Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+3
MBerisha
The End
FooSe
7 posters

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:04 pm

    Robin Hood-i nuk është në krizë

    Producentët ekzekutivë, të cilët qëndrojnë pas filmit të ri të Russell Crowe, "Robin Hood", kanë mohuar spekulimet se xhirimi i filmit është në krizë.

    Filmi me rol kryesor të Crowe dhe me regji të Ridley Scott, është shoqëruar me një numër të madh ndryshimesh në ekipin e aktorëve, ndërsa së fundmi kanë ekzistuar edhe spekulime për një zënkë ndërmjet Crowe dhe Scott, gjë e cila është mohuar nga producentët.

    Njëri nga drejtuesit e Universal Pictures, Marc Shmuger, thotë se xhirimet e filmit nuk janë në krizë dhe se aktori kryesor dhe regjisori nuk kanë armiqësi me njëri-tjetrin.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:05 pm

    Minogue planifikon linjë veshjesh për golf

    Kylie Minogue do ta çojë obsesionin e saj për golfin në një nivel tjetër, ajo dëshiron të dizajnojë një linjë të veshjeve të bukura të veçanta për këtë lojë.

    Këngëtarja australiane ka rënë në dashuri me sportin që kur ka filluar të luajë me të dashurin e saj Andres Velencoso më herët gjatë këtij viti.

    Minogue thotë se kjo e ka zgjeruar rrethin e saj të miqve, pasi ajo vazhdon t’i takojë yjet tjera të çmendur pas golfit.

    “Kurrë as edhe brenda një milionë vitesh nuk do të ëndërroja se do të përfundoj duke luajtur golf, por është vërtet shumë kënaqësi. Është një sfidë dhe kam ndjekur shumë kurse. Por, është edhe varësi”, ka thënë Kylie.

    “Ndoshta do të duhet të futem në dizajnin e veshjeve për golf pasi, të ju tregoj të drejtën, nuk është lehtë të dukesh mirë në kurs të golfit”, ka shtuar këngëtarja, e cila tashmë ka linjën e saj të parfumeve dhe gjësendeve shtëpiake.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:05 pm

    Martohet Mike Tyson

    Legjenda e pensionuar e boksit, Mike Tyson, është martuar me të dashurën e tij Lakiha Spicer, në një ceremoni sekrete në Las Vegas, bëjnë të ditur mediat amerikane.

    Radar Online shkruan se Tyson dhe Spicer janë kurorëzuar gjatë të shtunës në Las Vegas. Spicer ndihmoi Tyson të përballojë aksidentin tragjik të vdekjes së vajzës së tij katër-vjeçare, Exodus, vetëm dy javë më parë.

    Tyson ka edhe dy fëmijë me gruan e dytë Monica Turner, ndërsa pesë të tjerë nga lidhjet e tij të mëhershme.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:06 pm

    Bleona këngëtarja më seksi e vitit

    Në bazë të votave të grumbulluara, revista "Albaniac" e ka shpallur këngëtaren Bleona Qereti si "Këngëtaren më Seksi në Shqipe 2009".

    “Do doja të falënderoja shumë të gjithë ata që më kanë votuar. Të jesh 15 vjet në skenë dhe të jesh akoma këngëtarja më seksi është goxha vlerësim! Gjithsesi unë i kushtoj kujdes të veçantë pamjes fizike dhe shpresoj të vazhdoj të mos i zhgënjej fansat në çdo aspekt”, ka thënë Bleona në një intervistë me këtë revistë.

    Ndërkohë, për të qenë një femër seksi, sipas Bleonës, duhet t’i thotë JO duhanit dhe alkoolit, të flejë tetë orë në ditë, dhe të merret me aktivitet fizik dhe joga.

    Më herët titullin e këngëtares më seksi ndër shqiptare e kanë fituar Adelina Ismaili, Zanfina Ismaili dhe Elvana Gjata.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:06 pm

    Jonas dhe Cyrus incizojnë këngë për ndarjen

    Yjet e tinejxherëve, Nick Jonas dhe Miley Cyrys, kanë pohuar se ata kanë incizuar një këngë për ndarjen e tyre.

