Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Microsoft shkëput mbështetjen për Windows XP

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 30
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Microsoft shkëput mbështetjen për Windows XP Empty Microsoft shkëput mbështetjen për Windows XP

    Post by FooSe Sat Apr 11, 2009 5:44 am

    Microsoft shkëput mbështetjen për Windows XP F.0410120145268_m

    Kompania Microsoft është duke u bërë gati edhe për një hap drejt pensionimit të Windows XP, edhe pse ende bëhet fjalë për produktin e saj më të shpërndarë.

    Javën e ardhshme Microsoft do të duhej të shkëpus mbështetjen për Windows XP. Kjo nuk do të thotë se do të ndalojë së përmirësuari lëshimet e sigurisë për këtë sistem operativ. Vrimat e porsazbuluara Microsoft do t’i arnojë deri në vitin 2014. Do të shkëputet mbështetja telefonike për zgjidhjen e problemeve me Windows XP dhe do të ndalohet me shtojcat të cilat përmirësojnë funksionalitetin e këtij sistemi operativ. Nëse ndonjë shfrytëzues i madh do të ketë nevojë për shtojca të tilla, do të duhet të nënshkruajë me Microsoftin për mirëmbajtje dhe të paguaj përpunimin e shtojcave.

    Ky hap i Microsoftit është shumë i pazakontë kur merret parasysh se 63 për qind e kompjuterëve në botë shfrytëzojnë pikërisht sistemin operativ Windows XP. Kompania nga Redmondi arsyetohet me faktin se XP është mjaft gjatë në treg dhe në të është përmirësuar krejt çfarë është mundur të bëhet dhe se po punohet në një softuer shumë funksional dhe të besueshëm.

    Duket se Microsoft ka shumë shpresa në sistemin e ri operativ Windows 7 i cili shumë shpejt do të duhej të arrijë në treg dhe të ofrojë funksionalitet shumë më të mirë në sistemet e dobëta kompjuterike, përfshirë edhe laptopët.

      Current date/time is Thu May 02, 2024 12:57 am