Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
egzonn
Y||!
6 posters

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:30 am

    Energjinë elektrike për tunelet në autostradën Kosovë-Shqipëri do ta garantojë Kosova

    Energjinë elektrike në tunelet e autostradës Kosovë-Shqipëri do ta garantojë Kosova, pohon gazeta proqeveritare "Rilindja demokratike". Burime zyrtare nga Elektrodistribucioni për gazetën deklaruan se është biseduar rreth projektit për vendosjen e transformatorit 220/110 kilovatësh në trafostacionin Prizren 2, si dhe ndërtimi i largpërçuesit Prizren-Kukës.

    Ndërtimi i largpërçuesit Prizren-Kukës, siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Tirana, do të jetë kryesisht në shërbim të furnizimit normal dhe pandërprerë me energji elektrike në tunelet, të cilat janë pjesë e autostradës Kosovë-Shqipëri (autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë).

    Gjatë vitit 2009 pritet të fillojë ndërtimi i largpërçuesit 400 kilovatësh Kosovë-Shqipëri. Ndërtimi i tij planifikohet të përfundojë për 20 muaj.

    Burime të njëjta theksojnë se qeveria gjermane ka shfaqur gatishmëri për sigurimin e grantit për konsultantë dhe mbikëqyrje të realizimit të projektit nga ana shqiptare.

    Njëkohësisht, komisioni adekuat qeveritar i Gjermanisë ka dhënë pajtueshmëri për financimin e pjesës kosovare të largpërçuesit prej 400 kilovatësh Kosovë-Shqipëri, nëpërmjet Bankës gjermane për zhvillim.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:30 am

    Kriza ekonomike, Britania paralajmëron daljen nga recensioni para parashikimeve

    Kriza ekonomike në Britani ka për të përfunduar më parë se parashikimet e bëra nga ekspertët financiarë.

    Një fakt të tillë e deklarojnë grupet e biznesit në këtë vend, sipas të cilëve Britania do të dalë nga recesioni më parë se parashikimi i kryer, megjithëse nuk dihet se kur do të realizohet rimëkëmbja e plotë e ekonomisë vendase.

    Sipas Konfederatës Britanike të Industrisë, ekonomia britanike do të stabilizohet në tremujorin e katërt të këtij viti, por gjithsesi sipas saj, nevojitet mbërritja e fillimit të vitit 2010 për të pretenduar rritjen reale ekonomike.

    "Me procesin e stabilizimit të ekonomisë është e mundshme që të dalim nga recesioni deri në fund të këtij viti, pak më përpara se parashikimi në prill", deklaroi konfederata.

    Ministri britanik i Financave, Alistair Darling tha para pak ditësh se rritja e çmimit të naftës dhe një dështim nga vendet e tjera evropiane për të pastruar bankat e tyre do të thotë se ka ende re në horizont.

    Banka e Anglisë ka ndjekur të njëjtën politikë duke sugjeruar të mos nxitohet me ngritjen e normave të interesit. /noa/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:31 am

    BE, 1.900.000 persona humbin vendet e punës

    Eurostat publikon të dhënat e punësimit për tremujorin e parë të këtij viti, ku vihet re rritja e papunësisë sidomos në vendet që aplikojnë monedhën e përbashkët Euro.

    Sipas Eurostat në tremujorin e parë të vitit 2009 janë humbur rreth 1.916.000 vende pune, nga këto 1.220.000 vende pune janë humbur në zonën euro.

    Të shprehura në përqindje vërehët se punësimi ka pësuar rënie në nivelin e 0.8 %. Ndër vendet që aplikojnë monedhën e përbashkët me të prekura rezultojnë Spanja me -6.4 %, Franca -0.7 % dhe Gjermania 0.1 %.

    Në raportin e Eurostat vihet re rënie e thellë e punësimit në të gjitha vendet e Bashkimit Europian si dhe ndikimi që ka patur kriza ekonomike globale në punësim. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:31 am

    Zyra Ndërlidhëse e KE vazhdon financimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit

    Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) nënshkruan marrëveshjen për grantin e dytë për financimin e AKP-së, që do të hyjë në fuqi me 16 qershor 2009.

    Qëllimi i grantit është të rriten kapacitetet administrative dhe menaxhuese të Agjencisë Kosovare të Privatizimit me qëllim që ajo të kujdeset për vazhdimësinë e procesit të privatizimit.

    Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ka ndarë 6 milionë Euro nga programi për 2008 i Asistencës nga Instrumenti për Para-Anëtarësim (IPA) për të bashkëfinancuar një projekt 14 milionësh, i cili do t’i mundësojë AKP-së të përmbushë mandatin e saj. Ky grant është vazhdimësi e mbështetjes së ofruar nga IPA 2007 për të zgjeruar edhe më tej procesin e privatizimit dhe likuidimit në Kosovë.

    Ofrimi i asistencës për Agjencinë e Privatizimit përbën një mbështetje të drejtpërdrejtë nga Komisioni Evropian për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për të ruajtur stabilitetin e saj makroekonomik dhe të tregut, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Zyra për informim pranë Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë./rtklive/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:31 am

    Përurohet rruga e re në qendër të Kastriotit

    Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe kryetari i Kuvendit Komunal të Kastriotit, Rexhep Kelani, përuruan të hënën rrugën e re të asfaltuar në qendër të këtij kësaj qyteze.

    Me këtë rast ministri Limaj, është shprehur se, ”asfatimi i kësaj rruge i ka dhënë kuptim dhe prespektivë qytezës së Kastriotit”. Ai gjithashtu theksoi se Ministria e Transportit vazhdon t’i mbështesë projektet e komunave, duke ju ndihmuar në bashkëfinancime.

    “E falënderoj kryetarin e komunës që e ka bërë përzgjedhjen e projekteve të cilat kanë qenë të domosdoshme për këtë komunë, andaj ne e kemi mbështetur kërkesën e tyre” vlerësoi Limaj, duke shtuar se komunat janë ato që i zgjedhin prioritetet ndërsa ne vetëm i ndihmojmë në realizimin e tyre.

    Ministri Limaj gjithashtu theksoi se në këtë komunë është duke u ndërtuar edhe rruga e cila e lidh Kastriotin me Drenasin. Sipas ministri të MTPT-së, ky projekt është madhor, për të dyja këto komuna dhe për vendin tonë i cili kap një vlerë prej 6 milionë eurosh, çka do të thotë se në komunën e Kastriotit po investohen rreth 7 milionë euro.

    Ndërsa kryetari i Kastriotit, Rexhep Kelani tha se ndihet mjaft i gëzuar pasi që dhjetë vjet pas çlirimit të kësaj komune po përurohen rrugë të reja dhe të mirëseardhura për këtë komunë.

    Kelani, gjithashtu falënderoi ministrin Limaj, për ndihmën e dhënë në realizimin e këtyre projekteve.

    Vlera e projektit të rrugës së përuruar, kalon mbi 850 mijë euro, prej të cilave MTPT-ja ka financuar 810 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër të komuna. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:31 am

    Bien parashimet për rënie ekonomike në SHBA

    Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) uli parashikimin për rënie të ekonomisë në SHBA për vitin 2009.

    Në raportin e sivjemë për ekonominë amerikane, të shpallur dje, theksohet se SHBA-të sivjet do të shënojnë rënie të Bruto Prodhimit Vendor prej 2.5 për qind, ndërsa në muajin prill parashikimet ishin për rënie prej 2.8 për qind.

    Ekonomia e SHBA-ve në vitin 2010 do të duhej të shënonte rritje prej 0.75 për qind, ndërsa në prill u parashikua se ekonomia amerikane do të stagnojë.

    Në raportin e FMN-së theksohet se parashikimet janë "të pasigurta" meqë ekzistojnë shumë rreziqe, si kriza në tregun e patundshmërive, gjegjësisht konfiskimi i shtëpive dhe rënia e çmimeve.

    FMN-ja thekson se edhe gjendja e tregjeve ndërkombëtare do të ndikojë mbi zhvillimin e situatës në SHBA.

    FMN-ja vlerëson se plani amerikan për nxitje të ekonomisë është i mirë dhe se do ta nxisë kërkesën, ndërsa është vlerësuar se masat për të ndihmuar tregun financiar pozitivisht ndikojnë në kushtet e financimit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:32 am

    Ruli, çekëve: Mos rritni çmimin e energjisë më 2009

    Gjatë vitit 2009 nuk do të ketë rritje çmimi të energjisë elektrike, ndërsa në vitet në vijim balancimi do të mundësohet nëpërmjet energjisë së lirë që vjen nga HEC-et, që vazhdojnë të jenë pronë publike si dhe reduktimit të humbjeve dhe rritjes së arkëtimeve, që do të mundësojë blerësi i OSSH-së".

    Ka deklaruar kështu dje, gjatë një takimi, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, me një delegacion të kompanisë që privatizoi ndërmarrjen e shpërndarjes së energjisë elektrike 'CEZ', kryesuar nga Martin Roman, drejtor i përgjithshëm i kësaj kompanie.

    "Në kontratën e shitjes janë parashikuar detyrimi i kompanisë për të pakësuar 17% humbjet në periudhë 5-vjeçare, për të rritur arkëtimet 1% çdo vit, që kërkojnë investimin e së paku 200 milionë eurove në sistemin e shpërndarjes", theksoi Ruli. /balkanweb/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:32 am

    PTK, thirje mërgimtarve që ta përdorin Vala-n

    PTK fton gjithashtu edhe qytetarët e diasporës që me ardhjen e tyre në Kosovë, ta shfrytëzojnë rrjetin e operatorit publik mobil Vala-s, duke shfrytëzuar kështu shërbimet shumë të volitshme. Gjithashtu, të gjithë vizitorët e Kosovës, tash kanë mundësinë të shfrytëzojnë edhe shërbimin e GPRS Roaming, përmes të cilit ata do të mund t’i shfletojnë faqet e internetit, të konsultojnë e mail–ët, të përdorin MMS, etj, thjesht një qasje më shumë dhe lehtësim komunikimi.

