se zakonisht kur theksohet fard i referohesh fardul-mutlak/gharibul-mutlak nderkohe qe gharib i referohesh zakonisht gharibun-nisbi.

    Llojet e gharibun-nisbi

    Ne pergjithesi do te hasen 4 lloje te gharibun-nisbit

    1) Kur hadithi transmetohet vetem nga nje transmetues i besueshem dhe thuhet: "Askush nga transmetuesit e besueshem nuk e transmeton kete hadith pervec filanit".

    2) Kur vetem nje individ e transmeton kete hadith nga nje individ tjeter sikur te thuhet per shembull: "Vetem Katedah e transmeton kete hadith nga Enes ibn Melik".

    3) Nese hadithi transmetohet vetem nga nje grup njerezish te nje lokaliteti si per shembull kur thuhet: "ky hadith eshte transmetuar vetem nga banoret e Basras".

    4) Kur nje hadith transmetohet nga nje grup njerezish te nje lokaliteti nga nje grup njerezish te nje lokaliteti tjeter si per shembull te thuash: "Ky hadith transmetohet nga njerezit e Kufes prej njerezve te Medines".

    Po ashtu gharaba mund te haset ne zinxhir te transmetimit por edhe ne tekstin e hadithit njekohesisht por gjitheashtu mund te haset edhe qe gharaba gjendet ne zinxhir te transmetimit por jo ne tekstin e tij. Rasti i dyte eshte permendur nga Tirmidhi si "gharib min hadhel wexh'h".

    Hadithi gharib mund te jete sahih por edhe i dobet dhe vetem fakti qe ky hadith eshte gharib nuk e ben domosdoshmerisht hadithin te dobet.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by NIKE Sat Jun 27, 2009 6:01 am

    Ceshte hadithi Musned?

    Ka pasur kryesisht tre mendime ne kete ceshtje.

    1) Hadithi qe eshte i vazhdueshem qe nga fundi i tij deri ne piken ku perfundon ai pa marre parasysh se ku ndalon.

    2) Hadithi arrin deri tek Profeti pa marre parasysh nese eshte i vazhdueshem ose jo.

    3) Hadithi qe eshte i vazhdueshem nga fundi i zinxhirit deri tek profeti.

    Mund te thuhet se mendimi i dyte eshte ai qe ka marre me teper kritika nderkohe qe mendimi i pare nuk eshte kritikuar aq shume ngase termi musned mund te aplikohet ne menyre te kufizuar ne varesi te grades ku perfundon.

    Pra mendimi i trete eshte mendimi i sakte ne kete ceshtje dhe Hakimi ka dhene definicionin e plote te tij si:

    "Hadithi qe transmetuesi transmeton nga sheikhu i tij nga i cili ai njihet se ka degjuar ne nje kohe te pershtateshme per dije (nuk ka qene aq i vogel sa te mos kuptoje cfare i thuhet), e keshtu per secilen hallke te zinxhirit te transmetimit derisa te arrije tek nje sahab i mirenjohur qe transmeton nga profeti".
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by NIKE Sat Jun 27, 2009 6:03 am

    Klasifikimi i hadithit ne lidhje me autoritetin transmetues ku zinxhiri perfundon.

    Ne varesi te individit ku zinxhiri i transmetimit perfundon dhe ne autoritetin e te cilit transmetohet, hadithin e ndajme ne kater grada kryesore:

    1) Hadith Kudsi

    2) Hadithi Merfu'

    3) Hadithi Mewkuf

    4) Hadithi Mektu'

    Hadithi Kudsi.

    Hadithi Kudsi eshte ai hadith ku profeti i drejtohet umetit ose tere njerezimit me ate qe Allahu ka dashur te komunikoje tek ta. Po ashtu ky lloj hadithi njihet edhe me terma te tjere si Hadith Ilahi ose Hadith Rabani.

    Eshte quajtur Hadith Kudsi ngase mesazhi eshte nga Allahu nderkohe qe profeti thjeshte eshte komunikuesi i mesazhit. Dallimi mes Hadithit Kudsi dhe Kur'anit eshte se Kur'ani eshte fjala e Allahut e shpallur Muhamedit si ne tekstin e tij edhe ne kuptimin e tij nderkohe qe Hadithi Kudsi eshte kuptimi qe Allahu ka shpallur Muhamedit dhe qe Muhamedi komunikon me fjalet e tij. Po ashtu Kur'ani recitohet ne namaz nderkohe qe Hadithi kudsi nuk recitohet ne namaz. Po ashtu Kur'ani duhet prekur me abdes nderkohe qe kjo nuk eshte kusht per ate qe eshte pa abdes apo gruaja me menstruacione. Po ashtu hadithi kudsi duhet te plotesoje te tera kushtet qe te jete i pranuar nderkohe qe Kur'ani eshte i padiskutueshem ne autenticitetin e tij.