    Jonas ka konfirmuar se dy yjet, të cilët u ndanë vitin e kaluar, pas një romance të gjatë tinejxhere, janë ribashkuar për të realizuar një melodi për zemrat e thyera, të quajtur “Before the Storm”.

    Kënga është lëshuar në internet gjatë vikendit të fundit, megjithëse fansat ende nuk besojnë se dy ish-të dashurit kanë incizuar së bashku.

    “Janë dy versione të këngës, një e cila është shkruar vetëm për incizimet tona, të cilën e kemi kënduar në origjinal. Dhe pastaj e kam kënduar për Miley dhe kuptuam se nëse e ndryshojmë ca tekstin, do të mund të bënim një tregim tonin. Dhe e bëmë”, ka thënë Nick.

    “Ajo erdhi dhe ne u ulëm në piano dhe vetëm punuar në tekst ca, e rregulluam ca dhe doli e shkëlqyeshme”, ka shtuar anëtari i bendit Jonas Brothers.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:06 pm

    Lidhja e DiCaprio dhe Rafaeli në krizë

    Aktori Leonardo DiCaprio dhe supermodelja Bar Rafaeli raportohet se janë afër ndarjes, me disa thashetheme që thonë se ata tashmë i kanë dhënë fund lidhjes së tyre trevjeçare.

    Burimet thonë se dyshja është pajtuar të ecë rrugëve të ndryshme, pasi ka dështuar të gjejë zgjidhje për të ardhmen e romancës së tyre.

    Supermodelja izraelite është lodhur me ngurrimin e DiCaprios për ta kurorëzuar lidhjen e tyre, dhe ka vendosur t’i japë fund kësaj.

    “Ajo dëshironte të ecë më shpejt se ai, ajo dëshironte të kurorëzoheshin”, ka thënë burimi për revistën People.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:06 pm

    Martin: Solo vetëm nëse ndahem nga Paltrow

    Lideri i bendit Coldplay, Chris Martin, thotë se ai nuk ka plane për t’u larguar nga bendi me qëllim që të fillojë karrierë si solist.

    Ylli i muzikës rok thotë se kjo mund të ndodhë vetëm nëse ai ndahet nga gruaja e tij, aktorja e Hollywoodit, Gwyneth Paltrow.

    I pyetur nëse do të krijojë ndonjë album solo, ai është përgjigjur: “Kjo mbase do të thoshte të ndahem nga gruaja dhe të kem nevojë të madhe për para”.

    Chris, i cili ka dy fëmijë me Paltrow, Apple, pesëvjeçare dhe Moses, trevjeçar, dëshiron të jetë më argëtues me albumin e ardhshëm të grupit, pasi mendon se është mjaft i pjekur për të ofruar muzikë më të mençur.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:07 pm

    Brintey në lidhje me agjentin e saj

    Britney Spears duket se vërtet është në lidhje me agjentin e saj, Jason Trawick, shkruajnë mediat britanike.

    Krijuesja e hitit “Womanizer”, 27-vjeçare, e cila më herët kishte pasur lidhje edhe me paparacin Adnan Ghalib dhe me një valltar tjetër, thuhet se ka gjetur dashurinë e re te agjenti i saj.

    “Ata përfundimisht janë në lidhje. Babai i saj e pëlqen atë. Ai është gjëja më e mirë që i ka ndodhur së fundi asaj”, ka thënë burimi.

    Britney, e cila ka dy fëmijë, Sean Preston, trevjeçar, dhe Jayden James, dyvjeçar, me ish-burrin Kevin Federline, është fotografuar disa herë me Trawick muajve të fundit.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:07 pm

    Swinton gati për ‘shtëpinë e qelqtë’

    Aktorja Tilda Swinton dëshiron të qëndrojë në një kuti të qelqtë për një javë.

    Në vitin 1995, fituesja e Oskarit ka fjetur në një kontejner të qelqtë shtatë ditë nga tetë orë, si pjesë e një ekspozite në Serpentine Gallery, me ç’rast kishte fituar herpes, megjithatë ajo dëshiron ta përsërisë sërish këtë gjë.

    “Dëshiroj ta përsëris të njëjtën gjë. Kam qenë e sëmurë pesë muaj pasi e bëra për herë të parë. Dhe mendoj se ka qenë pasojë e përballimit me shikimet e 22.000 njerëzve gjatë javës”, ka shpjeguar aktorja.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:07 pm

    Hill anulon koncertet për shkak të sëmundjes

    Këngëtarja e muzikës R&B, Lauryn Hill, ka anuluar turneun saj evropian pasi është sëmurë.

