Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Premtohet transparencë për koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Premtohet transparencë për koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës Empty Premtohet transparencë për koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 11:35 am

    Ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga kompania që do të merret me analizën dhe evaluimin e Aeroportit të Prishtinës që ky proces të kryhet në mënyrë transparente dhe në përputhje me kontratën që ka me qeverinë.

    Në mbledhjen e Grupit ndërministror dhe kompanisë që do të merret me analizën e aeroportit të Prishtinës, ministri Fatmir Limaj premtoi transparencë dhe efikasitet në përfundimin e këtij projekti.

    Sipas Limajt, pas rekomandimeve që do të bëjë kompania Naco Innova do të jetë Qeveria e Kosovës ajo që do të vendosë për të ardhmen e Aeroportit të Prishtinës.

    Ndërkaq, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, tha se objektiv i qeverisë së Kosovës nuk është vetëm modernizimi i aeroportit por edhe kujdesi rreth mënyrës së dhënies me koncesion apo privatizimin e aeroportit.

    Përfaqësuesit e kompanisë, që ka fituar tenderin për vlerësimin e aeroportit të Prishtinës, premtuan se do të paraqesin para Komisionit ndërministror një studim të hollësishëm për aeroportin e Prishtinës. I gjithë ky proces pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

      Current date/time is Fri Apr 26, 2024 10:59 am