    Hadithi Merfu'

    Ky eshte ai hadith qe transmetohet ne autoritetin e profetit. Pra eshte hadithi qe thuhet se profeti tha/beri/aprovoi/kishte karakteristike.

    Pra hadithi merfu' eshte ai hadith qe transmetohet ne autoritetin e profetit rreth fjaleve te profetit, veprave te tij, aprovimit te tij apo karakteristikave te tija. Mund te jete me zinxhir transmetimi te vazhdueshem ose jo. Nese ehste me transmetim te vazhdueshem eshte i njejte me musnedin por nese nuk eshte me zinxhir te vazhdueshem nuk eshte i njejte me musnedin.

    Pra hadithi merfu' eshte me i pergjitheshem se musnedi ngase cdo hadith musned eshte merfu' por jo cdo hadith merfu' eshte musned.

    Hadithi Mewkuf.

    Ky eshte ai hadith, zinxhiri i tansmetimit te tij ndalet tek sahabi pa dhene qartesisht nese kjo eshte thjeshte fjale e sahabit apo e profetit. Po ashtu edhe ky transmetim mund ti referohet fjaleve, veprave apo aprovimeve apo karakteristikave si edhe mund te jete me zinxhir te vazhdueshem ose jo.

    Nese termi mewkuf perdoret i pakushtezuar, zakonisht i referohet asaj qe eshte transmetuar ne autoritetin e sahabit. Po ashtu termi mewkuf mund te perdoret edhe ne menyre te kufizuar per dike me pas sahabave si per shembull te thuhet se transmetohet si mewkuf nga Tawusi apo Zuhri apo Ata (tabiine) se .....

    Fukahate e Khurasanit kane dhene nje percaktim te tyre duke theksuar se merfu' eshte sinonim me khaber nderkohe qe mewkuf eshte sinonim me etherin. Megjitheate dijetaret e hadithit e perdorin termin ether ne menyre me te pergjitheshme duke iu referuar tere asaj qe transmetohet ne pergjithesi nga tjeter vec profetit.

    Disa transmetime ne pamje te pare jane mewkuf por pasi analizohen mund tu jepet statusi i merfu'.

    Keshtu nese nje transmetim mbetet tek thenia e nje sahabi por eshte dicka per te cilen nuk mund te arrihet thjeshte me deduktim (ixhtihad) si per shembull cfare ka ndodhur ne umetet para nesh apo cfare do te ndodhe ne te ardhmen apo cfare ndodh ne diten e gjykimit apo ne varr etj...

    Ne kete rast mund te ngrihet ne merfu' por ka nje kusht qe duhet plotesuar: Sahabi duhet te jete nga ata qe nuk mbeshteten ne israelijatet (transmetimet nga ehlul kitabet). Nese sahabi njihet se transmeton nga israelijatet atehere fjalet e tij mbeten te statusit mewkuf.

    Po ashtu rastet kur sahabi thote: "ne ishim urdheruar...." apo "ne ishim ndaluar...." apo "ne kohen e profetit ne benim/thonim...." apo "eshte prej sunetit...." ngrihen ne statusin e merfu'-se.

    Persa i perket te njejtave raste kur transmetohen nga nje tabii, transmetimi i tyre mund te ngrihet ne mewkuf dhe edhe pse ka disa mendime qe mund te ngrihet deri ne merfu' ajo qe eshte pranuar unanimisht eshte se hadithi i tabiinit ngrihet ne mewkuf.

    Ky lloj hadithi po ashtu i referohet rregullave te autenticitetit dhe duhet te plotesoje po ato kushte gjate analizimit te tij.

    Hadithi Mektu'

    Ky hadith eshte ai hadith qe i referohet fjaleve, veprave, aprovimeve apo karakteristikave te tabiineve. Ato hadithe mektu' qe jane me me vlere jane hadithet qe transmetohen ne autoritetin e tabiineve te famshem per dijen e tyre apo shoqerimin e tyre me sahabat si per shembull: Said ibn el-Musajib, Muhamed ibn Sirin, Ibrahim en-Nakhai, Mesruk e te tjere vec tyre.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by NIKE Sat Jun 27, 2009 6:04 am

    Shkeputjet ne zinxhirin e transmetimit te hadithit.

