Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

2 posters

    Rezultate studimesh mahnitëse (Sipas Kura'nit)

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Rezultate studimesh mahnitëse (Sipas Kura'nit) Empty Rezultate studimesh mahnitëse (Sipas Kura'nit)

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 1:30 am

    Rezultate studimesh mahnitëse

    Mrekullia hyjnore na vërteton neve se përveç bukurisë, edhe forma e pemëve dhe perimeve nuk është bërë për kot!


    I lartësuar qoftë All-llahu. Në emër të All-llahut fillojmë…

    Studimet në lidhje me trupin e njeriut dhe ushqimin përmendin faktin se forma e çdo peme, bime apo perimi tregon pjesën e trupit për të cilën është e dobishme… Ja disa shembuj:

    Rezultate studimesh mahnitëse (Sipas Kura'nit) 9126
    Kjo është karrotë e prerë për së gjëri; i përngjan bebzës së syrit; dhe me të vërtetë, studimet kanë vërtetuar se karrota është shumë e dobishme për shikimin.

    Rezultate studimesh mahnitëse (Sipas Kura'nit) 9127
    Kjo është një shtresë domate e kuqe, e cila ka katër zgavra, sikurse zemra e cila ka ngjyrë të kuqe si dhe katër zgavra. Të gjitha studimet bashkëkohore vërtetojnë se domatet janë ushqim i zemrës dhe gjakut.

    Rezultate studimesh mahnitëse (Sipas Kura'nit) 9128
    Tufa e rrushit i përngjan formës së jashtme të zemrës, dhe çdo kokërr rrushi i përngjan një qelize të gjakut. Tashmë studimet tregojnë se rrushi është i shëndetshëm për zemrën, e poashtu edhe për gjakun.

    Rezultate studimesh mahnitëse (Sipas Kura'nit) 9129

    I lartësuar qoftë Allahu. Arra i përngjan së tepërmi formës së trurit me dy hemisferat e tij! Studimet vërtetojnë se ngrënia e arrës ndikon në rritjen e shumë qelizave nervore të cilat ndihmojnë veprimtarinë e trurit…

    Rezultate studimesh mahnitëse (Sipas Kura'nit) 9130
    Fasuleja u ndihmon veshkëve në kryerjen e punës së tyre…; ajo i përngjan formës së tyre…

    Rezultate studimesh mahnitëse (Sipas Kura'nit) 9131
    Selino i përngjan formës së eshtrave, madje është e dobishme për to. Sasia e sodiumit në selino është 23 %; e njëjta përqindje gjendet në eshtra.

    Rezultate studimesh mahnitëse (Sipas Kura'nit) 9132
    Avokado, patëlxhani dhe dardha janë të domosdoshme për shëndetin e mitrës së gruas. Studimet tregojnë se nëse gruaja ha një kokërr avokado për çdo javë, një gjë e tillë ndihmon në barazpeshën e hormoneve të mitrës si dhe pakëson gjasat e sëmundjes së kancerit të qafës së mitrës. Është me rëndësi të përmendim faktin se avokado ka nevojë për 9 muaj që të piqet plotësisht.

    Rezultate studimesh mahnitëse (Sipas Kura'nit) 9133
    Fiku.. Është pemë e mbushur plotë e përplotë me fara, dhe se përdorimi i tij është i dobishëm për burrat, pasi rrit numrin e spermatozoidëve si dhe pakëson gjasat e sterilitetit.

    Rezultate studimesh mahnitëse (Sipas Kura'nit) 9134
    Ulliri është i dobishëm për shëndetin dhe punën e vezoreve të gruas… I lartësuar qoftë Allahu.

    Allahu është betuar në këto dy fruta, dhe pas betimit vazhdon me fjalët e Tij:

    1.Pasha fikun dhe ullirin,
    2.Edhe Turi Sinanë,
    3.Edhe këtë vend të siguruar!
    4.Ne e kemi krijuar njeriun në formën më të bukur,
    5.Pastaj e shtyjmë në fund të fundit,
    6.Përveç atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Ata i pret shpërblim i vazhdueshëm.
    7.E çka po të shtyn pra të përgënjeshtrosh botën tjetër ?
    8.A nuk është All-llahu më i drejti gjykatës?!

    Rezultate studimesh mahnitëse (Sipas Kura'nit) 9136
    Patateja e ëmbël për nga forma i përngjan pankreasit dhe ndihmon në barazpeshën e sheqerit në gjak.

    Rezultate studimesh mahnitëse (Sipas Kura'nit) 9137
    Portokalli, limoni dhe agrumet tjera u përngjajnë gjëndrave të cilat tajitin qumështin në gjoksin e gruas, madje ato janë të rendësishme për shëndetin e gjirit…

    Rezultate studimesh mahnitëse (Sipas Kura'nit) 9138
    Qepa… u përngjan qelizave të trupit… Studimet tregojnë se qepa ndihmon në pastrimin e trupit nga sekrecionet, si dhe i bën sytë të lotojnë, me ç'rast lotët bëjnë pastrimin e shtresave të syve.

    Subhana'All-llah - I lartësuar qoftë Allahu.

    La ilahe il All-llah - Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut.
    GOx94
    GOx94
    Designer
    Designer


    Gjinija : Male
    Postimet : 618
    Age : 30
    Vendodhja : Prishtinë
    Reputation : 21
    Pikët : 295
    Registration date : 2008-12-22

    Rezultate studimesh mahnitëse (Sipas Kura'nit) Empty Re: Rezultate studimesh mahnitëse (Sipas Kura'nit)

    Post by GOx94 Mon Jun 22, 2009 1:21 am

    ALLAHU te shperbleft me xhente

      Current date/time is Fri Apr 26, 2024 4:06 pm