    “Ky është një sukses historik i PTK së, duke marrë parasysh që konsumatorët tanë Prepaid, e që janë mbi 840 mijë, tash e tutje mund të shërbehen me telefonat e Valës kudo në botë dhe do të kenë qasje në telefoni”, citohet ne komunikate, te kete deklaruar Kryeshefi Ekzekutiv i PTK Sh.a. Prof. Dr. Shyqyri Haxha.

    Sipas saj, me Prepaid Roaming, operatori Vala tashmë ju prezanton një ofertë tejet të volitshme, me çmime me rreth 50 përqind më të lira, një mundësi që ju përcjellë në çdo skaj të botës, dhe ju lidh automatikisht me mbi 200 operatorë mobil të vendeve që vizitoni.

    Duhet rikujtuar se pranimi i SMS-vë jashtë Kosovës me shërbimin Prepaid Roaming, është pa pagesë, e që është një lehtësi shumë e madhe për konsumatorët. Konsumatorët e Valas, të cilët do të udhëtojnë jashtë vendit këtë verë, do të mund të kenë qasje në shërbimin GPRS roaming, dhe do të mund të jenë në kontakt të vazhdueshëm me botën virtuale përmes telefonave të tyre mobil, thuhet tutje aty.

    Të gjithë shfrytëzuesit, do të mund të përdorin shërbimin GPRS roaming, ndërkohë që nuk do të faturohen nga operatori mobil Vala. Faturimi do të bëhet vetëm nga operatori që ata shfrytëzojnë në vendin prej nga vijnë.

    Ky shërbim, është i vlefshëm për banorët e shteteve të rajonit që vijnë në Kosovë si: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia. Ndërkohë, operatori Vala në ditët në vijim, do të zgjerojë bashkëpunimin e vet edhe me operatorët e shteteve të tjera evropiane për përdorimin shërbimin GPRS roaming. /telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:33 am

    Bizneset u prijnë marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Maqedonisë

    Ne jemi të gatshëm që të mbajmë takime për çdo dite me qellim qe ti përmirësojmë marrëdhëniet në mes nesh. Biznesi kërkon ndërtimin sa me të shpejtë të autostradës Prishtinë Shkup, marrëveshje për eliminim e tatimit të dyfishtë dhe mbrojte të investimeve, kontrollë të përbashkët kufitare, paraqitje të përbashkët në tregjet tjera dhe para Unionit Evropian për ti shfrytëzuar kreditë për zhvillimin e infrastrukturës”, tha kryetari Azeski.

    Përfaqësuesit e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Maqedonisë vlerësuan sot të suksesshëm bashkëpunimin në mes tyre dhe u angazhuan për krijimin e infrastrukturës ligjore e cila do të lehtësonte zgjerimin e mëtejshëm të tij.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj vlerësoi se takimi i sotëm në mes të delegacioneve të dy Odave dhe biznesmenëve nga dy shtete ishte i suksesshëm dhe në funksion të rritjes së këmbimeve tregtare në mes të dy vendeve.

    “U ngritën disa çështje të cilat duhet të trajtohen edhe nga Qeveritë tona, bëhet fjalë për çështjen e infrastrukturës, vendkalimeve kufitare, nevojës për legjislacion shtesëë për të ndihmuar këmbimin tregtar, normalisht edhe lehtësimet tjera të cilat do të nënkuptonin thjeshtësimin e procedurave administrative në vendkalimet kufitare”, tha Beqaj.

    Kryetari i OEK-ut theksoi se takimi është rezultat i marrëveshjes se nënshkruar ditë me parë në Vlorë të Shqipërisë në mes të Odave Ekonomike të Shqipërisë, Kosovës, Malit te Zi dhe Maqedonisë për të bashkëpunuar dhe për të konkurruar në projektet e niveleve evropiane.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski theksoi se është konstatim i përbashkët se janë në vizite pune në Kosovë për ndryshim nga politikanët të cilët kanë mospajtime lidhur me çështjet formale.

    Ai shtoi se bizneset kërkojnë vendkalim modern dhe bashkëkohorë kufitare në Jazhincë dhe ka shume kërkesa tjera të cilat do të lehtësojnë bashkëpunimin në mes të ndërmarrjeve nga Kosova dhe Maqedonia.

    Azeski theksoi se është arritur pajtim lidhur me shumicën e çështjeve të hapura gjatë takimit dhe se kanë definuar edhe prioritetet tjera në bashkëpunimin dhe shkëmbimit të ndërsjellë.

    Kryetari Azeski premtoi se OE e Maqedonisë do të punon në zvogëlimin e deficitit tregtar në anën kosovare.

    Duke iu përgjigjur interesimit të mediave lidhur me problemet në marrëdhëniet politike në mes të Kosovës dhe Maqedonisë dhe ndikimit të tyre në marrëdhëniet ekonomike, kryetari i OEK-ut ka thëne se ideja e këtij takimi ka qene që të tregohet se bizneset e dy vendeve nuk kanë probleme.

    Ndryshe Kosova ne marrëdhëniet tregtare me Maqedoninë ka deficit te shprehur tregtar. Nga Maqedonia importohen mallra ne vlere prej mbi 100 milion, ndërsa ne te eksportohen mallra ne vlere prej afro 10 milion euro. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:33 am

    10 ambasadorë të ISG vizituan KEK-un

    Dhjetë ambasadorë të International Steering Group nga vëndet evropiane kanë vizituar sot Mihjet dhe njësitë gjeneruese të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Ata janë pritur nga u.d.i Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj me bashkëpunëtorë, duke u njoftuar kështu në lidhje me të gjitha aktivitetet kryesore që po zhvillohen në korporatë.

    “Po ecim me ritme të shpejta të përmirësimit. Furnizimi me qymyr është shumë stabil. Prodhimi i energjisë elektrike ka patur rritje prej 5 për qind vitin e fundit, inkasimi me 18.7 për qind, ndërsa humbjet janë zvogëluar me 6 për qind. Rritja e përformacës është edhe më e madhe këtë vit”, ka pohuar Gjukaj.

    Ai ka shtuar se, në bazë të këtyre ritmeve, KEK-u do të përmbyllë këtë vit për herë të parë paslufte pa humbje afariste, të cilat në vitin 2007 ishin 90 milionë euro.

    Ambasadorët janë interesuar në lidhje me rezervat e linjitit dhe përqindjet e energjisë elektrike që marrin amvisëria, ekonomia dhe veçanërisht konsumatorët industrial.

    “Në total 25 për qind të energjisë elektrike e merr industria, ndërsa pjesën tjetër e konsumon amvisëria dhe konsumatorët tjerë industrial”, ka njoftuar ambasadorët drejtori Gjukaj duke u kërkuar atyre që të përdorin ndikimin e tyre në mënyrë që KOSTT-i të bëhet pjesë e strukturave rajonale energjetike, që do ta bënte shumë më të lehtë për KEK-un furnizimin me energji elektrike për konsumatorët.

    “Aktualisht për shkak të pengesave që paraqet Elektromrezha e Serbisë, ne jemi vendi i vetëm në regjion që kemi këtë problem ne qasje ne strukturat dhe mekanizmat regjionale energjetik. Sikur KOSTT-i të ishte pjesë e strukturave rajonale operimi dhe kosto e operimit do te ishin dukshem me te ulta”.

    Më pas ambasadorët kanë vizituar për së afërmi mihjet, ku u është shpjeuar gjendja e tyre, rezervat gjeologjike të qymyrit të cilat vetëm në Bazenin e Kosovës shkojnë në mbi 10 miliardë tonë, sikurse edhe ritmet e hapjes së mihjës së re Sibovci Jugpërendim dhe planet për të ardhmën. Ambasadorët kanë parë për së afërmi dhe janë njoftuar nga menaxherët përkatës edhe në TC “Kosova A” dhe TC “Kosova B”. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:33 am

    Pula-Shiroka viziton mihjet në KEK, premton përkrahje

    Ministrja e Energjisë dhe Minierave Justina Shiroka Pula është njoftuar sot nga menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në lidhje me gjendjen e mihjeve sipërfaqësore dhe procesin e hapjes së mihjes së re, Sibovci Jugpërendim.

    Shiroka- Pula ka shprehur gatishmërinë për mbështetje të plotë në realizimin e kësaj mihje, që është projekti më kapital që po implementohet në sektorin energjetik gjatë dy dekadave të fundit.

    “Vazhdoni me përmirësimin e kushteve të punëtorëve dhe gjendjes së furnizimit me qymyr. E keni mbështejten time të plotë”, tha Shiroka-Pula, duke falënderuar menaxhmentin dhe punëtorët e KEK-ut për rezultatet e arritura deri tash.

    Kryetari i bordit të drejtorëve të KEK-ut, Fadil Citaku dhe u.d. i drejtorit menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj e kanë siguruar se bordi dhe menaxhmenti i korporatës po bëjnë ç’është e mundur që të përmirësohet edhe më tutje gjendja.

    “Furnizimi me qymyr është shumë stabil. Punëtorët i kanë të gjitha pajisjet e punës dhe të sigurisë. Ne nuk do të ndalemi me kaq, por do t’i përmirësojmë në vazhdimësi kushtet e punës dhe sigurisë”, tha Gjukaj.

    “Hapja e Sibovcit Jug-përendim po ecën me ritmet e parapara kohore. Në bazë të kësaj dinamike ne do t’i kemi tonët e parë të qymyrit nga kjo mihje gjatë vitit 2010”, shtoi tutje drejtori Gjukaj. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:34 am

    Me 29 qershor Kosova edhe zyrtarisht anëtare e FMN-së

    Ceremonia për anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar do të mbahet me 29 qershor në Washington, njoftoi ministri i ekonomisë Ahmet Shala.