    Ne pese kushtet per pranimin e nje hadithi permendem si kushtin e pare vazhdueshmerine e zinxhirit te transmetimit. Po ashtu permendem edhe hadithin musned dhe qe kushti i pare te plotesohet duhet qe hadithi te jete musned.

    Mirepo jo te gjitha hadithet qe na arrijne jane musned dhe ne varesi te gjendjes se zinxhirit te transmetimit te tyre shkeputjet e zinxhirit mund te jene te ndryshme ndaj edhe duhet permendur terminiologjia e zinxhireve me shkeputje.

    Zinxhiri i transmetimit te hadithit me shkeputje bie ne dy kategori:

    1) Shkeputje e dukeshme (Saktun dhahirun)

    2) Shkeputje e fshehte (Saktun Khafijun)

    Shkeputjet e dukeshme (Saktun dhahirun)

    Hadithet qe bien ne kete kategori jane ato qe jane me te lehtat per tu dalluar nga studiuesit e hadithit ngase shkeputja e zinxhirit ne keto raste eshte qartesisht e dukeshme. Me shkeputje te zinxhirit kihet parasysh cdo lloj shkeputje e tij qofte kjo ne fillim ne mes apo ne fund te zinxhirit te transmetimit.

    Kryesisht jane percaktuar 4 kategori te shkeputjeve te dukeshme ne zinxhirin e transmetimit:

    1) Hadithi Mursel

    2) Hadithit Mualak

    3) Hadithi Mu'dal

    4) Hadithi Munkati'
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by MBerisha Mon Jul 13, 2009 12:20 am

    C'eshte hadithit Mursel.

    Ky eshte ai hadith, ne zinxhirin e te transmetimit te se cilit mungon hallka mes atij qe eshte tabii' dhe profetit. Po ashtu ketu futet edhe transmetimi i sahabit qe transmeton ne autoritetin e profetit ate te cilen nuk e ka degjuar nga profeti . Keshtu ne kete kategori futen dy lloje ne varesi te transmetuesit te fundit qe transmeton direkt nga profeti.

    1) Murseli i tabiinit

    2) Murseli i sahabit

    Murseli i tabiinit eshte ai hadith, zinxhiri i transmetimit te te cilit arrin deri tek tabiini qe transmeton direkt nga profeti. Persa i perket tabiineve ata jane kryesisht ne dy grupe.

    1) Tabiinet e vjeter

    2) Tabiinet e rinj.

    Me tabiine te vjeter do te kihet parasysh individi qe ka takuar shume sahaba dhe ka mesuar prej tyre sikurse Ubejdullah bin Adi bin Khajar, Ata bin Ebi Rabah apo Said ibn el-Musejib a te tjere si keta.

    Persa i perket tabiineve te rinj jane ata qe kane takuar nje apo dy nga sahabat sikurse Zuhri, Abu Hazim, Jahja ibn Said el-Ensari e te tjere si keta.

    Duhet theksuar se ka edhe nje mendim qe nuk ben dallim mes tabiineve dhe i trajton ata te gjithe ne te njejten shkalle por me mire eshte qe te behet dallim mes tyre dhe ky duket mendimi me i sakte per shume arsye disa nga te cilat do te permenden me pas inshallah.

    Ne lidhje me hadithin mursel mbahen qendrime te ndryshme nga dijetaret dhe disa e mohojne plotesisht hadithin mursel nderkohe qe disa te tjere e pranojne ate. Nga ata qe e mohojne plotesisht hadithin mursel eshte edhe Ibn Hazm edh-Dhahiri.

    Nga ana tjeter dijetaret e Kufes e pranojne hadithin mursel ne menyre apsolute dhe per kete jane kritikuar ashper nga dijetaret e tjere.

    Persa i perket shumices se atyre qe e pranojne hadithin mursel ata e pranojne kete hadith veten nese ai ploteson disa kushte. Dijetare te ndryshem kane vendosur kushte te ndryshme per hadithin mursel qe te jete i pranuar dhe disa kane vene me pak kushte nderkohe qe disa te tjere kane vene me teper kushte per te.