    Anëtarja e dikurshme e grupit “Fugees” nuk është paraqitur para publikut që nga koncerti i vitit 2007 në Londër, kur ishte fishkëllyer nga të pranishmit për shkak se ishte vonuar dy orë.

    Ndërsa këtë vit ajo kishte planifikuar të fillonte një turne evropian, duke nisur nga Suedia (Stockholm Jazz Festival), pastaj në Greqi, Holandë, Poloni, Gjermani, Itali, Zvicër, Francë dhe Austri.

    Mirëpo, të gjitha datat janë shtyrë për arsye shëndetësore, ndërsa përfaqësuesi i këngëtares nuk ka dhënë detaje për gjendjen e saj.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:08 pm

    Arrestohet këngëtari britanik Wolf

    Këngëtari britanik Patrick Wolf është arrestuar të hënën mbrëma në Kaliforni, pasi e kishte pështyrë një roje sigurimi.

    Wolf ishte duke performuar në një lokal në San Francisko, ndërkohë që ishte përfshirë në një përleshje me njërin nga rojet e lokalit.

    Këngëtari kishte reaguar duke e pështyrë njëri nga rojet dhe për shkak të veprimit të tij ai është arrestuar nga policët, të cilët i kanë thënë që të mos këndojë më në atë qytet.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:08 pm

    Scherzinger planifikon karrierë filmike

    Liderja e grupit "Pussycat Dolls", Nicole Scherzinger, planifikon të bëjë një pauzë nga muzika dhe të përqendrohet në lansimin e karrierës së saj filmike.

    Këngëtarja, e cila tashmë ka hidhëruar bashkanëtaret e grupit për shkak të ambicieve për kënduar solo, ka njoftuar se është në bisedime për të qenë pjesë e filmit për boksierin filipin Manny 'Pacman' Pacquiao.

    “Më është dhënë skenari i filmit për Manny Pacquiaon, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë... Nëse do të arrij të jem pjesë e këtij filmi do të ishte si një bekim për mua”, është shprehur këngëtarja në një intervistë për televizionin amerikan ABS-CBN.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:09 pm

    Michael Lohan i shqetësuar për vajzën e tij

    Babai i Lindsay Lohan është i shqetësuar për konsumimin e tepruar të alkoolit nga vajza e tij, prandaj i ka thënë asaj që të kërkojë ndihmë mjekësore.

    Michael Lohan është i bindur se vajza e tij i është kthyer alkoolit për ta tejkaluar ndarjen nga ish-e dashura e saj Samantha Ronson, dhe ka frikë se Lindsay mund t’i kthehet sërish jetës së telasheve.

    “Ajo po del nëpër ndeja dhe pi, ndërsa nuk guxon ta bëjë këtë. Njerëzit e shohin duke pirë. Ajo duhet t’i largohet alkoolit. Fatmirësisht është larguar nga droga. Megjithatë, ajo pi alkool derisa i merr barnat”, ka shpjeguar Michael Lohan.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:09 pm

    Beyonce mbyll turneun me duet

    Superylli i muzikës R&B, Beyonce Knowles, në koncertin e fundit në Londër, i ka befasuar fansat e saj me një duet të përbashkët me legjendën e muzikës pop, George Michael.

    Këtë javë këngëtarja e hitit “Irreplaceable” ka mbyllur turneun e saj “I Am...” në O2 Arena të Londrës, ndërsa i ka mahnitur fansat e saj duke u bashkuar me hitbërësin e këngës “Careless Whisper” duke kënduar në duet hitin e saj, “If I Were A Boy”.

    Beyonce do të fillojë turneun e radhës në SHBA dhe fillimisht do të paraqitet në Madison Square Garden të New Yorkut më 21 qershor.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:10 pm

    Së shpejti vjen albumi i ri i Artës

    Këngëtarja kosovare, Arta Bajrami, është duke punuar intensivisht për albumin e saj më të ri, i cili pritet të dalë në shitje në muajin e ardhshëm.