    Ai tha sot se shpreson që në ceremoni të marrin pjesë edhe presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi.

    Anëtarësimi në FMN dhe në Bankën Botërore është konsideruar njëri ndër sukseset kryesore gjatë këtij viti për Kosovën. /rtk/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:34 am

    The Guardian: Shqipëria do t’i kërkojë ndihmë FMN-së

    Shqipëria është e ekspozuar ndaj krizës ekonomine botërore dhe qeveria e cila do të fitojë zgjedhjet e përgjithshme këtë muaj ka të ngjarë t’i drejtohet FMN-së për ndihmë.

    Në një shkrim të të përditshmes britanike, “The Guardian” të cituar më pas nga Reuters shkruhet se Shqipëria, një vend i izoluar, do të përballet me krizen ekonomike dhe qytetarët e këtij vendi të intervistuar nga gazetarët e kësaj të përditshmeje shprehen se rritja ekonomike në këtë vend ish-komunist aktualisht është ndalur.

    “Qeveria ka shpenzuar para në ndërtimin e rrugëve dhe kostot e larta mund të shtyjnë qeverinë e re të kërkoje ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ashtu siç ka bërë Serbia dhe Bosnja gjatë këtyre muajve të fundit.

    “Sigurisht, po të isha pjesë e qeverisë së re, do të kërkoja ndihmën e FMN-së”, shprehet një zyrtar ndërkombëtar i kontaktuar nga gazeta ndërsa shton se edhe nëse kryeministri Berisha merr një mandat të dytë qeverisjeje, ata do të kërkojnë FMN-në”.

    Sipas ekonomistit Austriak të Institutit për Studime Ndërkombëtare ne Vjene, Mario Holzner, parashikimet e qeverisë shqiptare për një rritje ekonomike me shumë se 4 përqind, janë false, por të kuptueshme, meqenëse vendi ndodhet në fushatë elektorale.

    Situata ekonomike në vend dallohet qartë teksa interviston një banor që e fiton jetesën, duke shitur hekurishtet e nxjerra nga bunkerët e ndërtuara gjatë komunizmit. “Koha kalon dhe situata përkeqësohet” shprehet qytetari Asllan Saliu i cili fiton pesë euro në ditë për tetë ore pune. /balkanweb/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:34 am

    Obama: Shkalla e papunësisë në SHBA do të rritet në 10 për qind

    Presidenti amerikan Barak Obama vlerësoi se shkalla e papunësisë në SHBA këtë vit do të arrijë 10 për qind.

    Në SHBA muajin e kaluar shkalla e papunësisë arrinte 9,4 për qind, ndërsa sipas vlerësimeve të Rezervave federale deri në fund të vitit përqindja e papunësisë do të arrijë deri 10, kurse do të vazhdojë të rritet edhe në vitin 2010.

    Obama theksoi se është e nevojshme që të shqyrtohet se si do të lëvizë ekonomia dhe nuk caktoi datë kur do të fillojë të zvogëlohet shkalla e papunësisë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:34 am

    Kritikohet Projektligji mbi Tatimin në Vlerën e Shtuar

    Përfaqësuesit e biznesit dhe shoqërisë civile kritikuan sot projektligjin mbi Tatimin në Vlerën e Shtuar, duke thënë se është përkthim i dobët dhe i lë të pazgjidhura shumë çështje.

    Në një dëgjim publik të organizuar nga Komisioni për buxhet dhe financa i Kuvendit të Kosovës, pjesëmarrësit thanë se Kosova është i vetmi vend ku zbatohet një shkallë tatimore për të gjitha produktet, përderisa në vendet e BE-së zbatohen 2 apo 3 shkallë tatimore varësisht nga produktet.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:35 am

    Haradinaj: Ministria e Transportit financuese e SHIK-ut

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Ministrinë e Transportit për keqmenaxhim të parave publike dhe për korrupsion. Ai i përqendroi kritikat sidomos ne investimet nëpër rrugët e vendit dhe ne infrastrukturë.

    Sipas Haradinajt, Ministria e Transportit është financuese e strukturave paralele të SHIK-ut. “Nga paratë e taksapaguesve kosovarë mbështeten strukturat e SHIK-ut. Zëvendësministri Adem Grabovci është arkëtar i SHIK-ut”, ka thënë Haradinaj, i cili po ashtu ka folur për nënshkrimin e kontratave të paligjshme, tenderë të dyshimtë dhe cilësi të dobët të asfaltimit të rrugëve.

    Ndryshe, në këtë konferencë për gazetarë Haradinaj ka kritikuar qeverinë e vendit për menaxhim joligjor të buxhetit të Kosovës. /ktv/telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:35 am

    Kosova shënon nivelin më të lartë të papunësisë në Evropë

    Kosova shënon nivelin më të lartë të papunësisë në Evropë, me 45 përqind të fuqisë së aftë për punë.

    Konstatimi është bërë nga agjencia e OKB-së për këtë çështje, UNDP, në raportin e paraqitur në samitin e Organizatës Botërore të Punës.

    Në gjithë botën, sipas OKB-së, numri i të papunëve arrin në rreth 240 milionë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:35 am

    British Airways në prag të falimentimit

    British Airways luti të punësuarit të punojnë pa rroga ose të shkojnë në pushim vjetor pa pagesë, që të mund të zvogëlohen humbjet e mëdha.

    Aviokompania britanike e cila muajin e kaluar realizoi humbje rekorde, kërkoi nga punëtorët të punojnë falas deri një muaj për t`i ndihmuar kompanisë të tejkalojë krizën.

    Drejtori ekzekutiv i British Airways, Vili Volsh dhe shefi i financave Kit Uiliams lajmëruan se gjatë korrikut do të punojnë falas, duke shtuar se janë duke i analizuar të gjitha pjesët e kompanisë ku do të mund t`i shkurtonin shpenzimet.

    Mijëra të punësuar në aviokompaninë britanike tashmë u paraqitën për pushim pa pagesë ose i ndryshuan kontrata e tyre për gjysmë orari të punës./
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:36 am

    Nafta, mbi 71 dollarë

    Nafta e lehtë amerikane u shtrentua për 70 cent në 71,17 dollarë për një fuçi (159 litra), ndërsa çmimi i naftës amerikanoveriore shënoi rritje për 65 centë në 70,89 dollarë për një fuçi.

    Çmimi i naftës, sipas analistëve, rritet para së gjithash për shkak të jostabilitetit politik në Iran, si dhe për shkak të sulmeve të kryengritësve nigerianë mbi kapacitetet e kompanisë amerikane Shevron në këtë vend.

    Çmimi i naftës prej marsit, në pritje të lëshimit të krizës ekonomike, u rrit për 40 për qind, ndërsa njohësit presin që tregjet sërish t`i vërshojë pesimizmi dhe çmimi i naftës të bie në rreth 60 dollarë për një fuçi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:37 am

    Grabovci: Në rajonin e Pejës ndërtuam rrugë, sa 7 vitet e kaluara

    Zëvendësministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Adem Grabovci, në një konferencë për media, i është përgjigjur akuzave të bëra të mërkurën nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj – i cili e ka akuzuar MTPT për keqmenaxhim të parasë publike dhe financim të SHIK-ut.

    Grabovci, me këtë rast tha se - regjioni nga vjen i pari i AAK-së dhe vetë ai, nuk ka parë investime gjatë 7 viteve te kaluara, sa janë bërë këtë vit nga Qeveria e Kosovës. ”Këto investime duhet ta gëzojnë edhe Ramushin si të gjithë qytetarët të Kosovës. Unë ndjej keqardhje që këto investime gjithëpërfshirëse nuk e gëzojnë atë por e shqetësojnë”, është shprehur zv/ministri Grabovci.

    Grabovci e akuzoi Haradinajn se, “manipulon me të dhënat dhe keqinformon opinionin”, ngase, sipas tij, “nuk ekziston rruga Caralevë-Malishevë por është Carralevë-Komoran, e cila rrugë ishte kontratktuar gjatë qeverisë së kaluar”.

    Zv.ministri i MTPT-së, po ashtu bëri të ditur se e kishte ftuar të mërkurën në një debat kryetarin i Komunës se Deçanit, i cili nuk i është përgjigjur ftesës – për ç’gjë Grabovci tha se: “ka treguar qartë se kush i frikësohet të vërtetës dhe ballafaqimit me argumente”.

    ”Ne sot, zotëri Haradinaj jemi duke e sanuar këtë dështim tuajin ashtu siç jemi duke sanuar dështimet tuaja në tërë territorin e vendit, duke i arsyetuar konkretisht me kontratat e realizuar gjatë qeverisjes suaj”, tha ai. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 3:06 am

    PTK Sdhe Posta e Turqisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

    Posta dhe Telekomi i Kosovës Sh.a. dhe Posta e Turqisë, kanë nënshkruar në Antalia të Turqisë një memorandumi bashkëpunimi, i cili do t’u sjell të dyja palëve bashkëpunim dhe asistencë të ndërsjellë.

    Vizita që Kryetari i Bordit të Drejtorëve të PTK Sh.a., z. Rexhë Gjonbalaj dhe Drejtori i Postës së Kosovës, z. Rafet Jashari i bënë Postës Turke, rezultoi të jetë konstruktive dhe shumë frytdhënëse.

    Në një ceremoni solemne, Drejtori i Postës të PTK Sh.a., z. Rafet Jashari dhe drejtori i Postës së Turqisë, njëkohësisht kryetar i Bordit të Drejtorëve, z. Osman Tural, kanë nënshkruar këtë marrëveshje duke u shprehur pozitivisht për bashkëpunimin që do të kenë të dyja Postat në të ardhmen.

    Marrëveshja e nënshkruar, u mundëson asistencë të ndërsjellë për të mundësuar automatizimin e sporteleve të Postës së Kosovës; trajnimin e stafit të Postës së Kosovës në Postën Turke për shërbimet financiare bankare dhe jo bankare.

    Gjithashtu, në bazë të marrëveshjes së arritur, do të ketë bashkëpunim në fushat relevante me interes të përbashkët.

    Me qëllim të arritjes dhe thellimit të bashkëpunimit, Posta Turke do të jap në pronësi Sofwerin e Automatizimit të sporteleve të zyrave postare dhe Qendrës Transite Postare për Postën e Republikës së Kosovës.

    Me këtë rast, Posta Turke do të mbikëqyr implementimin e Automatizimit të sporteleve në Postën e Kosovës, me stafin e saj.

    Kjo marrëveshje bëhet në kuadër të angazhimit të Postës së Kosovës që të zhvillojë shërbimin postar, duke i plotësuar kështu të gjitha standardet e larta evropiane dhe duke u ofruar siguri dhe shërbime kualitative klientëve të saj.

    Bashkëpunimi i dy Postave, i cili vetëm sapo ka filluar, premton një të ardhme të ndritshme për Postën e Kosovës dhe klientët e saj.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 11:00 am

    SHBA-të vendosin super hekurudhë të shpejtë

    Uashingtoni dërgoi oferta urgjente preliminare që me shtetet federale amerikane të konfirmojë nëse ekziton interesim për vendosjen e super hekurudhës së shpejtë në kuadër të programit shtetëror për shpëtimin e ekonomisë.

    Ministria e Komunikacionit i bëri të ditur kahjet kryesore të projektit në vlerë prej tetë miliardë dollarë, në kuadër të planit për jetësimin e ekonomisë, të vërtetuar në shkurt, si dhe një miliardë dollarë shtesë nga buxheti federal për periudhën prej pesë vitesh.

    Shtetet e interesuara duhet të konkurojnë për marrjen e parave federale me atë se një pjesë e projektit duhet që vet ta financojnë.

    Ofertat preliminare duhet të parashtrohen më së voni deri më 10 korrik, lajmëroi Ministria amerikane e Komunikacionit.

    Vlerësimet do të jenë në bazë të numrit të vendeve të punës që do të happen, veçmas në ato pjesë të vendit, ku papunësia është e lartë./
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 11:01 am

    Bankat amerikane parashohin fund të recesionit në SHBA nga fundi i verës

    Bankat e mëdha amerikane parashikojnë që recesioni në SHBA të ndërpritet nga fundi i verës, por njëkohësisht parashikojnë dobësim të vazhuar të ekonomisë deri në vitin e ardhshëm.

    Shefi i ekonomistëve të bankës "Xhej Pi Morgan Çejz", Brus Kasmen, i cili është kryetar i Komitetit të këshilltarëve ekonomikë të Shoqatës së bankave amerikane, pret që bruto prodhimi vendor i SHBA-së të rritet gjatë periudhës korrik-shtator për 0,5 për qind, pas rënies së projektuar prej 1,8 përqindëve në tremujorin vijues.

    Shefi i Drejtorisë së rezervave federale të SHBA-së (Fed), Ben Bernanki gjithashtu pret përforcim të ekonomisë amerikane dhe parashikon fund të recesionit deri në fund të këtij viti.

    Megjithatë, tregu amerikan i punës edhe mëtej do të mbetet problematik, theksojnë ekspertët e Komitetit, me vërejtje se shkalla e personave që janë pa punë gjatë tremujorit të parë nga viti i ardhshëm do të rritet në rreth 10 për qind.

    Komiteti parashikon rënie të dobët të shkallës së papunësisë në SHBA në fund të vitit të ardhshëm deri në nivel prej 9,5 për qind. Momentalisht në fuqinë e parë ekonomike në botë, sipas të dhënave zyrtare pa punë janë 9,4 për qind nga fuqia e përgjithshme e punës.

    Si lajm pozitiv analistët e Komitetit e theksojnë edhe stabilizimin e kërkesave nga konsumatorët, e cila përndryshe përfshin rreth dy të tretat e ekonomisë amerikane.

    Konsumimi tani është në gjendje të mirë, pasi që nga fundi i vitit të kaluar drastikisht shënoi rënie, thekson Kasmen dhe shton se gjatë disa muajve të fundit, biznesmenët i kanë zvogëluar rezervat e mallit të ndryshëm në mbarë SHBA-në, e kjo duhet pozitivisht të veprojë në tregun nacional të punës.

    Problem i madh edhe mëtej mbetet potenciali i pamjaftueshëm kreditor i sektorit të dobësuar bankar, sepse sipas të dhënave më të reja të Ministrisë së Financave të SHBA-së, kreditë e grupeve nga 20 banka të mëdha vendore në prill kanë rënë për të katërtën herë në gjysmë vitin e kaluar.

    Njëherit, kreditë e përgjithshme të 21 bankave të mëdha amerikane janë zvogëluar gjatë prillit në krahasim me marsin për 0,8 për qind në 4,34 bilionë dollarë.

    Komiteti gjithashtu pret që gjatë vitit 2009 tregu amerikan i pasurisë së patundur të përforcohet, që do të mundësonte ky sektor sërish në disa vitet e fundit pozitivsht të veprojë në rritjen e ekonomisë së përgjithme në SHBA.

    Treguesi më i ri se gjendja në tregun banesor përmirësohet është e dhënë se ndërtimi i shtëpive të reja dhe apartamenteve në maj është rritur, llogaritur në nivel vjetor, për 17,2 pë qind - në 532.000 njësite. Analistët paraprakisht kanë parashikuar se ky numër nuk do të jetë më i madh se 500.000.

    Kasmen konsideron se deficiti buxhetor rekord i lartë amerikan, i cili për këtë vit është paraparë në 1,85 bilionë dollarë, në periudhë më të gjatë do të mbetet "sfidë e qartë për ekonominë në SHBA", madje edhe ndërkohë realizohet rritje pozitive.

    Nga treguesit e tjerë ekonomikë ekspertët e Komitetit tregojnë në shkallën shumë të ulët vijuese inflatore, e cila sipas vlerësimeve të tyre do të mundësojë që Fed ta mbajë zero nivelin aktual të kamatës referente deri te gjysëmvjetori i dytë i vitit të ardhshëm.

    Çmimet konsumatore në SHBA, duke i përjashtuar çmimet e ushqimit dhe energjisë, do të biejnë për një për qind deri në fund të këtij viti. Analistët vlerësojnë se shkalla inflatore në fund të muajit është rritur për 1,8 për qind lidhur me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Përndryshe, të dhënat e Ministrisë amerikane të Punës, tregojnë se indeksi i çmimeve të prodhimeve në SHBA gjatë periudhës prej një viti, përfundimisht me muajin e kaluar ka rënë për pesë për qind, që është rënie më e madhe e këtij treguesi në gjashtë dekadat e kaluara.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 11:03 am

    Miliarderi i famshëm amerikan, vret veten në moshën 102-vjeç

    Ka vdekur në moshën 102-vjeçare duke u hedhur nga një urë, miliarderi që kishte ndërtuar Saint Louis. Isadore Millstone nuk ishte i sëmurë: u vra nga vetmia. Pasi pa t'i vdisnin dy gratë dhe të gjithë fëmijët e tij, pothuaj të gjithë miqtë, "mbreti i çimentos" të Misurit nuk ia doli dot më mbanë të priste: vdekja e kishte harruar.

    Kështu miliarderi, i cili deri në moshën 90-vjeçare arrinte akoma të notonte, është hedhur në mes të ditës nga ura Daniel Boone në ujërat e lumit Misuri, duke e lënë veten të rrëmbehej nga ujërat.

    Kompania e tij kishte ndërtuar disa nga godinat më të famshme të Saint Louis dhe Misuri, përfshi këtu dhe stadiumin legjendar, "Busch", banka, sinagoga dhe vetë autostradën ndërkombëtare 40.

    Nuk është e qartë nëse edhe urën nga e cila u hodh e kishte ndërtuar ai. Pavarësisht pasurisë së tij të madhe, Isadore Millstone kishte jetuar gjithnjë një jetë shumë të thjeshte: jetonte në një shtëpi modeste me një kat, kishte një makinë të vjetër të tipit Chevrolet Impala.

    Miliarderi ishte një njeri bujar: në vitet '30 nisi të mbështeste lëvizjen e të drejtave civile. Në mënyrë konkrete: kishte refuzuar të firmoste kontratat ku sindikalistët përjashtonin afro-amerikanët. Në vitet në vazhdim kishte krijuar shumë shkolla profesionale për afro-amerikanët, ku studentët mësonin të bëheshin hidraulikë, saldatorë dhe muratorë.

    Millstone ishte i famshëm në Saint Louis, për dhjetëra miliona dollarë të dhuruara për bamirësi. Miliarderi gëzonte shëndet të mirë. Deri në moshën 90-vjeçare praktikonte aktivisht notin.

    Por 10 vjet më parë kishte marrë një goditje të keqe: gruaja Goldie, shoqe për 68 vjet, kishte vdekur. Dhe 2 djemtë e miliarderit kishin ikur nga kjo botë: vajza Mary Ann ishte vetëm 44 vjeçe. Kur vdiq edhe djali, 68 vjeç, Millstone u martua përsëri. Por edhe gruaja e dytë, Helen, kishte vdekur 2 vjet më parë, ashtu si dhe pjesa më e madhe e miqve të tij.

    "Gjyshi im ishte një njeri që kishte pësuar shumë humbje në jetë,"- ka shpjeguar nipi Bob, i cili punonte në zyrën përkrah miliarderit, - dhe mendoj që ishte i lodhur duke jetuar".