    E tere mosmarrveshja rreth kesaj ceshtje kthehet ne faktin se ky transmetim mund te kete si hallke qe mungon ose nje sahab ose me teper se nje individ ku tabiini qe transmeton hadithin nga profeti mund te kete lene menjeane sahabin por mund te kete lene menjeane me teper se vetem sahabin per shembull mund te kete lene pa permendur nje tabii tjeter qe i ka transmetuar atij hadithin nga sahabi qe e transmeton nga profeti.

    Nese tabii-ni ka lene menjejane vetem sahabin, vlera e hadithit nuk bie dhe hadithi eshte ne fakt i pranuar ngase te tere sahabat jane besnike dhe te devotshem pa perjashtim. Problemi qendron nese mungon me teper se sahabi ne zinxhir.

    Nese ka lene edhe dike tjeter vec sahabit atehere:

    Imam Melik dhe Abu Hanifa e pranojne hadithin mursel si argument per aq kohe sa transmetuesi te jete dikush i besueshem.

    Imam Ahmed preferon hadithin mursel mbi perdorimin e analogjise (kijasit).

    Imam Abu Dawud e pranon hadithin mursel nese plotesohen dy kushte: Nuk ka hadith musned ne kete ceshtje qe hadithi mursel trajton dhe nese gjendet nje hadith musned ky hadith mursel nuk eshte ne kundershtim me hadithin musned.

    Po ashtu Ibn Salah nuk e pranon hadithin mursel pervec nese vjen edhe me nje rruge musned.

    Sheikh ul-Islam Ibn Tejmia ka theksuar duke qartesuar se hadithet mursel jane ne tre kategori:

    1) Ato qe jane sahih

    2) Ato qe jane daif

    3) Ato qe kane nevoje per tu egzaminuar me tej

    Kjo thenie i permbledh te tera mendimet ne menyren me te mire dhe Imam Shafi' na ka dhene kriteret qe duhet qe hadithi mursel te permbushe qe te jete i pranuar. Keshtu ai e pranon hadithin mursel duke egzaminuar dy fusha:

    1) Gjendja e hadithit

    2) Gjendja e transmetuesit te hadithit

    Persa i perket vete hadithit, atehere Imam Shafi' kerkon qe hadithi mursel:

    1) Te jete transmetuar si musned nepermjet nje zinxhiri tjeter, ose

    2) Te jete transmetuar si mursel nepermjet nje zinxhiri tjeter, ose

    3) Kuptimi i tij te jete i mbeshtetur nga theniet e nje apo disa sahabave ose

    4) Shumica e dijetareve mbajne qendrim te njejte ne kete mesele si edhe ai qe transmetohet nepermjet hadithit mursel.

    Persa i perket transmetuesit te hadithit, Imam Shafi' kerkon qe:

    1) Transmetuesi te jete nje tabii i vjeter

    2) Nese ky transmetues permend diku tjeter individin (qe mungon), nuk permend zakonisht dike qe nuk eshte i njohur apo dike te pa pranueshem ne transmetimin e haditheve.

    3) Ky transmetues nuk kontradikton dike te besueshem po qe se gjendet me te ne transmetim.

    Persa i perket murseleve te Said ibn el-Musajib dhe te Ata ibn Ebi Rabah keto konsiderohen te pranueshem ngase pasi murselet e tyre jane egzaminuar eshte pare se te tere murselet e tyre jane nga sahabat.

    Imam Dhahabi ka permendur se murselet e tabiineve te rinj si Hasan el-Basri, Zuhri, Katedah dhe Humejd el-Tewil si murselet me te dobeta.

    Murseli i sahabit eshte ai hadith qe sahabi transmeton nga profeti pa e patur degjuar kete hadith nga profeti qofte kjo per shkak te moshes se re te tyre, apo pranimit te vone te islamit apo mungeses se tyre. Ne fakt ka shume transmetime te tilla nga Ibn Abas dhe Ibn Ez-Zubejr. Kuptohet qe edhe ketu ka pasur disa mosmarrveshje megjitheate mendimi i sakte eshte se ky hadith eshte i pranueshem ngase sahabat ne pergjithesi transmetojne nga sahabat dhe te tere sahabat jane te pranueshem ne transmetim. Nese sahabi ka transmetuar nga nje tabii, e keto jane raste te rralla, ai e cileson se nga cili e ka transmetuar ate.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by MBerisha Mon Jul 13, 2009 12:22 am

    Hadithi Mualak

    Ky eshte ai lloj hadithi tek i cili fillimi i zinxhirit te transmetimit mungon ose tere zinxhiri i tij mungon. Ky hadith njihet gjitheashtu edhe si Balaghah (i arritur ngase shpesh transmetuesi thote se me arriti mua se profeti....).