    Arta ka bërë të ditur nëpërmjet telefonit për “Express”, se albumin ka pasur në plan ta hedhë në shitje gjatë qershorit.

    “Mirëpo, për shkak të një problemi të Arbasit, përkatësisht, një intervenimi kirurgjik që pati në këmbë, u ngadalësuan punët për albumin”, ka thënë Arta.

    Albumi i ri i këngëtares Bajrami, i katërti më radhë, do të përmbajë rreth 10 këngë të reja, ndër to vetëm një baladë. Arta, ka thënë, se në këtë album të cilin e quajti “album serioz”, vije me një zhanër të ri muzikor, siç e quajti ajo, “folk modern”. Ndërsa, ka pohuar se do të ketë edhe këngë techno dhe house.

    Ndryshe, këngëtarja Bajrami ka bërë të ditur se në këtë album nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me reperët. Bashkëpunëtorët e Artës për këtë album janë vëllai i saj, Don Arbas, Avni Qahili, Arsim Bunjaku dhe të tjerë. Përveç albumit, nga Arta gjatë kësaj vere nuk do të mungojnë as videoklipet. /ktv/
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:10 pm

    Bullock ende vozitet me veturë të vjetër

    Sandra Bullock ka një dhuratë të veçantë për kujtim nga nëna e saj e ndjerë, ajo ende vozitet me veturën që aktorja ia kishte blerë nënës me pagën e parë të madhe të saj.

    Aktorja ka refuzuar të gjitha këshillat familjare për ta shitur veturën e saj të vjetër 15 vite dhe tash e shfrytëzon atë kur ajo është në shtëpinë e saj në Austin, Texas.

    “Kam një veturë... në rrugicën time në Austin. Babai im dëshironte të blejë një veturë të re, dhe unë i thash, ‘Nuk do ta shesësh gjënë e parë që ndonjëherë e kam blerë-dhe ajo ishte e dashur për nënën’! Ajo vozitet shumë mirë sikur është vozitur atëherë. Andaj tash është vetura ime kur shkoj në Austin”, ka thënë aktorja.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:11 pm

    Diaz: Bota nuk ka nevojë për më shumë fëmijë

    Cameron Diaz, e cila së fundi u nda nga i dashuri i saj Paul Sculfor, beson se bota nuk ka nevojë për më shumë fëmijë.

    Aktorja mendon se nuk është e drejtë të gjykohet një femër, e cila nuk dëshiron të rehatohet dhe të fillojë familje.

    “Mendoj se femrat kanë frikë të thonë se ata nuk duan fëmijë, pasi ato e dinë se do të shmangen. Por mendoj se kjo po ndryshon tash. Kam më shumë shoqe të cilat nuk kanë fëmijë, se sa të tilla që kanë”, thotë Diaz.

    “Dhe sinqerisht, nuk kemi nevojë për më shumë fëmijë. Kemi mjaft njerëz në planetë”, ka shtuar aktorja.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:11 pm

    Brad Pitt blen pikturë 1 milion dollarë

    Brad Pitt vërtet nuk ndjen efektet e krizës globale ekonomike, pasi aktori ka harxhuar po thuajse 1 milionë dollarë në një pikturë.

    Aktori gjatë të martës ndoqi një ekspozitë të arteve në Bazel të Zvicrës, dhe raportohet se ka harxhuar plot 956 mijë dollarë në një pikturë vajore, të titulluar “Etapa”.

    Punimi artistik është realizuar në vitin 1998 dhe tregon një pamje të paqartë të një vozitësi prapa një veture të kuqe garuese, me punëtorë rreth.

    Pitt e kishte shikuar pikturën për disa minuta, pastaj ishte larguar një kohë dhe më pas ishte kthyer dhe kishte bërë blerjen.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:12 pm

    West ndahet nga e dashura

    Reperi Kanye West ka konfirmuar spekulimet se ai është ndarë nga e dashura e tij, modelja, Amber Rose.

    Thashethemet për ndarjen e çiftit qarkullojnë tashmë disa javë, dhe së fundi zëdhënësi i West ka thënë se dyshja nuk është më së bashku.

    “Ata nuk janë më çift”, ka thënë zëdhënësi për New York Post.

