Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Rezervoni automjetin më të lirë në botë

    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Rezervoni automjetin më të lirë në botë Empty Rezervoni automjetin më të lirë në botë

    Post by Y||! Thu Mar 05, 2009 6:44 am

    Rezervoni automjetin më të lirë në botë F.0302113739914_m


    Korporata indiane "Tata", prodhuese e automjeteve luksoze "Jaguar" e "Land Rover", në javën e dytë të muajit prill do të fillon të pranojë rezervimet për modelin Nano, automjetin më të lirë të udhëtarëve në botë.

    "Tata" në fund të vitit të kaluar ka paralajmëruar se automjeti i ri i vogël “Nano” do të shitet në tregun indian për 100.000 rupi (1.988 dollarë), që është pothuajse gjysma e çmimit të modelit tjetër me radhë i cili mund të blihet në këtë vend.

    Presidenti i kompanisë Ratan Tata ka planifikuar që shitja të filloj në tremujorin e fundit të vitit 2008, por ky afat është shtyrë sepse drejtoria e kompanisë është detyruar të gjej lokacion të ri për ndërtimin e fabrikës, pas protestave të fermerëve me rastin e uzurpimit të tokës bujqësore.

    "Tata", që gjithashtu është prodhuesi më i madh indian i kamionëve dhe autobusëve, planifikon që modelin Nano ta shes edhe në Evropë për 5.000 euro (6.347 dollarë), shkruan gazeta gjermane "Bild" duke u thirrur në një intervistë me Ratan Tatan.

    Kompania indiane versionin evropian të automjetit Nano do ta paraqes në panairin e automjeteve të Gjenevës në fillim të muajit të ardhshëm.

      Current date/time is Mon May 06, 2024 6:16 pm