    Haset ne dy gjendje:

    1) Tere isnedi mungon dhe transmetohet direkt nga profeti

    2) Isnedi (zinxhiri i transmetimit) mungon deri tek tabiini apo sahabi

    Kuptohet se ky lloj transmetimi eshte i dobet por shpesh haset qofte ne librat baze qofte ne librat dytesore. Me libra baze kuptojme librat themeltare te atyre qe i kane mbledhur transmetimet si Musnedi i Imam Ahmedit, sahihet apo sunenet....etj. Me libra dytesore kuptojme librat qe bazohen ne keto libra baze si per shembull "Rijadus-salihin" apo "Mburoja e muslimanit" apo edhe shkrimet e secilit nga ne neper internet ku thjeshte permendim librin baze dhe transmetimin e permendim ne formen mualak si per shembull kur themi se Bukhari transmeton nga Ibn Abas se profeti tha..... apo kur themi se Muslim transmeton se profeti tha......

    Persa i perket transmetimeve mualak te perdorura ne dy sahihet (Bukhari dhe Muslim) nese eshte thene: "Ai tha...etj" atehere konsiderohen si sahih e nese jo nuk merren domosdoshmerisht sahih por duhen egzaminuar plotesisht. Ibn Haxhar ka shkruar nje liber te tere te titulluar "Teghlikut-taliik" ne te cilin ka mbledhur tere transmetimet mualak te Bukharit dhe ka dhene isnade per to

    Hadithi Mu'dal

    Ky eshte ai hadith ne zinxhirin e transmetimit te te cilit mungojne dy apo me teper transmetues. Ka raste kur hadithi eshte edhe mualak edhe mudal njekohesisht ashtu sikurse ka raste ku secili eshte ne dallim nga tjetri. Keshtu:

    1) Nese dy transmetues te njepasnjeshem mungojne ne fillim te zinxhirit hadithi eshte edhe mu'dal edhe mualak njekohesisht.

    2) Nese vetem nje transmetues mungon ne fillim te isnedit hadithi eshte mualak e jo mudal.

    3) Nese nga mesi i zinxhirit mungojne dy apo me teper transmetues te njepasnjeshem atehere hadithi eshte mu'dal e nuk mund te quhet mualak.

    Hadithi Munkati'

    Ai hadith ne zinxhirin e te cilit ka shkeputje qofte kjo mungese e nje transmetuesi apo me teper se nje, quhet hadith munkati'. Keshtu termi hadith Munkati' perdoret per cdo hadith qe nuk eshte musned. Kjo eshte ajo qe eshte thene ne menyre te pergjitheshme por ka disa dijetare te hadithit qe kane bere nje dallim duke perjashtuar nga ky klasifikim hadithin mursel, mualak apo mudal.

    Ky ne fakt eshte mendimi me i njohur dhe keshtu hadithi munkati' eshte ai hadith ne isnedin e te cilit mungon nje apo me teper transmetues jo te njepasnjeshem dhe ata mungojne perpara grades se tabiineve.

    Me mungese te transmetuesit/ve nuk konsiderohet vetem mungesa e transmetuesit por edhe mos njohja e tij sipas nje mendimi te disa dijetareve.

    Kuptohet qe ky transmetim eshte i pa pranueshem.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by MBerisha Mon Jul 13, 2009 12:23 am

    Shkeputjet e fshehta (Saktun Khafijun)

    Me shkeputje te fshehta do te kihen parasysh ato shkeputje ne zinxhirin e transmetimit te nje hadithi qe ne pamje te pare duket sikur eshte i sakte dhe i plote por qe pas nje egzaminimi te hollesishem behet e qarte se nuk eshte ashtu. Kjo eshte ajo ku dija ne lidhje me hadithin duhet e thelle dhe me specifike.

    Saktun Khafijun haset ne dy forma:

    1) El-Mudalas

    2) El-Murselul-Khafi
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by MBerisha Mon Jul 13, 2009 12:25 am

    El-Mudallas

    Tedlis eshte fshehja e difektit ne zinxhirin e transmetimit duke e bere hadithin te duket me i rregullt se eshte ne realitet.

    Jane dy raste te tedlisit ne hadithin mudallas:

    1) Tedlisul Isned

    2) Tedlisush-shujukh

    Tedlisul-Isned

    Tedlisul Isned ka dy raste:

    1) Tedlis ne lidhje me fshehjen e nje transmetuesi te pranueshem

    2) Tedlis ne lidhje me fshehjen e nje transmetuesi te pa pranueshem (Tedlisut-Teswijeh)

    Tedlisi ne lidhje me fshehjen e nje transmetuesi te pranueshem

    Kjo ka te beje me rastin kur transmetuesi transmeton nga nje transmetues tjeter nga i cili ai ka degjuar me pare, por transmeton ate qe ai nuk e ka degjuar prej tij dhe perdor fjale qe implikojne se ne fakt ky individ ka degjuar/pare ate qe po transmeton edhe pse nuk behet e qarte me siguri se ai e ka degjuar/pare kete.

    Per shembull nese Zejdi dihet se ka degjuar/pare nga Amri ne pergjithesi por ne lidhje me nje hadith te caktuar Zejdi transmeton se Amri ka transmetuar kete e kete kur ne fakt ai nuk e ka degjuar/pare kete nga Amri por nga dikush tjeter qe e ka degjuar/pare nga Amri por Zejdi nuk e permend fare individin nga i cili e mori kete transmetim dhe e transmeton direkt nga Amri duke perdorur shprehje si p.sh "Tha Amri...." apo "Nga Amri...." apo "Sipas Amrit...." por ne te njejten kohe Zejdi nuk perdor terma si "Amri me tha/transmetoi..." ose "Degjova Amrin te thote....." ngase nese ai do te bente kete kjo e ben ate genjeshtar.

    Po ashtu mund te jete edhe rasti kur p.sh Zejdi eshte bashkekohes i Amrit por ne fakt nuk e ka takuar Amrin por qe te ben te kuptosh sikur ky e ka takuar ate. Po ashtu edhe rasti kur Zejdi mund ta kete takuar Amrin ose jo (per shembull te dy jetojne ne te njejtin lokalitet) dhe Zejdi perdor shprehje qe te le te kuptosh se ai mund ta kete takuar Amrin ose jo. Pra perdor shprehje qe te le ne dyshim nese ai e ka takuar apo jo. Edhe ne kete rast ai shmang termat qe te bejne te kuptosh se ai e ka degjuar direkt nga Amri ngase sikurse thame nese ai do ta bente kete do te akuzohej si genjeshtar.

    Tedlisi ne lidhje me fshehjen e nje transmetuesi te papranueshem.
    (tedlisut-teswijeh)


    Ne kete rast transmetuesi transmeton hadithin nga sheikhu i tij qe eshte i pranueshem qe transmeton nga nje transmetues i pa pranueshem qe transmeton nga nje transmetues tjeter i pranueshem. Transmetuesi origjinal heq fare nga zinxhiri i transmetimit te hadithit, transmetuesin e pa pranueshem duke lene ne te vetem sheikhun e tij qe transmeton nga transmetuesi i pranueshem duke e ngritur keshtu hadithin ne grade te larte kur ne fakt eshte e kunderta e kesaj. Shembull:

    Selimi eshte transmetuesi origjinal qe transmeton nga sheikhu i tij Aliu qe eshte transmetues i drejte dhe i pranueshem por qe transmeton kete hadith nga nje transmetues i pa pranueshem Ubej qe transmeton hadithin nga nje transmetues i drejte e i pranueshem Umar. Pra Selimi transmeton nga Aliu qe transmeton nga Ubej qe transmeton nga Umar se......

    Nese Selimi do ta linte zinxhirin sikurse eshte, atehere hadithi do te ishte i dobet por Selimi heq fare transmetuesin e pa pranueshem Ubej dhe le keshtu vetem transmetues te drejte e te pranueshem. Pra Selimi transmeton nga Aliu qe transmeton nga Umari se...... (pra nuk e permend fare Ubej-in).

    Ky eshte lloji me i keq i tedlisit dhe me i veshtiri per tu dalluar. Dy nga individet me te njohur qe kane praktikuar kete lloj tedlisi jane: Bakijeh ibn El-Walid dhe El-Walid ibn Muslim.

    Tedlisush-shujukh

    Kjo eshte kur transmetuesi transmeton nga sheikhu i tij dicka qe ai e ka degjuar/pare por e emerton sheikhun me nje emer apo kunijeh me te cilin ai nuk eshte i njohur keshtu e maskon identitetin e tij.

    Per shembull dikush njihet me emrin Abdullah dhe me kunijeh-n Abu Said dhe ai ka si femije Saidin, Amarin por me nje grua tjeter per shembull me te cilen eshte ndare ka edhe Merjemen. Nxenesi i tij nuk thote qe degjova nga Abu Said por degjova nga Abu Merjem se.... Ose per shembull thote qe degjova nga Abdullah ibn Ebi Abdullah (degjova nga Abullahu i biri i te atit te Abdullahut) se.....

    Ky lloj tedlisi eshte me pak i urryer se Tedlisi i isnedit ngase ne kete rast nuk eshte fshehur transmetuesi por thjeshte eshte maskuar identiteti i tij nderkohe qe ne tedlisin e isnedit transmetuesi nuk permendet fare ose fshihet qellimisht.

    Megjitheate tedlisi ne pergjithesi urrehet nga te gjithe ngase krijon konfuzion dhe paqartesi. Shu'bah ka thene se tedlisi eshte vellai falsitetit dhe po ashtu eshte thene nga ai qe me mire te bej zina se te praktikoj tedlis pra e shikonte tedlisin me te keq se zinaja.

    Perse kane praktikuar tedlis disa transmetues?

    Ka shume arsye qe i kane shtyre transmetuesit te praktikojne tedlis nder keto arsye jane permendur:

    1) Per te shkurtuar isnedin e hadithit duke e bere keshtu me te mire se ceshte ne realitet ngase dihet se sa me i shkurter isnedi aq me i mire.

    2) Njihet se transmeton shume nga ky sheikh dhe keshtu ai transmeton edhe kete hadith duke praktikuar tedlis qe te duket se ai e ka degjuar edhe kete nga sheikhu.

    3) Sheikhu nga i cili transmeton eshte ne fakt i dobet ne hadith dhe ky nuk don te nxjerre ne pah se po transmeton nga nje transmetues i dobet.

    4) Sheikhu mund te jete me i ri se transmetuesi dhe ai nuk don te duket se po transmeton nga ata qe jane me te ri se ai.

    5) Sheikhu eshte i nje niveli me te ulet se ai dhe nuk don te duket se po transmeton nga dikush me me pak dije.

    6) Sheikhu eshte i besueshem por nese permendet emri i tij njerezit nuk e pranojne nga xhelozia apo inatet apo keqkuptimi ne lidhje me kete sheikh

    e keshtu me rradhe.

    Si zbulohet tedlisi?

    Ka kryesisht dy menyra te zbulimit te tedlisit:

    1) Kur transmetuesi e pranon vete se ka praktikuar tedlis ne transmetim

    2) Kur ekspertet e nxjerrin ne pah kete praktike te atij qe praktikon tedlis.

    Si veprohet me hadithet ne te cilat gjendet tedlis? (Hadithet Mudallas)

    Ne rastin kur tedlisul-Isned eshte ne lidhje me fshehjen e nje transmetuesi te besueshem dhe te pranueshem, disa kane thene se apsolutisht ky hadith nuk pranohet nderkohe qe mendimi i shumices eshte se behet diferencim mes rasteve te ndryshme dhe nese tedlisi eshte i bute edhe pse krijon dyshime, pas verifikimit te tij pranohet. Merren parasysh individi qe e praktikon tedlisin, individi ndaj te cilit eshte bere tedlisi si edhe hadithi ne shqyrtim dhe shume aspekte te tjera vec ketyre.

    Ne rastin e tedlisush-shujukh sikurse thame se ky eshte lloji me i bute i tedlisit ngase nuk eshte hequr transmetuesi fare por vetem eshte maskuar. Pra edhe ky si rasti me siper pranohet pas verifikimeve.

    Ne rastin e tedlisut-teswijeh, ky hadith jo vetem qe nuk pranohet por ne fakt praktikuesi i tij skualifikohet fare sa qe edhe nese e ka bere kete vetem nje here ai konsiderohet genjeshtar dhe nuk i pranohet transmetimi me. Ka pastaj mosmarrveshje ne pranimin e transmetimeve te tija pasi te pendohet dhe disa e pranojne e disa nuk e pranojne ate pas pendimit.