    West dhe Rose u lidhën në shkurt të këtij viti, ndërsa arsyeja thuhet se është fakti se Amber e kishte tradhtuar atë një reper tjetër nga Philadelphia, Cassidy.

    Kanye, 32-vjeçar, së fundi u raportua se del me këngëtaren Rihanna, pasi ajo është parë duke u larguar nga apartamenti i reperit në New York.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:12 pm

    Cannon ‘mbron’ trupin e Mariah Carey

    Burri i Mariah Carey, Nick Cannon, ka mbrojtur këngëtaren nga kritikat për peshën e saj, duke thënë se ai gjithmonë e porosit gruan e tij të shfaqë figurën e saj.

    “Gjithmonë i them, ‘E dashur, i ke të gjitha linjat dhe me mua mos u kufizo’. Është diçka me të cilin çdo kush përballet”, thotë Cannon.

    “Secili është ndryshe për një arsye, nuk është rreth të qenit super e dobët. Kjo nuk është atraktive. Është gjithçka rreth asaj çfarë ka në brendi”, ka thënë reperi për Us Weekly.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:13 pm

    Cyrus nuk mund ta tejkalojë ndarjen nga Gaston

    Miley Cyrus është e dëshpëruar që lidhja e saj me Justin Gaston ka marrë fund, ashtu që është duke vuajtur që nga momenti i ndarjes.

    Ylli i serialit “Hannah Montana” është ndarë nga modeli amerikan ndërsa këtë e ka konfirmuar në faqen e saj në Twitter.com, ku ka shkruar: “Zemra ime është ndarë në dysh... dhe krejt kjo për shkakun tënd”.

    Pas kësaj ndarjeje aktorja/këngëtarja e re, e cila më herët ka qenë në lidhje me anëtarin e grupit “Jonas Brothers”, Nick Jonas, e ka të vështirë që të ta tejkalojë këtë gjendje.

    “Lotët janë fjalët të cilat nuk mund t’i shprehë zemra... Pse dhemb aq shumë lamtumira?”, janë disa nga fjalët të cilat i ka shkruar Cyrus.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:13 pm

    Grant godet një paparac

    Hugh Grant është përfshirë në një tjetër përleshje me ‘gazetarët përcjellës’- ai e ka goditur një fotograf të mërkurën mbrëma në New York.

    Aktori britanik ishte duke shkuar në një restorant derisa pas tij kishin vrapuar disa fotografë, të cilëve aktori iu ka thënë të largohen.

    Mirëpo, ata kanë vazhduar ta shqetësojnë yllin e filmit “Four Weddings and a Funeral”, me ç’rast ai e ka goditur njërin nga fotografët.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:14 pm

    Holmes mendon se mund të vallëzojë

    Aktorja Katie Holmes do të paraqitet në garën televizive për vallëzim që organizohet nga Fox TV.

    30-vjeçarja është në negociata për t’u paraqitur në garën “So You Think You Can Dance”, në të cilën paraqiten një grup valltarësh për të konkurruar për titullin e “Valltarit më të pëlqyer amerikan” dhe ndërsa fituesi merr edhe një shumë parash.

    “Ajo është takuar me producentin dhe anëtarin e jurisë, Nigel Lythgoe, dhe të gjithë shpresojnë që ajo të paraqitet në spektaklin e sivjetmë ose të vitit të ardhshëm”, ka thënë një burim.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 29
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 11 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:14 pm

    2PO2 dhe Flori nxjerrin klipin e këngës Crazy Girl

    Reperi 2PO2 ka nxjerrë videoklipin më të ri të këngës "Crazy Girl", të realizuar në bashkëpunim me kompozitorin e njohur nga Shqipëria, Flori Mumajesi.

    Pas bashkëpunimeve me grupin “Tingulli 3NT” dhe në veçanti me Getin, pastaj me Elvana Gjatën, Julkën, Big Bastën etj., dhe së fundi me 2PO2, duket se Flori dëshiron ta shtyjë nën vete botën e muzikës R&B dhe Hip-Hop.

    Klipi i këngës "Crazy Girl", me muzikë të Florit dhe me tekst të Besnik Canollit (2PO2), është i realizuar nga “Entermedia” dhe duket të jetë një punë e shkëlqyer e produksionit kosovar.

    Videoklipi i këngës “Crazy Girl”: