Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    !

    Stivi
    Stivi
    Fillestar-e
    Fillestar-e


    Gjinija : Male
    Postimet : 26
    Age : 33
    Reputation : 0
    Pikët : 30
    Registration date : 2009-06-22

    ! Empty !

    Post by Stivi Thu Jun 25, 2009 7:49 am

    BI një hallkë e fortë në forcimin e shtetit të Kosovës

    Kryeministri Hashim Thaçi ka pritur të enjten në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në bashkëpunimin e ngushtë të Qeverisë me BI-në.
    "Bashkësia Islame e Kosovës dhe z.Naim Tërnava duhet falënderuar për kulturën e re të komunikimit, të tolerancës fetare që është kultivuar në Kosovë, në ndërtimin e shtetit demokratik, shtetit të mundësive dhe të tolerancës, edhe në kuptimin ndëretnik edhe ndërfetar” është shprehur me këtë rast kryeministri Thaçi.

    Thaçi – siç theksohet në një komunikatë të Kryeministrisë - ka falënderuar myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për angazhimin e mrekullueshëm në edukimin qytetar por edhe në angazhimet për prezantimin e drejt të çështjes së Kosovës anekënd botës. Këtë angazhim, kryeministri Thaçi e ka vlerësuar në funksion të lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    “Të gjithë ata që janë të interesuar, dhe. që kanë mundësi, ne do t’i përkrahim në drejtim të përshpejtimit të njohjeve edhe më të mëdha për Kosovës” është shprehur Thaçi.

    Myftiu Tërnava ndërkaq – siç thuhet më tej - ka falënderuar kryeministrin Thaçi në emër të kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, për punën madhore dhe për gatishmërinë e tij të vazhdueshme që ka treguar në raport me zgjidhjen e problemeve, në shoqërinë kosovare.

    “Bashkësia Islame sikur edhe deri tash, do të jetë një hallkë e fortë zinxhirore në forcimin e shtetit të Kosovës. Presim që të kemi takime të vazhdueshme dhe konsulta mes vete, për të siguruar paqen dhe tolerancën, si dhe gatishmërinë për jetë të përbashkët të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Tërnava.

      Current date/time is Thu May 02, 2024 3:13 am