    Kështu të shtunën mbasdite, miliarderi iu afrua urës, arriti në gjysmë të saj dhe u lëshua në lumë, duke ia hedhur fatit, i cili dukej se nuk kishte ngut me Millstonin. /Shekulli/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 11:03 am

    Mbahet konferenca për rëndësinë e investimeve të huaja në Kosovë

    Rritja e nivelit të investimeve do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Prandaj, qeveria dhe pushteti lokal duhet të angazhohen bashkërisht për krijimin e një mjedisi më të mirë për tërheqjen e investimeve të huaja.

    Kështu u tha në konferencën me temë “Rëndësia e Investimeve të Huaja Direkte në Kosovë, si dhe bashkëveprimi i aktiviteteve Qeveri Qendrore–Pushtet Lokal”. Konferenca u organizuar nga Agjencia për Promovimin e Investimeve e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë./rtklive/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 11:04 am

    Britani, dorëhiqet zëvendësministrja e Thesarit

    Një tjetër zyrtarë i lartë jep dorëheqjen në Britaninë e Madhe pas skandalit të rimbursimeve të larta.

    Zëvendësministrja e Thesarit, Kitty Ussher ka sqaruar se nuk ka abuzuar me shpenzimet, por po largohet “për të mos vënë në vështirësi qeverinë”.

    Gordon Brown ka emëruar zëvendësen e saj që do të jetë një tjetër grua, Sarah McCarthy-Fry.

    Shkon kështu në 12 numri i anëtarëve të kabinetit “Broën” që kanë lënë ekzekutivin gjatë javëve të fundit. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 11:04 am

    Përurohet pikëkalimi i ri kufitar Shqipëri-Mal i Zi

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq inauguruan të enjten pikën e përbashkët të kalimit kufitar Murriqan-Sukobinë, e ndërtuar me një fond prej 1.1 milion euro të Komisionit Evropian.

    Kjo është pika e parë kufitare e kësaj natyre në Ballkanin Perëndimor, pjesë e rrjetit prej 12 pikave kufitare që do ndërtohen në Shqipëri dhe vendeve të saj fqinje, falë financimit të KE-së prej 5.4 milionë euro.

    Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin edhe ambasadori i KE-së në Tiranë Helmuth Lohan dhe homologu i tij në Malin e Zi, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ministra të qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze dhe autoritete vendore të Shkodrës dhe Ulqinit.

    Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së për realizimin e këtij projekti, që është një nga dhjetëra projektet që zbatohen në Shqipëri dhe Mal të Zi me ndihmën bujare të taksapaguesve evropianë.

    Duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, Kryeministri Berisha tha se dy qeveritë po nxisin zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke krijuar edhe infrastrukturën e nevojshme për këtë qëllim. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 11:04 am

    Kriza, OKB: Drithërat do të kushtojnë me lirë

    Fermerët do të marrin më pak të ardhura nga prodhimet e tyre gjatë viteve të ardhshme, si pasojë e rënies se çmimeve të shkaktuara nga kriza, por prodhuesit e mishit do të vuajnë me shumë se të tjerët.

    Lajmi bëhet i ditur nga një studim i përbashkët i OECD dhe zyrës së OKB-së për Ushqimet e Bujqësisë. Çmimet parashikohet të bien në dy-tre vitet e ardhshme, para se të fillojnë të rriten, por rritja do të jetë më e vogël se ajo që bota ka përjetuar në dekadën 1996-2006, thotë studimi.

    Në vlerë reale, çmimet priten të mos ndryshojnë pothuajse fare në të gjithë dekadën e ardhshme. “Nuk ka shumë të dhëna që të dëshmojnë për ndonjë ndryshim të rëndësishëm strukturor që sjell rritje të çmimeve”, thotë raporti.

    Vitin e kaluar, bota u përball me një rritje të paprecedent të çmimeve të ushqimeve, gjë që shkaktoi protesta të dhunshme në shumë vende. Shumë u frikësuan se çmimet do të mbeteshin të larta për një kohë të gjatë, por ekspertet patën paralajmëruar se rritja kishte vetëm shkaqe të përkohshme, si ulja e sipërfaqes së tokës nën kultivim në Rusi, apo thatësira në Australi.

    “Rënia e të ardhurave reale të popullatës së botës do të sjellë reduktim të kërkesës për mallra bujqësore dhe për pasojë, do të ketë edhe rënie çmimesh”, thuhet në raport. Ekspertët dyshojnë se kriza do t’i shtyjë fermerët të prodhojnë me shumë në mënyrë që të kompensojnë rënien e të ardhurave, gjë që do të sjellë ulje të mëtejshme çmimesh.

    Por, në terma afatgjatë, çmimet parashikohen në rritje. Deri në vitin 2018, drithërat priten të rriten me 10-20 për qind, ndërsa vaji vegjetal pritet të kushtojë 30 për qind me shtrenjtë si pasojë e rritjes së kostos së energjisë. Gjalpi pritet të shtrenjtohet me shumë, kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës së shkaktuar nga ndryshimi i shijeve të botës. Raporti thotë gjithashtu se kostoja e naftës do të jetë përcaktuese për sa i përket ecurisë së çmimeve të ushqimeve.

    E ardhmja e kërkesës per bionaftë vihet në dyshim, për shkak se kjo lloj nafte është më e kushtueshme se ajo konvencionale dhe se çmimi aktual i naftës e nxjerr atë nga tregu.

    Çmimi i mishit pritet të mbetët i njejtë përgjatë të gjithë periudhës. Çmimet e mishit nuk u rriten as gjatë krizës së vitit të kaluar. Në total, ekspertët besojnë se fermerët pritet të jenë me të varfër gjatë dekadës së ardhshme, si pasojë e kombinimit të faktorëve të ndryshëm ekonomik, të gjitha të lidhura me krizën botërore aktuale.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 11:04 am

    Rënie e besimit të Obamës për shkak të problemeve ekonomike

    Presidenti amerikan Barack Obama, përballet me brengosje gjithnjë e më të madhe të zgjedhësve për shkak të disa çështjeve kryesore ekonomike, tregojnë anketat më të reja.

    Shpenzimet e mëdha qeveritare, ndihma e autoindustrisë së lëkundur dhe disa masa tjera ekonomike janë çështjet kryesoe për shkak të cilave besimi në Obamën është ulur për pesë për qind, tregojnë anketat e En-Bi-Si-së dhe të Wall Street Jurnal.

    Rreth 56 për qind e amerikanëve të anketuar janë përgjigjur se mbështesin punën e presidentit Obama, që është rënie për pesë për qind në krahasim me muajin prill.

    Madje 58 për qind e të anketuarve konsiderojnë se administrata e Obamës duhet të përqendrohet në zvogëlimin e defiçitit buxhetor, i cili sipas vlerësimeve zyrtare duhet të arrijë rekordin prej 1,8 bilionë dollarëve.

    Brengosje për shkak të intervenimit të shtetit në planin ekonomik kanë shprehur thuajse 70 për qind e të anketuarve, përderisa 60 për qind prej tyre kanë thënë se Obama doemos duhet të përqendrohet përnjëherë në zgjidhjen e shumë çështjeve, për shkak se SHBA-të përballen me shumë probleme.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:28 pm

    Zvicra mezi pret të festojë

    Fokusi i vëmendjes kësaj jave sillet rreth projektit prej 18 miliardë frangash zvicerane (16.6 miliardë dollarë) Gotthard, që do të risjellë në pronësi të Zvicrës kurorën e tunelit më të gjatë në botë të transportit, 60 kilometra, kurorë që Japonia e mori në vitin 1988 me tynelin Seikan në Ngushticën e Tsugaru, që llogaritej 54 km (33 milje).

    Megjithëse ka akoma edhe një seksion të tunelit për të gërmuar dhe nuk parashikohet të përfundojë deri më 2011-ën, vëmendja e mediave ilustron këtë pasion të veçantë të zviceranëve.

    Më shumë se 2,500 km (1,550 milje) me tunele kryqëzohen në udhët e Zvicrës, në një pikë ndërlidhjeje alpine midis dy rajoneve më dinamike ekonomike të Europës, Italinë veriore dhe Gjermaninë jugore.

    Sipas zyrës së saj federale të transportit, Zvicra ka trafikun më të dendur hekurudhor të mallrave në Europën perëndimore, dhe të gjitha ngarkesat e saj kalojnë në një numër tunelesh.

    Çdo vit, Kongresi Zviceran i Tuneleve që organizohet nga STZ, tërheq qindra ekspertë që diskutojnë për teknikat e konstruksionit, reduktimin e risqeve dhe teknologjinë.Zviceranët, gjithashtu janë duke studiuar ndërtimin e një tuneli të transportit automatik prej 240-km (149 milje) për të lidhur Zvicrën lindore me atë perëndimore. I ashtuquajturi "Swiss Cargo Tube" do të transportojë mallra deri në 60 metra nën tokë, 24 orë në ditë.

    "Për momentin Cargo Tube është vetëm imagjinatë, por shanset për ta bërë atë realitet duken pozitive”,- thotë Guido Guetter, i cili drejton grupin e kërkimeve. "Ai do të ishte i shpejtë i besueshëm, ambientalist, praktik dhe ekonomik”.

    Por me planin e tij prej 149 miljesh, ai do të ishte gjithashtu shumë, shumë i gjatë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:31 pm

    Rënie e madhe e investimeve të huaja

    Gjithsej 55,4 milionë euro janë investuar në Maqedoni gjatë tre muajve të parë të këtij viti, që është dyfish më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë investimet e huaja në vend në tre muajt e parë të këtij viti janë zvogëluar për 62,2 milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë kur kanë arritur 117,6 milionë euro.

    Sipas strukturës, pjesa më e madhe e investimeve, gjegjësisht 50,6 milionë euro janë fitim i riinvestuar i kompanive.

    BPM-ja parashikon se deri në fund të vitit mund të priten investime të drejtpërdrejta të huaja në Maqedoni prej 173 milionë euro. /Makfaks/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:32 pm

    Më 2008 humbjet e Trustit Pensional ishin 92, 5 milionë euro

    Humbjet e Trustit Pensional, i cili ka 281 mijë kontribues, ishin 92, 5 milionë euro për vitin 2008, ndërsa vetëm depozitat në dy banka që veprojnë në Kosovë, kanë treguar parametra pozitiv financiar.

    Gjatë shqyrtimit të Raportit të Auditorëve të Pavarur të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe pasqyrave financiare për vitin 2008 para Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa u tha se këto humbje kanë qenë rrjedhojë e politikës së ish bordit.

    Mirëpo që nga shtatori i vitit që shkoi më nuk investohen mjete të trustit në bankat jashtë Kosovës.

    Pas shqyrtimit, Komisioni u pajtua që ky raport të procedohet për shqyrtim në Kuvend. /qik/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:33 pm

    TEC-i i Vlorës, puna nis këtë javë

    Pas testeve të rezultuara pozitive, KESH parashikon që puna për prodhimin e energjisë elektrike nga Termocentrali i Vlorës, të nisë para zgjedhjeve, pra brenda kësaj jave. Lajmin e konfirmon për gazetën nëndrejtori i KESH-Gen, Muharrem Stojku, sipas të cilit, për vënien në punë të TEC-it do të përdoret lëndë e parë, naftë e cilësisë së parë.

    "Kjo për shkak për të pasur impakt sa më të vogël në ndotjen e ambientit", tha Stojku, duke shtuar sa kanë mbërritur anijet e para me naftë. Kapaciteti i TEC-it të Vlorës është 95 megavat, ndërsa si vlerë investimi llogaritet rreth 92 milionë euro, mundësuar kryesisht nga Banka Botërore.

    KESH-Gen (emri i ri i kompanisë) ka kryer për një muaj rresht teste rreth kapacitetit prodhues të TEC-it. Sipas Stojkut, çdo veprim ose skenar për funksionimin e termocentralit është marrë parasysh dhe se pritet që në datat 25-26 qershor të nisë puna me kapacitet të plotë.

    Funksioni i TEC-it do të varet nga prodhimi vendas i hidrocentraleve, në kohë kur konsumi është i lartë. Punimet për objektin kanë nisur që prej një viti e gjysmë, ndërsa përfundimi duhet të ishte kryer me kohë, në rast se nuk do të kishte probleme me shpronësimet dhe me protestat ambientaliste të banorëve të Vlorës. Burime zyrtare nga KESH-Gen pohojnë se nuk do të ketë inaugurim zyrtar për veprën, por, nga ana tjetër, nuk e përjashtojnë faktin se data e nisjes së punimeve përkon me hapjen e tunelit të Thirrës, në Rrëshen-Kalimash.

    Bashkë me Petroliferën, TEC-i për prodhimin e energjisë elektrike me naftë, e bën qytetin e Vlorës si pikë kyçe strategjikë për vendet e rajonit. Për këtë qëllim, qeveria parashikon zgjerimin portit në qytetin bregdetar, për ta bërë më të lehtë punën për investitorin e huaj apo vendas.

    Aktualisht, ekspertët në KESH-Gen parashikojnë të përdorin naftë për funksionimin e TEC-it, ndërsa me kalimin e kohës, tani që edhe ligji ndryshoi, mundësia e zëvendësimit me gaz natyral, e bën më të arrirë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:37 pm

    Papunësia në SHBA gati 10 për qind

    Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se pret që në SHBA deri në fund të këtij viti papunësia të arrijë deri në 10 për qind.

    Kjo është më shpejtë sesa pritej, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs. Papunësia në SHBA në maj arrinte 9,4 për qind, që është shkalla më e lartë për 25 vitet e fundit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:49 pm

    Diaspora e zhgënjyer, duhet të stimulohet për investime

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Lutfi Zharku tha se diaspora është një burim i investimeve të jashtme, të cilën e çmojnë dhe e konsiderojnë si një partner të zhvillimit ekonomik.

    Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, deklaruan të mërkurën në Prishtinë se janë duke u munduar të krijojnë kushte të mira të infrastrukturës dhe ligjeve për investime nga diaspora, mirëpo këta të fundit thonë se për këtë duhet të ekzistojë vullneti politik që deri tash ka munguar në Kosovë.

    Zharku përmendi mbajtjen e disa konferencave me diasporën dhe se sipas tij, është shumë me rëndësi që kjo kategori është shumë e interesuar për investime në vend, ndërkaq dihet se ata kanë investuar në restorante dhe ndërmarrje tjera të vogla në vendin tonë.

    Ndërkaq përfaqësuesi i diasporës, Bashkim Iseni tha se ndjenja e diasporës për investime këtu është si frustrim dhe një ndjenjë jo miradije, kur dihet se një pjesë e tyre janë munduar të kthehen pas luftës dhe të investojnë, por janë ndarë me një lloj zhgënjimi dhe pakënaqësie, e cila duhet të përmirësohet.

    Ky zhgënjim, sipas tij, ka ardhur menjëherë pas luftës kur Kosova ka qenë në një situatë anarkike, mirëpo shpresojnë se Kosova është duke punuar energjikisht për këtë çështje, kur dihet se diaspora mund të jetë një shtyllë e mirë afatgjatë për zhvillimin ekonomik.

    Konferenca është organizuar nga Forumi për Iniciativa Demokratike (FID), Agjencia e Kosovës për Përkrahjen e Investimeve (IPAK), Zyra e kryeministrit për çështje jorezidente dhe Zyra Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë./telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:52 pm

    MEF, paratë e buxhetit janë investuar sigurt

    Deri në vitin 2008, investimet e mjeteve të Fondit të Konsoliduar të Kosovës kanë qenë kryesisht në depozita me bankat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të rejtingut më të lartë te sigurisë, ndërsa si përgjigjeje ndaj krizës globale financiare, duke filluar nga shtatori i vitit 2008, shumica e këtyre mjeteve është riorientuar në investime, në instrumente financiare të sigurisë maksimale siç janë letrat më vlerë të lëshuara nga ana e Qeverive të shteteve të Bashkimit Evropian, thuhet në komunikatën e MEF-it.

    Komunikata është reagim ndaj artikujve në gazetat ditore të datës 23 qershor 2009, lidhur me kinse tërheqjen e shumës prej 266 milion euro nga Buxheti i Kosovës dhe konvertimin e tyre në letra me vlerë, bërë nga Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës.

    "Departamenti i Thesarit, Ministria për Ekonomi dhe Financa dhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës japin sqarimin si në vijim. Të gjitha mjetet e Fondit të Konsoliduar të Kosovës prej themelimit të tij (nga viti 2000) e tutje vazhdojnë të investohen përmes Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut ", thuhet në komunikatë.

    Gjithashtu sipas saj, këto investime i nënshtrohen Ligjit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe politikës së investimeve e cila bazohet në parimet e sigurisë, likuiditetit dhe kthimit nga investimet.

    "Në aspektin e maturitetit këto mjete janë te investuara në afate të shkurtra dhe si të tilla përmbushin në mënyrë të përpiktë kërkesat e Buxhetit të Kosovës". /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:53 pm

    CEZ plan për t’u zgjeruar në rajon

    Kompania CEZ, e cila është edhe pronari i ri i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në Shqipëri, synon të zgjerohet në të gjithë rajonin, duke u shndërruar në kompaninë lider në tregun energjetik të Europës Juglindore dhe Qendrore.

    Në funksion të këtij qëllimi ka qenë edhe privatizimi i sistemit shqiptar të shpërndarjes së energjisë, realizuar pak kohë më parë kundrejt shumës së 102 milionë eurove.

    Aktualisht, CEZ është e pranishme në 14 vende, përfshi këtu Republikën Çeke. Zgjerimi jashtë Çekisë nisi në vitin 2005, periudhë kur u ble sistemi i shpërndarjes së energjisë në Bullgari dhe Rumani.

    Në vitin 2006, kompania CEZ bleu dy uzina të prodhimit të energjisë në Poloni. Në po atë vit, u krijuar një kompani e përbashkët energjetike me palën hungareze.

    Gjatë viteve të fundit, kompania CEZ ka krijuar partneritet në Turqi, ku ka projekte për ndërtimin e disa hidrocentraleve. Këtë vit kompania CEZ ka planifikuar të përfundojë disa marrëveshje për zgjerimin me kompaninë turke AK Energy.

    Kompania çeke CEZ është e aftë që të prodhojë energji elektrike nga centralët bërthamorë dhe termocentralet me qymyr, duke prodhuar energji me kosto të ulët.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 3:02 pm

    Banka Botërore: Ekonomia shqiptare drejt rritjes

    Banka Botërore, vlerëson se këtë vit, ekonomia shqiptare do të rritet me 1.5%, ndërsa në periudhën 2010-2011, me 2 deri në 3%.

    Parashikimet janë më optimiste, se të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndonëse shumë më të ulta, se të Qeverisë.

    Ministria e Financave, këmbëngul se gjatë 2009-ës, rritja ekonomike do të variojë nga 4.5 në 4.8%.

    Në një raport pesimist mbi gjendjen financiare të planetit, Banka Botërore, thekson se më së shumti, kriza rëndon mbi të varfërit.

    Ndërkaq, ky institucion, shpreh shqetësimin se Shqipëria është mes vendeve, me nivel të lartë, të kontrollit të sistemit bankar, nga bankat e huaja. /tar/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 3:03 pm

    Nafta bie në 60 dollarë për barrel

    Çmimi i naftës sot në bursat botërore shënoi rënie, duke u shitur 60 dollarë një fuçi.

    Duke komentuar rënien e çmimit, ekspertët sqarojnë se kjo ulje pritej, duke marrë parasysh se javën e kaluar një fuçi shitej për 72 dollarë.

    Sipas një pjese të ekspertëve, korrigjimi i çmimit është i vonuar, edhe pse në vijë paralele me stabilizimin e dollarit amerikan.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 3:04 pm

    OSBE: Luftë parajsave fiskale

    Ministrat e Financave të 20 vendeve të OSBE-së kanë vendosur të përshpejtojnë luftën kundër parajsave fiskale.

    Me iniciativë të ministrave gjerman dhe francez, është vendosur të përforcohet bashkëpunimi për të luftuar evazionin transnacional.

    Takimi, sipas ministrit gjerman Steinbrueck, ka prodhuar progrese të rëndësishme.

    Në dokumentin final është edhe propozimi i ministrave për të forcuar masat kundër shteteve që nuk aplikojnë standardet e vendosura nga OSBE në lidhje me taksat. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 3:04 pm

    OPEC, i shqetësuar për rënien e kërkesës për naftë

    Kërkesa për naftë në nivel global do të bjerë ndjeshëm. Ky është parashikimi që bën Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës.

    Gjatë takimit në nivel ministror me përfaqësues të Bashkimit Europian në Vjenë, OPEC-u ka shprehur shqetësimin e krijimit të një stoku, si pasojë e rënies së kërkesës.

    Sipas prodhuesve kryesorë të arit të zi në botë, kjo situatë do të krijohet nga kriza financiare globale, e cila ka shkaktuar edhe recensionin ekonomik, por edhe nga ecuria aspak e qartë e çmimeve në bursa.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 3:04 pm

    KB, Samit për krizën botërore ekonomike

    Samit treditësh i liderëve botëror do të mbahet prej sot në selinë e Kombeve të Bashkuara (KB) në Njew York, në rend dite të së cilës do të jetë kriza globale ekonomike.

    Qëllimi i samitit është që të identifikohet urgjenca dhe marrëveshja afatgjate që të minimizohet goditja e krizës, veçmas tek vendet më të prekura.

    Pritet të bëhet fjalë edhe për nevojën e dialogut për transformim të arkitekturës financiare ndërkombëtare.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 3:04 pm

    SHBA dhe BE: Kina po bllokon eksportin

    Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar Kinën për bllokimin e eksportit të disa materialeve kyçe që përdoren në prodhimin e çelikut dhe produkteve industriale të tjera.

    “Masat e marra nga Kina rrisin çmimet botërore dhe vështirësojnë punën e kompanive tona në këtë kohë të rënies ekonomike”, tha Komisionerja për Tregtinë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton.

    Kina i ka mbrojtur masat e marra prej saj me arsyen e mbrojtjes së burimeve natyrore. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 3:05 pm

    Thellohet deficiti tregtar në vend

    Vendi ynë vazhdon të ballafaqohet me një deficit të lartë tregtar. Të dhënat e fundit nga Tregtia e Jashtme flasin për një deficit tregtar për muajin prill të këtij viti prej 140 milionë euro.

    Sipas të dhënave të Entit Statistikor të Kosovës, deficiti tregtar prej 140.0 milionë eurosh krahasuar me muajin prill të vitit të kaluar ka shënuar rritje prej 10.8 milionë euro, ndërkaq mbulueshmëria po gjatë muajit prill të këtij viti ishte vetëm 6.7 %.

    Eksporti në muajin prill të këtij viti kishte vlerën 10 milionë euro, ndërsa importi 150,1 milion euro, që llogaritet të jetë një rënie prej 43.6% për eksport dhe 2.1% për import, krahasuar me prillin e vitit 2008.

    Bazuar në të njëjtat të dhëna të ESK-së, në muajin prill të këtij viti përqindja më e madhe e eksportit ishte në Itali me 28.8%, pastaj Shqipëri 14.5%, në Zvicërr 11.9%, ndërsa në Maqedoni 11.5%.

    Ndërsa sa i përket importit përqindja më e madhe ishte nga Maqedonia me 16.3%, pasuar nga Gjermania me 12.4%, Serbia-11.7%, Turqia 9.0% dhe Kina 6.3%.

    Në po të njëjten periudhë kohore Bashkimi Evropian ka bërë pjesë me në importin e vendit tone me 37.9%, ndërsa në eksport me 42.8%. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 3:06 pm

    FMN paralajmëron Serbinë: Ul deficitin

    Fondi Monetar Ndërkombëtar e kërcënoi dje Serbinë se do të pezullojë disbursimin e kësteve të kredive në rast se Beogradi nuk merr masa konkrete për të ulur deficitin buxhetor.

    Bogdan Lusovolik, drejtor i FMN-së për Serbinë, deklaroi pak ditë me parë se qeveria duhet të krijojë një fond të bollshëm kontingjence për të shmangur rrezikun e rritjes së deficitit. FMN i premtoi Serbisë 3 miliardë euro kredi në maj, në këmbim të shpenzimeve buxhetore të logjikshme.

    “Pa masa korrektuese, ne nuk mund të vazhdojmë me disbursimin e kredisë sipas planit”, dha Lusovolik.

    Qeveria e Serbisë duket se ka hequr dorë nga programi për deficit prej 3 për qind të PBB-se, siç pati rënë dakord me FMN-në.

    Tani Beogradi thotë se deficiti do të arrije në 4 për qind. Serbia ka ndaluar rritjen e pagave, si dhe ka rritur taksat mbi të ardhurat, akcizën mbi karburantët, gjithashtu dhe taksat mbi telefoninë celulare.

    FMN ka kërkuar mes të tjerave edhe rritje të Tatimit Mbi Vlerën e Shtuar. Qeveria serbe njihet si më spekulantja në Evropen Lindore për sa i përket rritjes se shpenzimeve buxhetore për efekt politik.

    Gjatë viteve të fundit, zgjedhjet e panumërta parlamentare janë shoqëruar vazhdimisht me rritje bujare pagash, ndërsa qytetarët e kanë paguar bujarinë me rritje të shpejtë të inflacionit. FMN i lufton këto praktika. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 3:07 pm

    Porti i jahteve në Durrës, fiton oferta 9.6 milionë euro

    Ideja për ndërtimin e portit të jahteve në një zonë në afërsi të Durrësit, si dhe zhvillimi i disa fshatrave turistikë ka rritur dyfish çmimin e tokës në plazhin e shtrirë në gjirin e Lalëzit. Sipas të dhënave nga agjentët, çmimet e trojeve aty luhaten nga 100-200 euro për metër katror, nga 50 euro për metër .

    Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ka zhvilluar tenderin për "Dhënien me Koncesion të Portit të Jahteve në Gjirin e Lalëzit", Kepi i Rodonit, Durrës.

    Burime zyrtare pranë ministrisë bëjnë me dije se, për këtë projekt koncesionar, u paraqit vetëm një ofertues në formën e një bashkimi të tri shoqërive. Projekti është iniciuar nga shoqëria "Ener-Alb Projects", duke përfituar, sipas ligjit të koncesioneve dhe bonusin prej 8.2 për qind të pikëve.

    "Oferta e dorëzuar do të vlerësohet bazuar në kriteret e përzgjedhura të përcaktuara në dokumentacionin standard të kësaj procedure, të njohur nga subjekti konkurrues, sqaron Ministria e Transporteve. Porti i jahteve në gjirin e Lalëzit bëhet i dyti në rang vendi, pasi atij të Orikumit në Vlorë.

    Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të përfundojë vlerësimin e ofertës së paraqitur brenda afateve dhe autoriteti do të ndjekë procedurat e parashikuara konform ligjit në fuqi. Për këtë projekt, të tri shoqëritë së bashku kanë ofruar një vlerë investimi prej 9,6 milionë euro ose 1,257,696,000 lekë.

    Zona ku do të ndërtohet porti vlerësohet shumë për nxitjen e turizmit, nisur dhe nga fakti se sapo ka përfunduar dhe rruga që të çon në plazhin e gjirit të Lalëzit. Ideja për ndërtimin e portit të jahteve në një zonë në afërsi të Durrësit, si dhe zhvillimi i disa fshatrave turistikë ka rritur dyfish çmimin e tokës në plazhin e shtrirë në gjirin e Lalëzit. Sipas të dhënave nga agjentët, çmimet e trojeve aty luhaten nga 100-200 euro për metër katror, nga 50 euro për metër katror që ishte çmimi minimal në këtë zonë vetëm pak muaj më parë.

    Koncesioni për të ndërtuar dhe përdorur portin e jahteve do të ketë një afat prej 32 vjetësh. Porti parashikohet të jetë gati pas më pak se tre vjetësh, ndërsa për ankorimin e anijeve tarifat variojnë nga 2 deri në 250 dollarë për metër linear.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 3:07 pm

    KE, 6.6 milionë euro pesë agjencive

    Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe Bordet e pesë Agjencive Rajonale për Zhvillim (ARZH) nënshkruan sot (e mërkurë) kontrata për grante operacionale, të cilat mbështesin operacionet e agjencive dhe shpenzimet për funksionimin e tyre gjatë periudhës njëvjeçare. Grantet janë pjesë e mbështetjes së BE-së prej 6.6 milionë Eurosh për projektin për Zhvillim Ekonomik Rajonal.

    Grantet prej 150.000 Euro do t’u mundësojnë Bordeve të Agjencive Rajonale për Zhvillim të nënshkruajnë kontrata pune me personelin dhe t'i bëjnë agjencitë funksionale. Bordet e ARZH të Kosovës u përfaqësuan nga kryetarët e komunave përkatëse, Prishtinës, Mitrovicës, Prizrenit, Gjilanit dhe Pejës.

    “Komisioni Evropian është i kënaqur që ka arritur në fazën e funksionalizimit të agjencive rajonale për zhvillim. Shpresojmë se Agjencitë do të korrin rezultatet të cilat ne të gjithë i presim nga ky proces: një Kosovë ekonomikisht të zhvilluar dhe me një ambient joshës për biznes dhe me standard më të lartë jetese për të gjithë qytetarët e saj", ka thënë i ngarkuari me punë në Zyrën Ndërlidhëse të KE, Kjartan Björnsson./telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 3:07 pm

    Arrestohet dhe suspendohet punëtori i PTK-së, merrte ryshfet

    Policia e Republikës së Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, DPP (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë) - Prishtinë, ka njoftuar se sot rreth orës 11:00, ka arrestuar në flagrancë punëtorin e PTK sh.a., Ardian Hasanaj, zyrtar në PTK Sh.a., në pozitën e Koordinatorit të Sistemit të Rrjetit NSS në Vala, i dyshuar për shpërdorim të detyrës zyrtare.

    Arrestimi i të dyshuarit, është arritur si rezultat i hetimeve të bëra nga Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin për Hetime dhe Mashtrime në kuadër në PTK Sh.a.-së.

    Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet përgatitore në drejtim të përgatitjes së operacionit për arrestimin e personit në fjalë.

    Gjithnjë sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar për shkak se kishte kërkuar ryshfet nga dy qytetar për punësim në PTK dhe kishte arritur që prej tyre të marrë shumën prej 6.500 euro, duke i mashtruar me përpilimin e kontratave falso.

    Në bazë te informacioneve që kanë poseduar hetuesit, ky i dyshuar u kishte kërkuar atyre shumën nga 3.500 për person, thuhet më tutje në njoftimin e Policisë.

    "Menjëherë pas arrestimit nga Policia e Kosovës, i punësuari Ardian Hasanaj është suspenduar nga pozita aktuale në PTK Sh.a., deri në një vendim të organeve përgjegjëse. Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.a., do të bashkpunojë ngusht me Policinë e Kosovës dhe me të gjitha organet tjera relevante në ndriçimin e rastit. PTK sh.a., falenderon Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm', thuhet ne komunikaten e PTK. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 3:08 pm

    OEK bën bilancin 6 mujor, gjithçka OK

    Në komunikatën e Odës EKonomike thuhe se është, para finalizimit projektimi me GTZ-në dhe BMZ dhe Ostausschuss nga Gjermania për promovimin e Kosovës si Brand. Së shpejti pritet publikimi i Monografisë të OEK-ut me financim komplet nga GTZ.

    Kuvendi i Odes Ekonomike te Kosovës ne mbledhjen e rregullte aprovoi raportin e punës për gjashte muajt e pare te këtij viti dhe diskutoi mbi ecuritë ekonomike dhe ambientin për biznes ne Republikës e Kosove dhe kërkoi nga Qeveria krijimin e kushteve me te mira per afarizëm.

    Kuvendi gjithashtu u informua se procesi i certifikimit për ISO standarde i filluar në shtator të vitit 2008 me përkrahje të GTZ-së ka përfunduar sot, ndersa ne muajin gusht në mënyrë solemne OEK-ut do t`i dorëzohet Certifikata ISO për Menaxhim të Cilësisë.

    OEK është akredituar zyrtarisht nga Akademia e IRU-së ( Organizata Ndërkombëtare për Transport Rrugor), me seli në Gjenevë, për organizim të trajnimeve në fushën e Transportit Rrugor. Këto trajnime janë një burim i rëndësishëm i të hyrave.

    Njëkohësisht Oda është duke punuar ne realizimin e projektit te përmirësimit të IT-së në OEK i financuar nga GTZ, ne te cilën janë investuar më shumë se 100 000 euro për blerjen e software-ve, serverëve dhe trajnimin e stafit të IT-së. Deri me 1 Gusht OEK do ta këtë një nga rrjetet më moderne të komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm me të gjithë klientët/anëtarët e vet dhe shfrytëzuesit e shërbimeve.

    Oda ka dorëzuar në Qeverinë e Republikës të Kosovës propozimin për masat e mundshme si reagim ndaj efekteve potenciale të Krizës Ekonomike Globale. Ky propozim është i I-ri konkret i hartuar nga ndonjë institucion dhe është pritur me reagime pozitive në opinionin publik. /telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 3:09 pm

    Rruga Durrës-Kukës, në pritje të inaugurimit

    Kryeministri Berisha do të presë shiritin e përurimit të korridorit të shqiptarëve në prani të personaliteteve të rëndësishme botërore, ku do te merr jetë rruga Durrës-Kukës, projekti inxhinierik më i madh i shqiptarëve. Një ditë para inaugurimit, aorta e kombit ka marrë formën e një rruge me përmasa europiane, e cila do të sjellë bashkimin fizik të shqiptarëve.

    Vëllimi gjigant i punimeve për ndërtimin e rrugës ka përfunduar brenda afeteve të caktuara, duke vënë në jetë kështu superstradën shekullore që shqiptarët prisnin prej vitesh. Çdo shqiptar që mezi e ka pritur këtë ëndërr të realizohet, po fillon të numërojë orët mbrapsht deri në finalizimin e saj. Ky projekt, për çdo vizitor shqiptar, por edhe të huaj është i përmasave të paimagjinueshme.

    Duke ndjekur trajektoren e kësaj vepre madhështore, befasinë që ka shkaktuar jo vetëm në sytë e çdo shqiptari, por edhe çdo zyrtari të lartë europian apo amerikan që e ka vizituar atë, kupton se në nyjën lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës është bërë një punë e papërsëritshme në historinë e kombit. E cilësuar si aorta e kombit, në çdo metër e kilometër të kësaj rruge ravijëzohet ëndrra e çdo shqiptari për bashkim e zhvillim.

    Është kjo rrugë që ndriçon Shqipërinë në mes të të gjitha vendeve të Ballkanit, duke u bërë kështu ura lidhëse zhvillimore, ekonomike, politike e kulturore në të gjithë rajonin. Kompania Bechtel-Enka bëri të mundur avancimin me hapa të shpejtë në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 61 kilometrash, duke sjellë prerjen e shiritave të inaugurimit të veprës shekullore për shqiptarët.

    Janë gjithsej 29 ura gjigante që janë të përfunduara tashmë. Autostrada Durrës-Kukës do të shkurtojë distancat mes shqiptarëve, shteteve dhe popujve të Ballkanit, në radhë të parë të shqiptarëve. Është kjo autostradë që, me përfundimin e saj ka hedhur pas krahëve sulme të ashpra, që e kanë shoqëruar në çdo kilometër të ndërtuar, sulme nga ato segmente anti-kombëtare që jo vetëm nuk e ndërtuan atë gjatë kohës që qeverisnin vendin, por angazhuan çdo qelizë për të penguar ndërtimin e saj.

    Ajo që vetëm para dy vitesh dukej krejt e vështirë për t'u imagjinuar dhe që gjatë gjithë kësaj kohe u shoqërua me debate të forta, lidhur me fondet, sot vihet në shërbim të qytetarëve. Bechtel-Enka, kompania amerikano-turke, e cila ndërtoi pjesën më të vështirë të autostradës nga Rrësheni në Kalimash, prej 60 km, është angazhuar që lotin tjetër ta mbarojë sa më shpejt. Për kompaninë e njohur, por edhe për shqiptarët, dita e nesërme përbën një ngjarje të rëndësishme në kuadër të këtij projekti madhor.

    Autostrada e re, projekti më i madh i infrastrukturës rrugore në historinë e Shqipërisë - segmenti Rrëshen-Kalimash, është pjesë integrale e korridorit Durrës-Morinë, ndërsa tuneli bi-tub (një tunel për çdo drejtim kalimi) prej afro 6 km, është një vepër e vërtetë arti. Për një anë të tynelit janë gërmuar mbi 1 milion metër kub material shkëmbor. Në realizimin e këtij projekti, Bechtel-Enka punësoi një personel prej rreth 3200 vetësh, ku përfshihet një përqindje e rëndësishme e punonjësve shqiptarë.

    Projekti nxit zhvillimin e turizmit në vend

    Rruga e re është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, sepse shumë turistë që vizitojnë vendin janë nga Kosova ose Maqedonia. Kështu, pritet që në verën e 2009, qindra mijë pushuesit nga Kosova do ta kenë shumë më të lehtë për të ardhur në plazhet e Durrësit.

    Edhe nxitimi i tyre për të ndërtuar në rrugën e re objekte shërbimi apo magazina grumbullimi produktesh bujqësore dhe industriale është i kuptueshëm. Fluksi i madh i turistëve në kohën e verës, por dhe zgjerimi i tregtisë me Kosovën, falë Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, e bën mjaft atraktiv këtë segment të ri rrugor. Autostrada do të jetë gati 45 km (30 mile) më e shkurtër se rruga ekzistuese drejt Kosovës dhe koha e udhëtimit do të reduktohet me dy orë, nga gjashtë orë të tanishme.

    Dy korsitë ekzistuese - që përshkruajnë rrugën, kufizojnë shpejtësinë mesatare me më pak se 40 km për orë. Shpejtësia e parashikuar për rrugën e re është 80-100 km/orë, me "zvarritje" korsish rrugët e pjerrëta pengonin ngarkesat e mallrave - të kamionave, duke bërë të ngasin ngadalë. Qeveria pret një rrugë më të shkurtër për të nxitur ekonominë dhe për përmirësimin e hyrjes drejt Durrësit, e cila është 35 km nga Tirana, duke sjellur të ardhura dhe turistë të mërguar drejt zonave veriore e lindore të Shqipërisë.

    Rruga do të jetë pjesë e një autostrade prej 170 km për të përmirësuar lidhjen me Kosovën. Kjo do të rezultojë në një rrugë më të shkurtër midis Portit të Adriatikut në Durrës pranë Tiranës dhe Morinës në kufi me Kosovën. /rd/

    Sponsored content


    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 13 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Mon May 06, 2024 7:28 pm