    Pra sipas rasteve dhe individeve jane kater kategori kryesore te atyre qe kane praktikuar tedlis:

    1) Ata qe rralle kane praktikuar tedlis por qe ne teresi jane transmetues te drejte dhe te pranueshem dhe tedlisi ndodhi ne lidhje me individe te drejte dhe te pranueshem.

    2) Ata qe vete jane te drejte dhe te pranueshem dhe vetem maskuan identitetin e transmetuesit pa e hequr ate nga isnedi.

    3) Ata qe fshehen identitetin e transmetuesve te dobet apo te pa njohur.

    4) Ata qe vete jane te dobet dhe fshehen transmetues te dobet.

    Ne dy rastet e para kryesisht transmetimet pranohen pervec nese ka evidence per te kunderten. Ne rastin e trete dhe te katert, braktiset totalisht. Po ashtu hadithet ne te cilat eshte vertetuar qartesisht se nuk ka tedlis pranohen nese individi qe ka praktikuar tedlis eshte i drejte dhe i pranueshem dhe ky eshte mendimi i shumices.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by MBerisha Mon Jul 13, 2009 12:25 am

    El-Murselul-Khafi

    Ky eshte kur transmetuesi eshte bashkekohes me sheikhun nga i cili transmeton madje egziston edhe mundesia qe ai ta kete takuar ate por po transmeton ate te cilen ai nuk e ka degjuar nga ai dhe perdor shprehje te tilla si "ai tha...".

    Pra edhe pse transmetuesi mund te jete bashkekohes me sheikhun nga i cili ai po transmeton dhe mund edhe te jete takuar me te si per shembull disa nga ne qe kane jetuar kur ishte sheikh Ibn Bazz per shembull gjalle, pra te dy jane bashkekohes dhe madje egziston mundesia qe edhe ta kete takuar sheikhun por transmeton se sheikhu ka thene kete e kete kur ne fakt nuk e ka degjuar fare sheikhun te thote kete.

    Kjo mund te zbulohet ne tre menyra:

    1) Vete transmetuesi informon se ai nuk e ka takuar kurre apo nuk ka degjuar nga sheikhu.

    2) Qartesimi qe dijetaret e hadithit kane bere duke theksuar se individi ne fjale nuk e ka takuar sheikhun ose nuk ka degjuar asgje nga ai.

    3) Gjendet nje transmetim tjeter qe ka ne mes te transmetuesit ne fjale dhe sheikhut dike tjeter. (kjo e fundit eshte pak e debatueshme mes dijetareve )

    Dallimi mes Tedlisul-isned dhe murselul-khafit.

    Dallimi mes tedlisul-isned dhe murselul-khafit eshte se ne rastin e pare transmetuesi po transmeton nga dikush prej te cilit ai ka degjuar, ate qe nuk e ka degjuar ndersa ne rastin e dyte transmetuesi po transmeton ne autoritetin e dikujt nga i cili nuk ka degjuar asgje.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by MBerisha Mon Jul 13, 2009 12:26 am

    Hadithi Mutasil ose Mausul

    Ky eshte ai hadith zinxhiri i te cilit eshte i lidhur qofte ky Merfu' apo Meukuf. Nese zinxhiri perfundon tek nje tabii nuk mund te perdoret termi mutasil pervec nese specifikohet si per shembull te thuhet se hadithi deri tek Ata apo Zuhri apo Ibn Sirin...etj eshte mutasil.

    Pra ne menyre te pergjitheshme i referohet haditheve pa shkeputje ne zinxhirin e tyre qe arrijne tek profeti ose tek sahabi. Nese nuk arrijne deri ketu ky term mund te perdoret vetem ne menyre te kufizuar duke qartesuar perfundimin e tij.

    Mutasil dhe musned jane te ngjashem ne ate qe te dy llojet jane me zinxhir te lidhur ku secili transmetues ka marre hadithin nga ai qe eshte mbi te ne zinxhir mirepo hadithi musned ne menyre te pakufizuar i referohet hadithit qe eshte mutasil por edhe marfu' njekohesisht. Pra cdo hadith mutasil eshte edhe musned por jo cdo hadith musned eshte mutasil ngase sikurse thame hadithi mutasil mund ti referohet edhe kadithit mewkuf. Megjitheate duhet theksuar se dallimi mes tyre eshte vetem ne piken ku perfundon isnedi.

    Sponsored content


    Hyrje ne shkencen e hadithit Empty Re: Hyrje ne shkencen e hadithit

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Fri Apr 26, 2024 4:21 pm