Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Liderët kosovarë urojnë Obaman

    hardboss
    hardboss
    Moderators
    Moderators


    Gjinija : Male
    Postimet : 87
    Age : 37
    Reputation : 7
    Pikët : 172
    Registration date : 2008-11-01

    Liderët kosovarë urojnë Obaman Empty Liderët kosovarë urojnë Obaman

    Post by hardboss Thu Nov 06, 2008 6:16 am

    Liderët kosovarë urojnë Obaman F.1105144259350_m


    Liderët kosovarë urojnë Obaman
    Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi uruan senatorin Barack Obama për zgjedhjen e tij president i SHBA-ve.

    "Është verdikt i qytetarëve amerikanë, i cili ka pasuar një proces të jashtëzakonshëm demokratik, një fushatë dinjitoze dhe historike në këtë garë demokratike kaq të fuqishme dhe një model i veçantë në përkushtimin e qytetarëve se si duhet të shkojnë proceset në zgjedhjen e njeriut të parë të vendit", tha Sejdiu, i cili ka shprehur konsideratë edhe për fushatën e McCainit.

    "Dëshiroj po kështu të shpreh konsideratat më të larta edhe për senatorin McCain, për garën që ka udhëhequr dhe një konsideratë të veçantë presidentit Bush për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë Kosovës në momentet më të rëndësishme të historisë, sikur edhe pararendësit e tij", ka thënë presidenti Sejdiu.

    Senatorin Obama e ka uruar edhe kryeministri Hashim Thaçi.

    "Zgjedhja e Presidentit të 44-të në Amerikë dhe prijësit të botës së lirë dhe demokratike ka shënuar histori. Fushata zgjedhore ishte fisnike dhe nxori në pah vlerat më të mira të demokracisë dhe të qytetarisë aktive në Amerikë. Ne çmojmë lart vendin që zuri Kosova në fushatë dhe ndihemi të privilegjuar me gatishmërinë e mbështetjes së mëtejshme për shtetin tonë të ri", thuhet në telegramin e urimit të kryeministrit Thaçi. /rel/

      Current date/time is Sun Apr 28, 2024 6:34 am